Kronikë

DOKUMENT / 'Kanë blerë online veshje firmato', por në dollapin e Ajola Xoxes SPAK ka gjetur vetëm rroba të markës Zara

14 Shkurt, 17:53| Përditesimi: 15 Shkurt, 15:45

  • Share

TIRANE-   Shqiptarja.com siguron një kopje të procesverbalit të BKH-së, gjatë kontrollit të banesës së Erion Veliajt ku evidentohet se në dollapin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Ajola Xoxa janë gjetur veshje kryesisht 'Zara', një firmë shumë ekonomike.

Në dosjen hetimore Prokuroria e Posaçme thotë se bashkëshortja e  kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa në 6 vite ka blerë online mbi 860 mijë euro veshje dhe bizhuteri, shpenzime të cilat nuk i ka deklaruar.

Dokumenti i siguruar nga Shqiptarja.com hedh dyshime mbi akuzat të cilët pretendojnë se online janë blerë veshje firmato nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj per perdorim personale:

Në këtë dhomë, përballë me dollapët metalikë, gjendet dollapë material druri në brendësi të së cilës gjendet rroba kryesisht të markës Zara, këpucë femrash, shkruhet në procesverbalin e agjentëve të BKH-së gjatë kontrollit që kanë bërë që ka siguruar Shqiptarja.com

Në fakt, në asnjë bastisje në banesën dhe në ambientet e frekuentuara nga Ajola Xoxe nuk janë gjetur rroba firmato apo objekte të tjera me vlerë të madhe, siç pretendon SPAK.

Veshjet për aktorë e këngëtarë
Ndërkohë Kryebashkiaku Veliaj gjatë dëshmisë së tij në gjyq në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, mbajtur më 14 shkurt, tha se blerjet online janë veshje për aktorë e këngëtarë për të përdorur për videoklipe. Kryebashkiaku akuzon prokurorin Ols Dado se është nxitur nga motive personale, pasi i është mohuar një leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës.

Ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.

Fakt i konfimuar dhe nga dokumenti i agjentëve të BKH-së të cilët kanë konstatuar se gjatë kontrollit që është bërë në banesën e Ajola Xoxës nuk janë gjetur veshje luksi.

Dyqanin e nuses së Saliut 

Edhe në reagimin e sotëm Kryebashkiaku Veliaj hodhi edhe njëherë poshtë akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij. Duke qëndruar tek Berisha, komentuesve për blerjet online nga Ajola Xoxa të fustaneve që ai thotë se janë për shfaqje arti të OJF-ve të saj.

    Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që neveriten kur shikojnë se si dalin nga gjirizet mediatike fustanët e sime shoqeje. Por, a ma thotë dot kush, ku është maunia me gati 1 milion Euro mall?

    Se për 1 milion Euro mall duhet një dyqan si ai i brekëve dhe sutjenave të nuses së Sali fundërrinës në Bllok apo jo? Përderisa edhe lavamanët i shkulën nga vendi në gjithë ambientet në Tiranë e në Golem, për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur, në mure e dysheme, ku dihet botërisht se jetojmë në pallat të ndërtuar në vitin 2012 (kam hyrë në atë apartament kohë më parë se sa të bëhesha kryetar bashkie, leje e Komunës Farkë e Bardh Plakut, as e dhënë nga unë vetë), atëherë duhet t’i kishin provat materiale besoj, apo jo? Kanë blerjet online do thoni ju.

    Por, ja që e vërteta nuk është ashtu si thotë prokurori i fiksuar pas fustanëve të gruas time, që gjatë intervistës më tregonte se si kontrollonte gruan e tij dhe më pyeti edhe “çfarë hamë?”.

    Po po, e lexuat mirë, çfarë hani ju tha! Pa merak, se do ju’a tregoj edhe këtë, këtu jemi! U pa puna, ata me letra anonime dhe metoda sigurimse, unë me letra nga burgu, ku më morën peng pa gjyq”-shkruan Veliaj.

