Anija me vela 'Golden Horizon' viziton gjirin e Sarandës

Sociale

FOTO-LAJM/ 'Golden Horizon', anija më e madhe me vela në botë viziton Sarandën

28 Shtator 2024, 14:56| Përditesimi: 28 Shtator 2024, 15:02

  • Share

Gjiri i Sarandës ka pritur anijen e mrekullueshme “Golden Horizon”, e njohur si anija më e madhe me vela për pasagjerë në botë. 

Me një gjatësi prej 165 metrash, “Golden Horizon” është pritur me padurim nga adhuruesit e lundrimit dhe ka filluar shërbimin e saj që nga fillimi i muajit korrik.

E ndërtuar me teknologji moderne dhe një dizajn tradicional, “Golden Horizon” ofron një eksperiencë unike lundrimi, që përfshin luksin dhe komoditetin në çdo detaj.

Turistët në bord, pasi kanë qendruar disa orë në Sarandë, kanë vazhduar lundrimin drejt ishujve grekë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?