Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka sqaruar rastin ku u shfaqen fotografitë të votës për Lulzim Bashën në rrjetet sociale. Gjana tha se ka konstatuar dy raste të tilla dhe se ato nuk janë fotografuar brenda qendrës së votimit, por janë flet votimi që njerëz të ndryshëm i kanë plotësua dhe postuar me dëshirën e tyre.
"E kam konstatuar këtë në dy raste nuk janë vota, por fletë votimi që është publikuar dhe njerëzit kanë bërë shënim dhe e fusin në rrjetet e tyre që nxisin individë për të motivuar votimin e një kandidati apo tjetër, por foto të fotografuar brenda qendrës së votimit", tha Gjana.
Lajmi kryesor:
Demokratët fotografojnë votën për t’i treguar 'besnikërinë' Bashës! Gjana: Nuk janë foto nga qendrat e votimit, por fletë votimi e publikuar jashtë procesit
//ReportTv.al