    Foto: Procesverbali i agjentëve të BKH-së gjatë kontrollit në banesë

    S.G/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Uahahahaha: 15/02/2025 11:57

      Po mire qe si kan gjetur marken BERSHKA, hahahaha Imagjino ti kishin gjetur marken Loewe. E cfar gallate

      Përgjigju
    • Kasem Taveni: 15/02/2025 09:24

      O Iris pse komenton ti çdo shkrim pse meresh me komente po mer drejtimin e Shqipris e shqiptarēt do han me lug floriri. O e mjera Shqipēri qė tē kan qit me kry nē hi me njerēz si Irisi GJIRIZI.

      Përgjigju
    • Iris: 15/02/2025 02:57

      Dy pyetje: 1- Keta aktoret e kengetaret kaq /te keputur/ qenkan sa ua bleka Ajola veshjet per videoklipe? 2-Nese ishin veshje shfaqjesh,(qe me duken shume te shtrenjta per funksionin e tyre,vecse nese kane qene veshje/kostume epoke)a nuk duhet t'i kishin blere OJF/fondacionet qe merren me to dhe jo Ajola vete?

      Përgjigju
    • Tepsia: 14/02/2025 23:26

      Ta lexoje Ajola kete shkrim u shkriu si gazete,ke ofendoni ju me zara dhe lc waikki apo tregu çam. Ajo me mire ben burgun sesa te veshe zara

      Përgjigju
    • kris: 14/02/2025 23:19

      as derrkucin e vogel qe ruanin te ardhurat nuk e gjeten? po derrkuci ku shkoj? se gjynaf te shkretet jetonin me qindarka qe mshifnin te derrkuci.

      Përgjigju
    • Taip Zenuni: 14/02/2025 20:19

      O zot sa gjynaf shqipria shkret shikoni komentet çfar niveli o zot njēri thot lek tē mykura tjetri brek lēkure o zot o zot tē gjith u bēn prokuror gjykatēs gazetar e Kommentator. Po Arjola dhe Erjoni kan roga tē mbēdha dhe po tē ken roba me marka sdo tē thot gjē mor tē zinj pse te robat do i gjej fajet kjo lloi SPAKU qē na hapi barkun o çfar turpi. Po ta çoi Erjoni çēshtjen nē Straßburg e Straßburg do habitetet do thot po pse lypsar jan kta tē dy apo jan niveli i lart i shqiptarve. E fiton 100% E dėmshpērblimin e paguani ju mor analfabet komentus.

      Përgjigju
      • O bqrp: 14/02/2025 20:43

        Cthua o per me 860 mij euro rroba si blen dot mishel Obama Ca langaraq popull te bejn dhe per budallenj u fare e keqen mas vdisini sa m shpejt u dalt shpirtin nga b ,,, aty po' vjedhin ilacet e kancerit Ca po' flisnit po vjedhinn te jeta e njerzve femijve o te pafytyr jam anti metà anti sali po' ky qenka per fare

      • Artan: 14/02/2025 20:35

        O i dituri, sa e ka rrogen lali eri? Jo me shume se 2000 euro. Se 2500 euro e ka edi rama.

    • Kalariu: 14/02/2025 20:14

      Po ato fotot e Ajoles qe ka ne internet sikur sjane Zara!!! Se mund dhe te kete vendosur Zara ne dollap por ate fustanin 35 000 euro kush artist e veshi??? Pse nuk na e thote Lali Eri emrin e artistit dhe ato tangat 350 paund kush artiste I ka veshur? Po boll se late nam...veshjet e Ajoles neper fotot qe ka hedhur vete ne internet sjane Zara..nuk del mee Lali nga burgu po mblidheni mendjen...

      Përgjigju
    • Bkh: 14/02/2025 19:47

      Meqenese BKH eshte e ndjeshme ndaj portaleve, shkrimeve dhe komenteve, te jete e ndeshme edhe tani. Te hetoje LAPSUSIN I DENUAR.

