TIRANE- Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh sot se SHBA u tërhoq nga SPAK ndërsa e vetmja garanci për mbijetesën e Prokurorisë së Posaçme është ai vetë dhe Partia Socialiste. Reagimi erdhi pas paralajmërimeve të Sali Berishës për shuarjen e Prokurorinë e Posaçme.
Do shkrijë Noc rroku. PS e vetmja garanci për mbijetesën e SPAK. Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë. SPAK është këtu dhe ka vetëm një garanci.
Në rubrikën “Sy më sy”, me komentuesit online kryeministri Edi Rama përsëriti sot dhe një herë qëndrimin se është kundër arrestimit të kryebashkiakut por se nuk mund të ndalonte ekzekutimin, duke treguar dhe dallimin e qartë mes tij dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha i cili kur ishte në qeveri urdhëroi që të mos zbatohen urdhër ekzekutimet për 4 vrasjet në bulevard në protetsën e 21 janarit. Edi Rama e quajti 'të panevojshëm' dhe 'disproporcional' arrestimin nga SPAK të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zyrë mesditën e 10 shkurtit 2025.
“ Jam kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet, por ama si mund të ndaloj unë ekzekutimin. Ndalimin për 21 janarin e ka bërë një buf kënete që ulëret do shkrij SPAK-un.
Ndryshe nga Berisha që thotë se SPAK duhet shkrirë, Rama thotë se ky institucion duhet përmirësuar që të mos kemi një sistem të njëanshëm, thjesht të pavarur por jo profesional në shkelje të standardeve demokratike, ku intimidohen dëshmitarë dhe paraburgimi bëhet normë për të kapur e kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë.
"SPAK nuk ka rënë nga qielli. Është një institucion i ri me shumë probleme por ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë. Askush nuk mund të thotë është i kapur apo kontrolluar nga unë. Është i pavarur, por sfida është që pavarësia të jetë garanci edhe për profesionalizimin e standardet demokratike, sepse historia na i ka mësuar të tëra. Nuk duam e nuk do të tolerojmë një sistem të njëanshëm, thjesht të pavarur por jo profesional në shkelje të standardeve demokratike që do të thotë të gjithë kritereve të lirive e të drejtave që bëjnë diferencën mes drejtësisë në diktaturë e autokraci e asaj në demokraci. Prandaj dhe ne kemi hyrë në fazë tjetër.
Na duhet të kemi një pozicion kritik për të gjitha gjërat që nuk shkojnë. Nuk mund të pranojmë në emër të pavarësisë të intimidohen njerëz që merren në pyetje, të kapërcehen fazat e hetimit e gjykimit e as të pranojmë që paraburgimi të bëhet normë për të kapur e kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë, kur kushtet e domosdoshme që duhen plotësuar për të paraburgosur dikë janë të qarta e nuk kanë të bëjnë me një pjesë që janë konsideruar të përmbushura. Por këto janë cështje të një debate demokratik."
E keni frikë bufin dhe nuk e arrestoni?
Pyetjes së një komentuesi Rama tha se si politikan ka bërë detyrën për të realizuar reformën në drejtësi, pavarësisht kostove, e ky është dallimi mes PS sot dhe PD dje e cila arrestoi ish kreun e PS-së Fatos Nanon.
Duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vet për shkak se korrupsioni nuk është problematikë me një pale por me një shoqëri të tërë, që lidhet me të gjithë pjesët e sistemit shoqëror. Vetëm një sakrificë e tillë politike mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni. E shoqëruar me angazhimin e një kurajo protagonistësh.
Kryeministri Edi Rama ftoi diasporën të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për ti dhënë fund asaj që e quan kënetë dhe bufi që po mban peng vendin, duke iu referuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
“Vota e 11 majit është vendimtare për Shqipërinë e 2030. Brenda mandatit të katërt, pra brenda 2030 të ngremë flamurin kuq e zi në BE, ndërkohë që këtu zien kazani me ujin e kënetës e bufin e kënetës që fryn zjarret e së shkuarës. 11 maji do të jetë fundi i fundit të historisë së kënetës me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si hije mallkimi që prej 1912 Shqipërisë mbi kokë.
