Politikë

Veliaj nga qelia: Në dosjen prej sigurimsi të Dados nuk gjendet asnjë rresht që kam marrë ryshfet! Gjyqtari i paduruar që t’i jepte Sali fundërrinës lajmin e pengmarrjes time pa gjyq

14 Shkurt, 13:35| Përditesimi: 14 Shkurt, 16:05

  • Share

TIRANË- Mbylljen në qeli, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e sheh si një mënyrë për të mos e lejuar të ballafaqohet me publikun përballë pretendimeve të SPAKU-t. Në betejën për të nxjerrë në dritë të vërtetën e tij, Veliaj thotë se është në kushte të pabarabarta: Ai me letra nga burgu i marrë peng pa gjyq, siç thekson, dhe hetuesit, me letra anonime e metoda të ish-sigurimit.

Në një reagim të radhës prej 10 shkurtit të së hënës kur u arrestua, tashmë nga qelia e paraburgimit në Durrës, Veliaj thotë se nuk ka asnjë provë ndaj tij se ka bërë korrupsion.

Një koment, Veliaj e ndan edhe për gjyqtarin e Posaçëm Erjon Bani i cili rikonfirmoi masën e “arrestit me burg” ndaj tij, duke zbuluar se në seancën maratonë të së mërkurës kërkoi tërheqjen e prokurorit Ols Dado. Këtë, Veliaj e argumenton me faktin se Ols Dado i ka kërkuar leje ndërtimi për pallat, të cilën edhe pse e ka marrë me firmë të tij si kryebashkiak, ka mbetur i pakënaqur dhe e ka kthyer në personale – siç kryebashkiaku ia tha edhe përballë prokurorit të posaçëm,  gjatë seancës për rivlerësimin e masës.

"Në thertoren e Erjon Banit - se vetëm sallë gjyqi nuk qe - kërkova që Ols Dado të largohet nga çështja dhe të futet në dosje si një prokuror që ka përdorur telefonin e paguar nga taksat për të kërkuar leje ndërtimi për veten e tij. Ndërsa, për adashin tim gjykatës s’kam çfarë them fare. I bërë njësh me prokurorin dhe i paduruar që t’i jepte Sali fundërrinës lajmin e mirë të pengmarrjes time pa gjyq", shkruan Veliaj. 

Duke qëndruar tek Berisha, komentuesve për blerjet online nga Ajola Xoxa të fustaneve që ai thotë se janë për shfaqje arti të OJF-ve të saj, e SPAK i quan për përdorim vetjak, Veliaj i përgjigjet kështu:. 

“A ma thotë dot kush, ku është maunia me gati 1 milion Euro mall?Se për 1 milion Euro mall duhet një dyqan si ai i brekëve dhe sutjenave të nuses së Sali fundërrinës në Bllok apo jo?”

Gjykata e posaçme ndryshoi masën e sigurisë vetëm për Ajola Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, ndërsa biznesmeni Elman Abule, mes 5 të tjerë me detyrim paraqitje, mbeti në burg.

Postimi i plotë i Erion Veliajt

Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që neveriten kur shikojnë se si dalin nga gjirizet mediatike fustanët e sime shoqeje. Por, a ma thotë dot kush, ku është maunia me gati 1 milion Euro mall? Se për 1 milion Euro mall duhet një dyqan si ai i brekëve dhe sutjenave të nuses së Sali fundërrinës në Bllok apo jo?

Përderisa edhe lavamanët i shkulën nga vendi në gjithë ambientet në Tiranë e në Golem, për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur, në mure e dysheme, ku dihet botërisht se jetojmë në pallat të ndërtuar në vitin 2012 (kam hyrë në atë apartament kohë më parë se sa të bëhesha kryetar bashkie, leje e Komunës Farkë e Bardh Plakut, as e dhënë nga unë vetë), atëherë duhet t’i kishin provat materiale besoj, apo jo?

Kanë blerjet online do thoni ju. Por, ja që e vërteta nuk është ashtu si thotë prokurori i fiksuar pas fustanëve të gruas time, që gjatë intervistës më tregonte se si kontrollonte gruan e tij dhe më pyeti edhe “çfarë hamë?”.