      Përgjigju
    • Popull dele: 14/02/2025 19:21

      Po leket kasafort apo ka kish lena zara ne ruajtje

      Përgjigju
    • Turi: 14/02/2025 19:11

      Kishte dhe Lc waikkiki. Cdo te shtune i shifja te dy nga gabi

      Përgjigju
    • Gimi: 14/02/2025 19:11

      Tani po që po luftoni krimin e organizuar. Kullat shejtan Kullat, llogaritë bankare në Zvicër, sistemi bankar nuk bën korrupsion fare.

      Përgjigju
    • Tirana: 14/02/2025 18:49

      Kushdo e Ben burgun , veq ti teproje kjo pasuri marramendese qe Kane vendosur kto politikan . Burgu behet me qejf 4 vjet

      Përgjigju
      • Loli: 14/02/2025 19:22

        Me cfare syzesh e pe pasurine? Marramendese ? Dy lecka te Zares me 20 euros qenkan marramendese.

    • Besnik ndaj atdheut, jo ndaj partise: 14/02/2025 18:48

      Nese ka prova se pagesa eshte bere nga Ajola atehere s’ka nevoj te gjesh artikujt. Sigurisht qe ajo do i fshehi rrobat dhe sendet e shtrenjta castin kur filloi hetimi ndaj Erjonit. Mos na beni per budallenj! Mjafton te vertetohet se blerjet jane bere nga Ajola ose nga Erjoni.

      Përgjigju
    • Tim: 14/02/2025 18:14

      Po cfare firmato eshte Zara eshte dyqan normal per te gjithe firmato jane armani versace guci e te tjera haaaaaa cfare progurori qe kemi nuk njeh firmatot zara nuk eshte firmato o proguror eshte dyqan normal ku vene te gjithe eshte marke espagnole o moj shqiperi e mjera shqiperi me keta progurore nuk shko as per te....?

      Përgjigju
    • Hallall: 14/02/2025 18:10

      Vetem zara po ato qe del neper evente i paska mar te gabi te perdorura na hapet barkun me shun inat marin njerzit kur nxirni keto lajme

      Përgjigju
      • gjyshja: 14/02/2025 19:16

        me ato fustanet qe del ne evente, ja ben gjyshja Arjoles... arjlola, nenen biznes-women, gjyshen me duar e arta qe ben veshje me mire se firmatot...akoma nuk ka thene se te atin e ka kpuctar que ja ben sandalet, kepucet me bukur se firmato...me kursimet e mamit beri dasmen ne kala te Gjirokastres....keni inat ju se ka familje kursimtare Erioni, ndersa nga Arjola te talentuar...1 milion Euro i ka blere on-line per anetaret e fondacionit kulturor. keni inat ju se te gjthe ne fondation(et) se kishte shume e kane edhe masen e kembes edhe masat e fustaneve po identik sa te Arjoles...te gjithe Politikanet shqiptar kane grate e pasura.. edhe Rama mos te kishte Linden nuk do jetonte ne vile ne Surrel por ne pallatin tek 21-shi...Erioni ka shitur fiq i vogel, ka nje derrkuc qe kursen ...ja keshtu behen miliona Euro. ne burg do shkruaj liber si te behesh miliojner duke shitur fiq

    • Qytetari: 14/02/2025 18:09

      Po te apartamenti te sky tower ca rrobash gjeten? Vetem zara ishin edhe ato?

      Përgjigju
      • Luka: 14/02/2025 20:20

        O Zot, çfare plehrash deri te breket e grave futen komrntatoret e shpellarit.

      • Fshatari: 14/02/2025 19:08

        Edhe 95 mije eurot qe gjeten te mykura ishin nuk benin. Edhe breket e lekures 260 paund i kishte blere per Klodilta Bushken.

      • BKH: 14/02/2025 18:40

        POO

    • Sondazhi i ditës:

      Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?