FOTO/ Protesta para bashkisë, Argitën e lënë vetëm! Klevis Balliu vesh bluzën e Sali Berishës përplaset me policinë për të

10 Qershor, 13:26| Përditesimi: 10 Qershor, 13:42

  • Share

Vajza e ish kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ishte sërish sot në protestën e thirrur nga Rithemelimi para bashkisë së Tiranës.

Por protestuesit çdo ditë e më shumë ndërgjegjësohen se qëllimi i vërtetë i protestave është shpëtimi i familjes Berisha, prandaj cdo ditë e më shumë janë edhe më të pakët.

Sot Argita Malltezi u la e vetme edhe nga protestuesit.

Vajza e ish kryeministrit ishte veshur me bluzë të bardhë, ndërsa bluzën e stampuar me foton e kryeministrit, e kishte veshur ish-deputeti Klevis Balliu. Ky i fundit dhe ligjvënësi demokrat, Bledjon Nallbati u përplasën me policinë para Bashkisë Tiranë.

Teksa janë shtyrë me efektivët në përpjekje për të çarë kordonin policor në drejtim të tyre është hedhur spraj.

Te pranishëm në protestën e sotme kanë qenë dhe disa deputetë të tjerë mbështetës të Sali Berishës i cili prej dhjetorit 2023 vijon të jetë i burgosur në shtëpi.

 


Lajmi kryesor:

Protesta e 11-të/ Një grusht njerëzish të Rithemelimit para bashkisë! Djegin goma, policia i fik me ujë! Spraj protestuesve, Balliut e Nallbatit t'i largojë


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?