Pavarësisht kontrolleve të shumta nga policia e Katarit për të mos lejuar flamuj të Shqipërisë apo Kosovës në ndeshjen Serbi-Zvicër, korrespondenti i Report TV, Antan Metaj ka arritur të fusë në stadium flamurin shqiptar.
Mësohet se menjëherë pasi është vënë re flamuri shqiptar, policia i ka kërkuar korrespondentit të Report Tv që ta dorëzonte me argumentin se ishte për sigurinë e tij duke qenë se ndodhej tek tribuna e tifozëve serbë.
Lajmi kryesor:
Autoritetet i ndaluan por nuk munguan simbolet kuqezi në Serbi-Zvicër, korrespondenti i Report Tv në Katar fut në stadium flamurin shqiptar
B.V/ReportTv.al