Begaj me bashkëshorten krah presidentit italian dhe atij gjerman

Bota

FOTOT/ Begaj krah Mattarella-s dhe Steinmeier në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut

26 Prill, 10:26| Përditesimi: 26 Prill, 17:56

  • Share

1745666135_WhatsAppImage20250426at12.48.50.jpeg

Në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut është parë dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj përkrah dy presidentëve të tjerë. Krah kreut të shtetit shqiptar duket presidenti i Italisë Sergio Mattarella dhe presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Ndërkohë Begaj, është pritur në dy Audienca të veçanta në Selinë e Shenjtë, Vatikan, nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku. Herën e parë, Presidenti Begaj u takua me Atin e Shenjtë në dhjetor të vitit 2022, disa muaj pasi kishte marrë detyrën e Kreut të Shtetit në Shqipëri. Takimin e dytë me Papa Françeskun Presidenti Begaj e zhvilloi në maj të vitit të shkuar.

Delegacioni shqiptar përfshin presidentin Bajram Begaj me bashkëshorten e tij, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni, si edhe ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangajn.

Po ashtu, të marrin pjesë edhe krerët fetarë në Shqipëri: Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.

Nga Kosova merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani, e cila një ditë më parë u shfaq në homazhe bashkë me delegacionin shqiptar dhe kardinalin Ernest Troshani. Po ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 


Lajmi kryesor:

Ati i Shenjtë prehet në Bazilikën 'Shën Maria e Madhe'! Françesku, i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit pas 1 shekulli! Përcillet nga 400 mijë pjesëmarrës (VIDEO)


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?