Në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut është parë dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj përkrah dy presidentëve të tjerë. Krah kreut të shtetit shqiptar duket presidenti i Italisë Sergio Mattarella dhe presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.
Ndërkohë Begaj, është pritur në dy Audienca të veçanta në Selinë e Shenjtë, Vatikan, nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku. Herën e parë, Presidenti Begaj u takua me Atin e Shenjtë në dhjetor të vitit 2022, disa muaj pasi kishte marrë detyrën e Kreut të Shtetit në Shqipëri. Takimin e dytë me Papa Françeskun Presidenti Begaj e zhvilloi në maj të vitit të shkuar.
Delegacioni shqiptar përfshin presidentin Bajram Begaj me bashkëshorten e tij, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni, si edhe ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangajn.
Po ashtu, të marrin pjesë edhe krerët fetarë në Shqipëri: Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.
Nga Kosova merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani, e cila një ditë më parë u shfaq në homazhe bashkë me delegacionin shqiptar dhe kardinalin Ernest Troshani. Po ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Lajmi kryesor:
Ati i Shenjtë prehet në bazilikën 'Shën Maria e Madhe'! Françesku, i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit pas 1 shekulli! Përcillet nga 400 mijë pjesëmarrës (VIDEO)
H.K/SI.E./ReportTv.al