Më pak se 3 muaj nga zgjedhjet, sfidën thotë se nuk e ka me kundërshtarin përballë të cilit është i bindur se do ta fitojë edhe mandatin e katërt, por me veten, deri kur të arrijë qëllimin madhor.
Është vetëm një fotografi me të cilën zgjohem dhe me të cilën fle. Fotografia që dua ta bëj dhe ta postoj këtu në Facebook duke thënë: misioni u përmbush, Përqafime të gjithëve, Edi Rama. Fotografia ku do të jetë e shkruar ALBANIA në tryezën e Këshillit Europian.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bonusi për pensionistët do të shpërndahet gjatë pranverës, por pa specifikuar një datë të saktë.
Në rubrikën e tij ‘Sy m’sy’, ai bëri të ditur se fondet për bonusin tashmë janë depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohen në periudhën e pranverës.
“Unë nuk kam thënë kurrë që bonusi i pensionistëve jepet në shkurt, kam thënë kemi një bonus pranvere. Nuk ka nevojë të ta them unë se kur fillon pranvera, pyet dhe ta thonë. Bonusi është depozituar në BSH dhe do të lëvrohet në pranverë”, tha Rama.
Për këtë çështje, kryeministri nuk dha detaje të mëtejshme mbi një afat të saktë të shpërndarjes, duke lënë hapësirë për interpretim mbi kohën e saktë të ekzekutimit të pagesave.
Kryeministri Rama duke iu përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale mbi punën e SPAK, u përgjigj se PS dhe ai vetë janë e vetmja garante e funksionimit të këtij institucioni.
Ai tha se amerikanët janë tërhequr nga SPAK dhe SPAK ende funksionon që do të thotë se PS ka bërë dhe garanton reformën në drejtësi.
'Po pse ça ka bërë SPAK jot?
Nuk është i imi. Është i kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Tani jeni shumë më të qartë se tani edhe Amerika është tërhequr nga kjo punë. Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika,. Tani është tërhequr do e kishte marrë me vete. Është këtu dhe SPAK ka vetëm një garanci, e vetmja garanci për mbijetesë dhe çuarja përpara e SPAK në kushtet e luftës së gjithanshme nga këneta mediatike politike është bufi plak, është PS dhe unë në krye. Reformën në drejtësi e kam bërë unë me PS dhe e e garantoj unë me PS.'
Në bashkëbisedimin e radhës 'Sy më sy' me komentuesit në rrjetet sociale, Edi Rama u pyet edhe për foton me Aleks Sorosin, të cilën ky i fundit ka publikuar së fundmi. Rama shkruan se Aleksin e ka mik, po ashtu si të atin George Soros.
Por, kryeministri shton se përveç tyre ka miq edhe disa të tjerë që janë armiq të Sorosit.
Si ta kishte publiku Aleksi foton?
'Unë Aleks Sorosin e kam patur mik, të atin e kam mik dhe e kam pasur dhe do i kem miq, jam krenar. Përrallat dhe historitë propagandistike që lidhin gjëra që nuk kanë lidhje nuk më impresionojnë. Siç kam miq Aleksin dhe të atin kam dhe miq të tjerë që nuk janë miq me ta. Mos u bëni qesharak, lërini historitë mes amerikanësh ti zgjidhin vetë. Mos gënjeni veten. Mos më qaj hallin për miqtë e mi. Kam shumë miq, mes tyre janë dhe armiq. Nuk po i numëroj. Shih koleksionin e fotografive të mia, do shohësh më shumë se një rast se kjo është mëse e vërtetë në nivelet më të larta. Këto historitë me kukulla mos i hani. Nuk ju çojnë asgjëkundi.'
