TIRANE - Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i arrestuar në zyrën e tij më 10 shkurt 2025 reagon sërish nga qelia. Përmes një postimi në facebook Veliaj zbulon detaje nga seanca e vlerësimit të masës së sigurisë mbajtur më 12 shkurt në GJKKO.
Kryebashkiaku zbuloi se kur bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kërkoi zbutjen e masës së sigurisë nga ''arrest shtëpie'' në ''detyrim paraqitje'' për shkak se nuk kishte kush të kujdesej për djalin 6-vjeçar, arsyetimi i prokurorit ishte se fëmija kishte 2 gjyshe.
Sa i takon vilës në Qerret për të cilën SPAK e akuzon se e ka fshehur nga deklarimi i pasurisë, Veliaj thotë se nuk ka prova se ajo është shtëpia e tij dhe ngre pyetjen "A mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim apo fakti që ime shoqe thërret shoqet e veta te shtëpia në plazh e të ëmës për ditëlindjen e saj?"
Gjatë postimit në facebook Veliaj e etiketon prokurorin e dosjes 'violonist lunatik','dështak i kompleksuar' 'noter i lodhur, ndërtues" ndërsa seancën e vlerësimit të masës së sigurisë 'thertore' e gjyqtarit që ka të njëjtin emër me të Erjon. Masa e sigurisë 'arrest me burg' ndaj Erion Velisë u firmos nga gjyqtari Erion Bani.
Jetim me urdhër prokurori e vendim gjykate!
Mirëdita miq e dashamirës të pafundëm, që më keni dhënë këtë javë kaq shumë dashuri e kurajo!
A doni të argëtoheni pak me violinën e Ols Dados në seancën e pengmarrjes, te thertorja e adashit tim?
Kur Ajola kërkoi uljen e masës paraprake nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për shkak të nevojës për t’u përkujdesur të paktën njëri prej prindërve për djalin tonë 6 vjeçar, arsyetimi i prokurorëve ishte se djali ynë ka dy gjyshe! Pra, me vendim gjykate i caktohet fëmijës statusi i jetimit dhe përgjegjësia ta rrisin u kalon gjysheve! Ato mund ta zëvendësojnë rolin e prindërve për ta çuar e marrë nga shkolla, apo për ta shoqëruar në aktivitete jashtëshkollore, tha violinisti dështak. Madje, gjyshet mund t’i mbanin edhe radhët për të blerë ushqime sipas tyre, pavarësisht se as nuk e kanë idenë nëse gjyshet janë mirë me shëndet, ngasin apo jo makinën, për t’u kthyer në shërbëtore të fëmijës së shpallur “jetim” dhe pa akses në llogari bankare me urdhër nga Spaku, e me radhë.
Po përtej këtyre, se ja ta zemë se gjyshet e shkreta do ta zbatonin urdhërin e Spakut dhe do mësonin edhe makinën, për prokurorët, raporti mes gjyshes dhe nipit qenka thuajse i njëjtë me raportin e nënës me djalin, në pikën që gjyshja qenka njeri i shtëpisë edhe kur nuk jeton me vajzën e saj, nënën e djalit. Normal deri këtu pikëpamja për gjyshen, po si ka mundësi atëherë që i njëjti tru që arsyetoka kështu, arsyeton edhe që gjetja e lodrave të nipit në shtëpinë e gjyshes në plazh, të cilën e ka blerë gjyshi i vdekur, kur nipi s’kishte lindur dhe e bija s’ishte martuar akoma, përbëka provën flagrante që ajo shtëpi në fakt është një pasuri e fshehur e jona!
Pra, të njëjtët prokurorë, të cilët janë në të njëjtën kohë vetë prindër (nuk di a kanë a s’kanë gjyshe fëmijet e tyre, po me siguri duhet të kenë), mendojnë se gjyshet janë njerëz të shtëpisë dhe mund ta marrin pa asnjë dyshim të arsyeshëm edhe rolin e mamasë për nipin, por kurrsesi nuk mund të ndodhë në shtëpitë e gjysheve të gjenden lodra të nipit 6 vjeç. Aq më tepër, në plazh, ku nuk besoj se im bir është i vetmi kalama që mezi pret të shkojë te shtëpia e gjyshes për t’u takuar me lodrat e tij.
Dhe një pyetje kam unë: Po edhe sikur të jetë shtëpia jonë, që vetëm truri i një lunatiku si violinisti që më ra për pjesë mua mund ta dijë se pse duhet ta fshihja në deklarimin tim nëse do ta kisha, a mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim apo fakti që ime shoqe thërret shoqet e veta te shtëpia në plazh e të ëmës për ditëlindjen e saj?
Me siguri po, por jo në demokraci dhe kurrën e kurrës në Europë.
