Ky 12 shtator shënoi 26 vjet nga vrasja e liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdarit. Ndryshe nga herët e tjera, në këtë përvjetor nuk ka qenë prezent Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani.
Ndaj krah Fatmira Hajdarit u shfaq Flamur Noka, që mbajti dhe një fjalim para mediave. Po ashtu në homazhe u pa edhe ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni, ish-kolegu i Fatmira Hajdarit, që sot drejton PD-në e Lezhës, duke qenë se, ashtu si Fatmira, ka dalë jashtë sistemit të drejtësisë.
Në përkujtim ndërkohë, mungonte vajza e Azemit, Rudina. Kjo e fundit, sqarimin përse mungoi në homazhet e përvitshme të të atit, me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, e dha mes disa rreshtave të ndjerë në rrjetet sociale.
“Për 26 vite kjo ditë më ka pritur me të njëjtën rutinë. Duke shkuar te memoriali, varrezat dhe duke takuar të afërmit dhe miqtë e tu. Sot, në vend të kësaj, vendosa të përcjell mbesën tënde në shkollë. Dhe mu kujtua se ti nuk do të kesh mundësi ti prekësh dorën mbesës tënde, për të cilën shpesh më thonë se ngjan me gjyshin e saj. Sa shumë do ta doje, e imagjinoj. Më ka marrë malli shumë babi. Uroj të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne”, shkroi Rudina Hajdari.
Ish gjyqtari Gjin Gjoni, i cili u bë simbol i drejtësisë së vjetër me pasurinë e tij prej sheiku dhe që u dorëhoq para vettingut, është tashmë kryetari i Berishës për degën e Rithemelimit në Lezhë.
Gjin Gjoni mbahet mend për disa dosje të bujshme që i ka mbyllur si gjyqtar, ndërsa një prej të rëndësishme ka qenë ajo tentativës për grusht shteti nga Berisha të 14-shtatorit 1998, që u mbyll dhe u arkivua pa asnjë të dënuar ndërkohë që organizatori i kryengritjes, Sali Berisha, as nuk është marrë në pyetje. Një lidhje midis gjyqtarit dhe politikanit dhe tani faktohet me zgjedhjen e tij si kryetar i PD së Rithemelimit në qytetin e Lezhës.
Rrespekt i nalt e mirnjohjet per zotin Xhin Xhoni. Tan malsoret krenohen me icat kollos drejtsiet!
PërgjigjuAkoma del kjo ftyre e ndyre, permendet kjo fytyre e piset... Gjin Gjoni, kryemaskarai i maskarenjve.
Përgjigju