Kryeministri Edi Rama vijoi sot me bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale. Pyetjes pse nuk arreston bufin e kënetës, të cilin ai i referohet kreut të PD-së, Sali Berisha, Rama u përgjigj se jetojmë në demokraci tashmë ku pushtetet janë të ndarë.
Ndërkohë më përpara ishte qeveria që arreston tha ai, duke përmendur arrestimin e Fatos Nanos. Sakaq, Rama shton se për 21 janarin, PS nuk mund të hakmerret dhe vetëm mund të krijonte një sistem drejtësie të pavarur e cila të gjykojë me paanshmëri.
'Jetojmë në demokraci. Pushtetet janë të ndarë. Nuk arreston qeveria, partia. Nuk arreston politika. Pavarësisht se në raste arrestimet e drejtësisë mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur një fazë të re të drejtësisë sonë. Fatos Nano e futi në burg ish kryeministri, bufi i kënetës e futi në burg vetë. Kjo ka marrë fund. këto historitë mos ia thoni vetes. Këtu është çështje drejtësie. Këto punë i di drejtësia. Më e qartë se ska rasti i 21 janarit. Çfarë mund të bënim ne? Reformën në drejtësi. Nëse nuk do kishte qenë reforma në drejtësi, do përsërisnim të njëjtat gjëra si ata me bufin e kënetës. Ne nuk jemi ata. Jemi drejt Europës. Në këto kushte të ndryshimit tërësor, dhe filozofi. Është një ndryshim tërësor.
PS u rikthye në qeveri në 97 me një kryeministër që doli nga burgu politik ,që nuk u hakmor. Zgjodhi rrugën e pajtimit, me bashkëjetesë demokratike. Këto kushte çfarë mund të bëjë një forcë politike, veçse një reformë dhe ti thotë drejtësisë je e pavarur. Duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vet për shkak se korrupsioni nuk është problematikë me një pale por me një shoqëri të tërë, që lidhet me të gjithë pjesët e sistemit shoqëror. Vetëm një sakrificë e tillë politike mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni. E shoqëruar me angazhimin e një kurajo protagonistësh. Çfarë të përgjigjemi sot për 21 janarin, veçse të presim që drejtësia të bëjë drejtësi. Besoj se pavarësia është e mjaftueshme për të hetuar 21 janarin. Nuk trajtohej 21 janari kur kryeministri pengoi me dhunë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të prokurores së përgjithshme.'
Kryeministri Edi Rama vijoi sot me bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale. Rama tha se shpejt do hapen dy grupkapitujt e rinj të negociatave me BE-në. Ndërkojë që theksoi se pas 11 majit, kur PS sipas tij të fitojë zgjedhjet do jetë dhe fundi i historisë për bufin e kënetës (Sali Berishën).
'Kanë ardhur dy letra për të hapur dy grupkapitujt e tjerë. Shpejtësi e jashtëzakonshme për hapjen e negociatave.
11 maji do jetë fundi i fundit të historisë së një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si një hije e mallkimit prej 1912 Shqipërisë mbi kokë', tha kryeminsitri Rama.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zgjedhjet e 11 majit janë vendimtare për Shqipërinë 2030 dhe ecurinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama ftoi shqiptarët e diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa shpjegoi edhe hapat që duhen ndjekur për t’u regjistruar.
...BE nuk i hap derë askujt që nuk është gati për të kapërcyer pragun. Ne kemi hapur disa dyer dhe dy dyer të reja vetëm në fund të janarit e fillim shkurtit. Kemi marrë letrën e do të hapen në mars e prill ” tha Rama në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale.
Fiksimi në kokë si gozhdë që e kam marrë të përpjetën duke sfiduar ish kreun e PS-së e mikun tim të kahershëm Fatos Nanon e sfiduar bufin e kënetës. Një fotografi me të cilën zgjohem e fle. Fotografia ku Albania të shkruhet në tryezën e Këshillit Europian. Ku të ulemi për të mos u ngritur më. E të them misioni u përmbush.