Po po, e lexuat mirë, çfarë hani ju tha! Pa merak, se do ju’a tregoj edhe këtë, këtu jemi! U pa puna, ata me letra anonime dhe metoda sigurimse, unë me letra nga burgu, ku më morën peng pa gjyq.

Po si është e vërteta? E vërteta ime do të dalë e gjitha, jini të bindur. Por, mundohuni të kuptoni, se sa më e vështirë bëhet kjo betejë krejt e pabarabartë, kur të marrin peng, siç më kanë marrë mua, dhe flasin vetëm ata, duke furnizuar gjirizët me “faktet” e tyre të njëanshme.

Unë jam akoma person i dyshuar, se s’më kanë marrë dot të pandehur, ngaqë nuk kanë një fakt të vetëm, as në dosjen prej sigurimsi të Ols Dados. Aty nuk gjendet dot një rresht ku të thuhet se i kam kërkuar apo marrë ryshfet dikujt ose se është gjetur ndonjë lek i pajustifikuar. Por, ndërkohë unë akuzohem për korrupsion.

A nuk duket se më kanë mbyllur brenda, pikërisht që të mos ballafaqohesha me “faktet” e me gazetarët “kompetentë”, që furnizohen nga prokurorët edhe përpara avokatëve? Gjejani vetë përgjigjen kësaj pyetjeje, se ndryshe nga Ols violina dhe gjithë fyejt e qemanetë e gjirizëve, unë nuk ngre akuza pa prova.

Në thertoren e Erjon Banit - se vetëm sallë gjyqi nuk qe - kërkova që Ols Dado të largohet nga çështja dhe të futet në dosje si një prokuror që ka përdorur telefonin e paguar nga taksat për të kërkuar leje ndërtimi për veten e tij. Ndërsa, për adashin tim gjykatës s’kam çfarë them fare. I bërë njësh me prokurorin dhe i paduruar që t’i jepte Sali fundërrinës lajmin e mirë të pengmarrjes time pa gjyq.

Bekime e përqafime të gjithëve, mbani besimin dhe kokën lart për Tiranën tonë që ka nevojë për energjitë pozitive të secilit, pavarësisht rrethanave të momentit! Forca!

SI.E./S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Astri: 14/02/2025 22:18

    Nuk ja beri spak.ja beri Erjon Bani,personi me i korruptuar ne shqiperi,me petkun e gjyqtarit,hiqet sikur jep drejtesi,por ne fakt abuzon me postin.uroj ILD ti kontrolloj vendimet e ta shohi ca palacolleqesh shkruan,ben trillime,pa fakte e pa prova.njeri halucinant,inatcor per sukseset e njerezve,dhe ne fund,skuth.do te jete pjese e elites se Shqiperise, dhe ben cdo gje ne funksion te ketij qellimi.

    Përgjigju
  • Bami: 14/02/2025 15:57

    Erjon trego shoket qe e zhvaten kete popull. Na bej 1 nder se te shiti Rama

    Përgjigju
  • Ariu: 14/02/2025 14:54

    Kurajo djalë, mbërtheje fort sapunin

    Përgjigju
  • Iliri: 14/02/2025 14:40

    Lali, Gezuar Shen Valentinin

    Përgjigju
  • Tarras Lala: 14/02/2025 14:03

    Erjon Veliaj bravo tē qoft tregoi vēndin minjve tē wc ēve. Un si komentus jam i sigurt qē dhe ktē betej do ta fitosh se besoi nē aftēsit e tua intelektuale e zgjuarsis tēnde. E palaço Dado me ktē qē bēri i dha fund karjerēs sē tij prej matrapazi. Suksese Lali Eri.

    Përgjigju
  • iliri: 14/02/2025 13:46

    kurajo djal,dalshfaqebardh mos u tut,vetem vdekja sali berishes e shpeton kete vend

    Përgjigju
    • Sokoli: 14/02/2025 15:10

      Jemi m ety

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?