Në seancën e ditës së sotme ku qeveria e kryeministrit Edi Rama do të merrte votëbesimin e Kuvendit për planin qeverisës si dhe për ministrat e zgjedhur të kabinetit, u kthye në një kaos total duke çuar si ansjëherë më parë në votim të menjëhershëm dhe përfundim të seancës për 25 minuta.
Ndërkohë të pranishëm në elozhet e Kuvendit kanë qenë dhe ambasadorë të huaj, përfshirë këtu ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, ambasadori i Azerbajxhanit Anar Huseynov dhe ajo e Kinës, Pang Chunxue.
Gabriel Cremades Ventura dhe Anar Huseynov në kohën kur deputetët e opozitës ishin çuar duke hedhur libra të rregullores e shishe uji drejt Ramës dhe ministrave, shihen duke vënë duart në kokë.
Ambasadori i Spanjës, Gabriel Cremades Ventura
Ambasadori i Azerbajxhanit Anar Huseynov dhe ajo e Kinës, Pang Chunxue
Lajmi kryesor:
Kaos në Kuvend, opozita 'revoltohet' nga 'Diella' dhe pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës! PS e kalon direkt në votim, miratohet me 82 vota (VIDEO)
K.B/SI.E./ReportTv.al