Komente

Arrestimin e Veliajt,Metes dhe te tjereve qe do t'a pasojne duhet t'ja detyrosh Llalles,Ahmetajt dhe ca burracakeve te tjere qe iken ne drejtim te paditur per denime qesharake,apo akoma pa u bere gjyqi zyrtarisht.SPAK-u nuk do te lejoje me te perseritet ky skenar.Dhe sa per garanci e SPAK-ut,as ti as PS nuk jeni ne kete detyre.Garancia sigurohet nga BE dhe U.S.Amerikanet nuk jane larguar.Bllokimi i fondeve eshte i perkohshem e do rishikohet dhe se dyti,me veprimet qe po ben Trump,nuk na duhet te presim shume,2 vjet per zgjedhjet e mesme,te mjaftueshme per t'i vene frenat nga Kongresi ketij lunatiku dhe 2 vjet te tjera plus per t'a zhdukur nga politika pergjithemone,qe perkon me kulmimin e mandatit tend te ri.Dhe as mos mendo te nderhysh ne pavaresine e org.te drejtesise me ndonje /reforme/,ndonje /komision/,apo ndonje pazar me Berishen,se nuk te lejon me as populli,as perendimoret!
PërgjigjuFiks Luigji i XIV : Shteti jam une!
PërgjigjuPo mos te ishte PS ti muk do merrje asnje vote. Cfar socialisti je ti qe nuk le prone publike dhe sherbim publik pa dhane me PPP dhe koncension? Programi jot dhe jo i PS eshte ultra i djathtedhe perdir PS per ta kamufluar. Berisha nuk vjen ne pushtet por as ti nuk dugej te ishe keto xhjefhje ne krye te PS . Prtia jote rilindja zor se do merrte deputet . Falju styre 800000 votuesve socialist dhe mos i le kusut ketij vendi
PërgjigjuO njish,,lum ne pèr ty,,o marrsh nga ditèt e tua, o yll. Ti je kryeprokuror, kryeekspert jurist, ti je Gionanni Falcone,,ti je Paolo Borsellino ynè. Ata luftonin kundèr Totto Rina dhe dhanè jetèn pèr njè Itali ligjore ndèrsa ti je ca mè ndryshe se ata,,,ti nuk i prish punè kurrè asnjeriu,,,Totto Rina,,do kishte qenè ministèr i brendshèm nè qeverinè tènde. Ty, tè dèrgojnè me dhen,,por ti kthehesh me qen,,o njish. Njè gjè èshtè e qartè pèr tè gjithè,,,nèse SPAK do vazhdojè tè jetè shpresè shqiptare,,,zotrote i shkon Veliajt mbrapa. Asnjè dyshim. Dhe Shqipèria SHPÈTON. TI, NUK KE QENÈ KURRÈ ZGJIDHJA,,,TI JE PROBLEMI.
PërgjigjuTurp per ju Z. EDI RAMA , SI MUND TE JETOJ NJE NJERI ME 100 MIJ LEKE TE VJETRA PENSION, PO ILACE PO BUKE THAT DO HAJ GJITHE MUAJIN. TURP DHE JUAZEK JU QOFT. MOS BEFSHI HAJER MARRT ZOTI HAK TEK JU QE TALLENI ME PENSIONISTAT.
PërgjigjuNe te votuam se do ishe me ndryshe nga ai budallai tjeter por ti Po behesh me keq se ai. Vazhdo e pellit se je ne drejtimin e duhur !!!
PërgjigjuTe ndjehesh me fat qe e votive dhe po ben nje pune te shkelqyer ne mes te kafsheve .Provo vote ate tjetrin e dobshikosh per nje muaj shqiperia behet kandahar