Kjo është një faturë e energjisë elektrike, e cila gjithashtu ka të faturuar edhe gjobën e marrë për thyerje të masave Anti-COVID.
Në të është faturuar vlera prej 3 mijë lekë, për mos mbajtjen e maskës, në kuadër të masave që janë përcaktuar për parandalimin e përhapjes së COVID.
Gjoba e pasqyruar në faturën e energjisë
Pak javë më parë Report TV bëri me dije se në faturën e muajit shkurt qytetarët që janë gjobitur për mos mbajtjen e maskës në ambiente të hapura e të mbyllura, kanë pasur të reflektuar edhe vlerën e gjobës prej 30 mijë lekësh.
Burime për Report Tv thanë se në faturat e energjisë elektrike ishin vendosur 1200 gjoba, me vlerën 30 mijë lekë, pra 36 mijë lekë të rinj, rreth 4 milionë lekë të vjetra. Janë edhe 30 mijë gjoba në proces për t’u hedhur, dhe një pjesë e mirë që po verifikohet.
Të njëjtat burime saktësuan, se janë rreth 17 mijë gjoba të vendosura nga policia për maskën, që OSHEE i ka kthyer pas për shkak të pasaktësive në të dhëna (përshembull numër i pasaktë i ID) ose janë gjobitur persona që nuk kanë fare kontratë dritash.
Prej 15 tetorit kur me akt normative u vendos që gjoba për maskë të kalojë në faturën e energjisë elektrike në OSHEE u ngritën strukturat përkatëse dhe u ndërhy në sistemin e faturimit, një proces ky që kërkoi kohë.