Kronikë

VIDEO/Momenti kur qëllohet me 4 plumba Edison Begaj, subjekt i OFL-së, në makinë me 2 fëmijët! Atentati nga një person me maskë e uniformë policie

2 Qershor 2021, 09:27| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 16:05

  • Share

Report Tv ka siguruar pamje nga atentati i së shtunës në Vlorë, ku është qëlluar me 4 plumba në këmbë Edison Begaj. Siç duket dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë Edisoni ka qenë duke hapur portën e banesës së tij dhe në makinë ka qenë me dy fëmijët.  Ndërkohë që një person i maskuar dhe i kamufluar me rroba policie ka shtënë me arme ndaj Edison Begaj, i cili ka mbet i plagosur.

Ka qenë ora 23 20 mbrëmjen e dt 29 Maj ku është shtënë me katër plumba ndaj  38 vjecarit Edison Begaj, i cili mbeti i plagosur. Ndërkohë që policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit , i plagosuri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Në dëshminë e tij të parë, Begaj ka thënë para hetuesve se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë. Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 38-vjeçarin. Ai po qëndronte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi Edison Begën është larguar po në këmbë nga vendi i ngjarjes. Më pas është marrë nga një automjet në gjysmë të rrugës dhe është larguar. Policia i është vënë menjëherë nga pas në ndjekje, por autori ka mundur të shpëtojë.

Për ngjarjen  pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari. Për ngjarjen policia ka shoqëruar 5 persona.

Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Por ashtu edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë "çokollatë", në vendin e emërtuar "Qafa e Kuzum Babasë".  

VIDEO / Momenti ku qëllohet Edison Begaj
 

Edison Begaj
 
 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?