George dhe Amal Clooney

VIP & Spektakël

FOTO/ Ndryshimi i madh në fytyrën e saj! Gruaja e George Clooney është një person tjetër

11 Maj 2023, 10:53| Përditesimi: 11 Maj 2023, 10:58

  • Share

Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, Amal Clooney ka bërë një paraqitje mahnitëse në një event të Cartier, duke lënë pa fjalë fansat e saj.

Në fotot e postuara nga stilisti i njohur i flokëve Dimitris Giannetos, Clooney pozon në foto të ndryshme, por pavarësisht vathëve dhe veshjes mbresëlënëse, vëmendja e të gjithëve ishte në fytyrën e saj.

Amal Clooney është fotografuar dukshëm... e rifreskuar, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë bërë disa operacione plastike.

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve, reagimet kanë qenë pozitive, me fansat që e lavdërojnë për bukurinë dhe elegancën e saj. Ndërsa disa shprehën habi për pamjen e saj të re, shumica nxituan të theksojnë se ajo dukej mahnitëse.

1/3
B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?