Tirane - Në protestën e 11-të, militantët e Rithemelimit u pakësuan sërish dhe vetëm një grusht i vogël njerëzish ju përgjigj thirrjes për të protestuar sot paradite kundër Bashkisë së Tiranës.
Skenari ishte po i njëjti: Një grumbull gomash që digjet, me të vetmin ndryshim që policia i përgjigjej çdo tentative për flakë, me fikëse zjarri
Në drejtim të efektivëve të policisë, disa herë u qëllua me vezë.
Të vetmet momente tensioni, ishin dy episode kur protestuesit hoqën disa blloqe betoni dhe muret metalike rrethuese si dhe tentuan të çanin kordonin e policisë. Në këtë moment, forcat e rendit ndërhynë me spraj djegës.
Në mungesë të Tedi Blushit, Klevis Balliu ishte i vetëm në aksion, ndërsa u lëndua nga spraji i hedhur në drejtim të tij. Edhe drejt Nallbatit u hodh spraj pasi ai goditi me shkelm një efektiv.
Argita Malltezi nuk mungoi as në këtë protestë, bashkë me Flamur Nokën, i cili gjithsesi qëndroi më i distancuar.
Gjatë protestës u shënua edhe një episod, ku protestuesit u përplasën me njëri-tjetrin për rradhën e fjalës, teksa në podium pritej të ngjitej Adriana Kalaja.
"Ne i kemi dhënë besën e fjalën Sali Berishës! Do të qëndrojmë në këmbë derisa të jetë në krye tonë" thotë Adriana Kalaja e cila merr dhe lejen në Polici për protestën.
Ndërkohë me mikrofon vijonte të nxiste ata pak militantë të dhunojnë:
'Bravo njërez të lirë! thotë ajo
Pas një ore protestuesit u shpëndanë me thirrjen për një tjetër grumbullim të mërkurën e ardhshme.
Për shkak të protestës pati devijim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye u sugjerua që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Në protestën e sotme të Rithemelimit para bashkisë skenari ishte i njëjtë: Do të digjeshin gomat, por policia kishte marrë masat, reagonte menjëherë me fikëse zjarri.
Reagimi i policëve shtoi mllefin te protestuesit dhe deputetët, të cilët u përplasën edhe fizikisht me uniformat blu, por u përballën me spraj.
Në video është momenti deputeti Bledion Nallbati godet me shkelm efektivët dhe si përgjigje ata i hedhin spraj.
Vajza e ish kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ishte sërish sot në protestën e thirrur nga Rithemelimi para bashkisë së Tiranës.
Por protestuesit çdo ditë e më shumë ndërgjegjësohen se qëllimi i vërtetë i protestave është shpëtimi i familjes Berisha, prandaj cdo ditë e më shumë janë edhe më të pakët.
Sot Argita Malltezi u la e vetme edhe nga protestuesit.
Vajza e ish kryeministrit ishte veshur me bluzë të bardhë, ndërsa bluzën e stampuar me foton e kryeministrit, e kishte veshur ish-deputeti Klevis Balliu. Ky i fundit dhe ligjvënësi demokrat, Bledjon Nallbati u përplasën me policinë para Bashkisë Tiranë.
Teksa janë shtyrë me efektivët në përpjekje për të çarë kordonin policor në drejtim të tyre është hedhur spraj.
Te pranishëm në protestën e sotme kanë qenë dhe disa deputetë të tjerë mbështetës të Sali Berishës i cili prej dhjetorit 2023 vijon të jetë i burgosur në shtëpi.
Adriana Kalaja nxit protestuesit në veprime të dhunshme.
Edhe pse leja në polici për protestën para bashkisë së Tiranës merret për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, qëllimi është tjetër
"Ne i kemi dhënë besën e fjalën Sali Berishës! Do të qëndrojmë në këmbë derisa të jetë në krye tonë" thotë Adriana Kalaja e cila merr dhe lejen në Polici për protestën.
Me mikrofon Adriana Kalaja vijon të nxisë ata pak militantë të dhunojnë
'Bravo njërez të lirë! thotë ajo
Rithemelimi dhe Partia e Lirisë po mbajnë protestën e radhës te Bashkia e Tiranës.
Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Shqiptarja.com, militantët e Rithemelimit duken teksa grumbullojnë gomat për t’i djegur para bashkisë.
Po kjo llapaqene femer!nuk ka ligj per kete shkarravine femer per kete idiote????!nuk ja hodhen kesaj ate gazin ta cmontonin kete travesty femer!
PërgjigjuMire ja boni!!! Dhe me ne fund e shofim policat me bombolat kunder zjarrit!! E lane name!
PërgjigjuKu eshte deputet Klevis Balliu ????
PërgjigjuLuan si mi ik tani
Keta me shume dem I bejne vetes tyre dhe partive dhe u bejne qefin antishqiptarve kur shikojn te tilla skena.
PërgjigjuZhdukeni nga bashkia ate zhuls kryetar bashkie. Ai meriton te jete ne burg bashke me 5 D e krijuar prej tij.
PërgjigjuPse vetem Saliu po Ramushin Erjon fikun Mulin
Keta te PD-se nuk e kuptojne,se duke bere gjithe kete rremuje vetem largojne njerez nga vetja.Si nje njeri qe kam votuar per PD-ne e shoh te neveritshme kete rruge te shemtuar djegjesh(qe ndotin ajrin e plot qytetareve dhe is herbejne vetem qellimeve te familjes Berisha).Mjaft me duke mbrojtur Berishen!Mjaft me noken,Balliun plehre dhe te shemtuar dhe pjese e nje familje hajdute te nje kompanie te krijuar nga Babai.Mjaft me Blush servilin e Ilirit dhe psikopaten Kalaja.Or Belind!Kisha mendim tjeter per ty deri para pak kohe dhe te votova per Tiranen,por ti qenke nje bythelepires i familjes se shemtuar dhe hic fare i zgjuar.Shkolla ne USA paska qene shkolle koti,sepse nuk te paska edukuar dhe ngritur intelektualisht,por te ka len ai qe ke qene,servil dhe bythelepires si shume shqiptare te tjere perfitues.