Arben Xoxa (me bluze të bardhë), babai i Ajola Xoxës, bashkë me familjarë në vilën e tij në Qerret

Politikë

Foto-dokument: Ja babai i Ajola Xoxës në vilën e tij në Qerret, por që sipas SPAK nuk kishte shkelur kurrë aty!

15 Shkurt, 19:36| Përditesimi: 16 Shkurt, 08:19

  • Share

Nuk është shumë e vështirë për hetuesit e stërvitur të SPAK-ut të zbulojnë me saktësi se e kujt është realisht vila në Qerret, për të cilën akuzohet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Shqipëria është një vend i vogël ku njihemi të gjithë. Me mjetet e specializuara dhe të sofistikuara të SPAK-ut, përtej lodrave të djalit 6-vjeçar të kryebashkiakut, të pranishme në vilë si provë kyçe në dosjen e Veliajt, mund të siguroheshin shumë prova të tjera, si për shembull fotografitë familjare.

Si kjo foto që ka siguruar ekskluzivisht Shqiptarja.com. Në foto shihet Arben Xoxa, me pantallona të shkurtra (djali i Jakov Xoxës), bashkë me familjarë gjatë një dreke në vilën e Qerretit, ndërsa përballë tij është ish-balerina e parë e Teatrit të Operës dhe Baletit, Ganimet Vendresha, njëkohësisht nëna e bashkëshortes së Xoxës, Valbona.

Arben Xoxe u nda nga jeta në shkurt të vitit 2019, pra kjo foto është të paktën nga vera e vitit 2018, pikërisht koha kur, sipas Gentjan Sulajt, pronarit të vilës, Arben Xoxa ia kishte blerë duke e shkëmbyer me një apartament që babai i Ajola Xoxës kishte në të njëjtin fshat turistik "Marea" në Qerret.

Kjo foto përgënjeshtron, ndër të tjera, edhe dëshminë e "shoferit" të Arben Xoxës, i marrë në pyetje nga BKH, i cili tha se babain e Ajola Xoxës nuk kishte shoqëruar asnjëherë në vilën e Qerretit. Në fakt, ai  kishte punuar me Arben Xoxën vetëm për 4 muajt e fundit te jetës së tij, ku për shkak të mjekimeve Xoxe, vërtetë nuk ka mundur të shkojë në vilën në plazh.  Por në SPAK ky aspekt nuk është pasqyruar.

A ishte Arben Xoxa i zoti në shtëpinë e tij, apo kalonte ditët në "shtëpinë e dhëndrit", i cili nuk është as i pranishëm gjatë drekës?

Foto e siguruar nga Shqiptarja.com: Arben Xoxa në shtëpinë e tij në Qerret

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/02/2025 03:35

    As lodrat e femijes,as kjo foto nuk jane fakt se kujt i perket vila.Doni te verteten? Shkoni ne hipoteke/kadaster,shikoni kush eshte pronar,shikoni dhe ne zyra noterie per ndonje testament,kujt i eshte lene si trashegimi.

    Përgjigju
  • Sandri: 15/02/2025 22:27

    Birre Beks me Shalqi….hajde familje hajde

    Përgjigju
  • kafe e hidhur: 15/02/2025 21:33

    qesharaker..

    Përgjigju
  • Dumani: 15/02/2025 20:47

    Ku e gjeti drejtori i kultures se fierit vilen? Mos e mbroni me se po dilni me keq.

    Përgjigju
  • Mjaft: 15/02/2025 20:17

    U lodhët duke e mbrojt Lalin por nuk shërbejnë gjë këto tuat se ka shtet dhe gjykatë nuk jemi në drejtësinë popullore o antishqiptarja.it

    Përgjigju
    • Delinquenti: 15/02/2025 21:24

      O mjafto gjykata dhe ai shteti qe thu po bojn ate drejtesin popullore se PO SHOFIM FAKTE QE THON NRYSHE TJETRI PASKA SHKU KE SHPIJA VET E PASKA NDRRU ME NJI TJETER SHPI PO DREQI TA HAJ LOJNAT E KALAMONIT QE JAN GJIN ATY NUK JAN PROVA O MJAFTO SE PO QE PROV LOJNAT E KALAMONIT AJO LEJA E DYTE QE SKA MOR KY SHKERDHATA PROKUROR QE E KA NDA GRUJA SE E KA KAP ME TE MOTREN eshte tamon super prove dhe konflikt inetresi. O mjafto ik dhe leji kto muhabete se nuk jon per ty shifu ne pasqyre se je nxi me te bardh ke hunet.....

    • Mario: 15/02/2025 20:39

      Mos u shqeteso Mjaft perse i lexojne publiku te cilit i jane hedhur manipulime per te dhenat e ketyre akuzave. Keto akuza nuk u perhapen me perpara ne publik, sesa te hetoeshin ne gjykate pa qellim. Ty qe te eshte mbush mendja, nuk ke pse hap fare lajmin per ta lexuar, madje mos lexo fare se nuk eshte se po kupton.

  • Tavuri: 15/02/2025 20:08

    Dume Dumani Maloqeri te dhjefsha ne SHPELLARI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?