Një përqafim të madh gjithë gjyshërve e gjysheve! I mbushni nipat e mbesat me dashuri, se fëmijët e rritur me ngrohtësi nuk bëhen dështakë të kompleksuar si noteri i lodhur ndërtues, që më ka rënë mua për hise! Kokën lart
Në orët e vona të 12 shkurtit 2025, pas më shumë se 11 orëve në GJKKO, ku u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi masën e 'arrest në burg' për Erion Veliaj, e biznesmenin Elman Abule ndërsa ndryshoi masën e sigurisë nga 'arrest shtëpie' në 'detyrim me paraqitje' për bashkëshporten e tij, Ajola Xoxa. 'Detyrim me paraqitje dha dhe për 5 biznesmenët në hetim si pjesë e kësaj dosjeje.
Kryebashkiaku Veliaj akuzon prokurorin se është nxitur nga motive personale për ta hetuar, sepse i është mohuar një leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës. Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë Veliaj kërkoi t’i hiqet “arresti me burg” kundrejt garancive pasurore, por kërkesa e tij nuk u morr në konsideratë. Prej transferimit të tij në qelitë e paraburgimit në Durrës, më 12 shkurt përmes postimeve në facebook Kryebashkiaku Veliaj hedh poshtë akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij, duke thënë nuk ka asnjë provë se ka bërë korrupsion dhe se burgosja e tij është një akt i pastër politik kur kanë mbetur 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Për çfarë akuzohet Veliaj, Xoxa dhe biznesmenët?
Erion Veliaj i cilu u arrestua në zyrën e Bashkisë së Tiranës më 10 shkurt 2025 akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.
Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij.
SPAK thotë se Veliaj ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek 5 biznesmenët ndaj të cilëve është caktuar masa detyrim me paraqitje. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh. SPAK thotë se përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro.
Komente

SPAKU DUHET TE SHKOJE TEK KOKA E OKTAPODIT,,,AI ESHTE RAMA,,,,KETA TE TJERET JANE KEMBET E OKTAPODIT....
PërgjigjuEdhe Enver Hoxha,do ti kishte zili kēta prokuroret e SPAK-ut.
PërgjigjuTe kemi votuar tre here EV, por s'besoj se Dum-tymi turk me 5-6000 € rroge ne muaj te jete mashtruar, tradhtuar nga noteri maniak seksual, dashnori i Ina Ramës. Diçka duhet te kete qe t emarri nje vendim aq te veshtire dhe te frikshem/ Si jurist, Dumi-tym turk nga Dibra, ka qene student qullash, por mesonte nga komplksiteti i nje fashtari qe shihte Tiranen me sy. Kurse sot ehste bere i rendesishme, sepse s'tlë mafia per studente qe mesojne jashte; Ata preferpjne te bejne sekretare neper studio avokatie se sa te vine ne vendin e tyre, ku notere behen si Gestapoja apo Sigurmimi dikur. Per fat te keq, mendoj se e ke humbur betejen, por shpresojme qe ER te te japi nje komerdare, se po zhytesh nga trashanike dhe injorante qe forcen e kane tek e kaluara e baballareve te tyre qe spiunonin koleget, shoket.
PërgjigjuMe ne fund e nxori koken pjesa e popullit Dele.. Gjithe ato qe ishin pro-Spak tani na dolen pro-Adritatik Llalla.. Nderro kursin o popull qorr… e keni lene shqiperine ne dore te vrasesve dhe hajduteve..
PërgjigjuShpia ēshtė e babait tē Ajolēs e bler nē vitin 95 kur Erjoni sishte fare nē Shqipri e se njifte Ajolēn. Apo ti si analfabet vetēm dērr dērr e mērr mērr. E ky Dumani jot i SPAKUT mos ēshtē gjė qorr? Shurdh? Si ka par ky birbo 21 Janarin ? Gērdecin ? Firmat piramidale? Hapja e depove tē armēve ? 97 ? Klubin Partizani ? Apo nga krimineli malok hajdut Sali bēn shurēn nē brek Dum Dumani. O zot çfar populli ndaj dhe bējn qef plera si Dado, Bami , e Dumani.
PërgjigjuVampire te pangopur- u therrasin te vetet. Cmund te thuash me per keta vampire?!?
PërgjigjuMos i sha kolegët...
PërgjigjuBej 12 vite burg per Karjolen dhe partine. Kush po te denon. Partia jote te denon. Po foto e gjetur te cel Karjoles qe te tregonte shtepine ne Qerret Ju jeni te gjithe te korruptuar ndaj rrini aty dhe na beni 1 nder. Trego shoket. Ku eshte inceneratoridaku.
PërgjigjuJu lutem,mos me therrisni me Spak por Nesti Andoni.
Përgjigju