VIDEO+FOTO/ Rriten temperaturat, rifillon trafiku në aksin Tiranë-Durrës! Radhë kilometrike në rrugën për Rinas

7 Qershor, 11:43| Përditesimi: 7 Qershor, 22:41

  • Share

Me rritjen e temperaturave dhe vapës ka nisur edhe ‘avazi’ i vjetër. Trafik dhe bllokim qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës dhe rrugën drejt Rinasit. Shqiptarja.com sjell foto nga aksi Tiranë-Durrës, ku siç vihet re ka trafik të rënduar, ndërsa në një tjetër foto dallohet radha kilometrike në rrugën për Rinas.

Ndërsa temperaturat janë rritur, shumë qytetarë zgjedhin që të kalojnë fundjavën në bregdet. Lëvizshmëri të lartë në rrugët e qytetit ka pasur që në orët e para të mëngjesit, sidomos në rrugët që të çojnë drejt aksit Tiranë-Durrës. Në një lidhje për emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, Eldi nga 'Lux Taxi' tregoi akset që kanë fluks mjetesh.

“Shumë lëvizje dita e sotme. Pritet një fundjavë me temperatura të larta dhe lëvizshmëria e mjete të paktën që herët në mëngjes është me intensitet të lartë. Do ta filloj që nga rruga e Durrësit, jo vetëm krahu që vjen nga Durrësi për në Tiranë, por edhe krahu që ikën për në autostradën Tiranë-Durrës, duke filluar që nga rrethi i Zogut të Zi, kryqëzimi i Don Boskos, rruga ‘Asim Vokshi’, tha ai për gazetarin Andi Kapxhiu.

Temperaturat maksimale sot arrijnë deri në 36 gradë celsius.

1717754014_autostrada.jpg

Trafiku në rrugën për Rinas
 

1717754211_1717753175autostrada.jpg

Trafiku në aksin Tiranë-Durrës

Ora 22:39
Fluks qytetarësh drejt Pogradecit e Korçës, trafik i shtuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit

 

Me ardhjen e stinës së verës gjatë fluturimeve është shtuar dhe fluksi i qytetarëve të cilët shkojnë drejt jugut apo drejt Pogradecit dhe Korçës. Nga një vëzhgim i kryer nga Report Tv vërehet një ngarkesë e trafikut.

Siç vihet re në rrethrrotullimin e Bradasheshit dhe të Shijonit ka efektivë të rrugores të cilët janë duke menaxhuar ngarkesën e automjeteve.

 

 

Ora 19:16
Të gjithë drejt plazhit, radhë dhe trafik i ngarkuar në Durrës (VIDEO)

 

Fundjava e gjen edhe autostradën e Durrësit, si një ndër akset më të ngarkuara ku trafiku mund të zgjasë për disa orë, ndërkohë që unaza është një aks rrugor rrugor i cili lidh kryeqytetin dhe zonat e veriut me jugun.

Kjo bën që shpesh herë autostrada të jetë e ngarkuar me trafik çdo fundjave përgjatë vitit dhe pothuajse çdo ditë përgjatë sezonit veror.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 07/06/2024 18:03

    rruga e rinasit duhet te zgjerohet ,,te behet 2 me 2 korsi te pakten....ndryshe do rrime 3 ore ne trafik....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?