Politikë

Fotoja me Sorosin/ Rama: Kam mik si Aleksin, si të atin! Por po ashtu kam miq edhe armiqtë e tyre! Mos gënjeni veten, lërini amerikanët t'i zgjidhin gjërat mes tyre

18 Shkurt, 09:30| Përditesimi: 18 Shkurt, 10:08

  • Share

Në bashkëbisedimin e radhës 'Sy më sy' me komentuesit në rrjetet sociale, Edi Rama u pyet edhe për foton me Aleks Sorosin, të cilën ky i fundit ka publikuar së fundmi. Rama shkruan se Aleksin e ka mik, po ashtu si të atin George Soros.

Por, kryeministri shton se përveç tyre ka miq edhe disa të tjerë që janë armiq të Sorosit. 

Si ta kishte publiku Aleksi foton?

'Unë Aleks Sorosin e kam patur mik, të atin e kam mik dhe e kam pasur dhe do i kem miq, jam krenar. Përrallat dhe historitë propagandistike që lidhin gjëra që nuk kanë lidhje nuk më impresionojnë. Siç kam miq Aleksin dhe të atin kam dhe miq të tjerë që nuk janë miq me ta. Mos u bëni qesharak, lërini historitë mes amerikanësh ti zgjidhin vetë. Mos gënjeni veten. Mos më qaj hallin për miqtë e mi. Kam shumë miq, mes tyre janë dhe armiq. Nuk po i numëroj. Shih koleksionin e fotografive të mia, do shohësh më shumë se një rast se kjo është mëse e vërtetë në nivelet më të larta. Këto historitë me kukulla mos i hani. Nuk ju çojnë asgjëkundi.'


Lajmi kryesor:

Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA u tërhoq! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?