VIDEO/ Ndeshja e kombëtares, deputetët ‘braktisin’ seancën! Kuvendi nis me vonesë, s’pati kuorum

24 Qershor, 16:50| Përditesimi: 24 Qershor, 19:09

  • Share

TIRANË- Rikthimin në parlament në seancën e kësaj të hëne, deputetët e patën pa shumë entuziazëm. 

Ndeshja e Kombëtares me Spanjën dhe pushimet e gjata, gati dy javë që nga seanca e fundit e 12 Qershorit, në prag të nisjes së Europianit, e përgjysmoi prezencën në sallë, në seancën që për shkak të mungesës së kuorumit, nisi me gjysmë ore mungesë.

Demokrati Ervin Salianji kishte ardhur në Parlament me fanellën kuq e zi, ndërsa çdo deputet që dilte në foltore, nuk harronte urimin për Kombëtaren.

Por as Kombëtarja nuk arriti t’i bashkonte në urime.

“Kur I urojmë ne të paktën na dëgjohet urimi”, tha Sorina Koti. 

Seanca e së hënës, ku si rregull, deputetët rikthehen pas takimeve me zgjedhësit iu dedikua problemeve të qytetarëve.

Socialisti Erion Braçe, solli në Kuvend zërin e fermerëve.

“Kjo është stina më e begatë që kanë bujëqit dhe pas një pune të madhe që kanë bërë në tokat, tashmë duan të marrin të ardhurat. Problemi është tek gruri dhe tek drithërat. Problemi është tek tregu, sepse ne kemi një treg të integruar, grurin e mbledhin ata që importojnë, janë edhe grumbullues edhe importues. Sot gruri po grumbullohet me 25 lekë, ndërsa kostoja është shumë e lartë se sa kaq, njerëzit nuk po marrin shpenzimet që po bëjnë. Problemi i bujkut është prodhimi dhe jo shitja. Duhet që të ndalen akuzuesit dhe duhet që të dalin nga tregu", tha Braçe. 

Ndërsa Dhurata Çupi e PD tha se menjëherë shteti duhet të marrë masa, për minatorët që rrezikohen çdo ditë nga humbja e jetës.

“Ka shumë minatorë punojnë pa kushte, pa minimumin e garancisë, janë rreth 7000 minatorë ku drama e  tyre përsëritet çdo ditë: që luten çdo ditë të kthehen te fëmijët e tyre, nuk ka siguri në punë, nuk ka kontroll të sigurisë, as ndonjë raport, as kur ndodhin këto tragjedi, nuk kemi një raport të inspektoriateve të punës, cilat qenë arsyet që humbën jetën këta minatorë", tha Çupi. 

Ora 16:54
'Minatorët punojnë pa siguri në punë', Dhurata Çupi në Kuvend: Asnjë mbështetje për familjet e viktimave

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja demokrate Dhurata Çupi, ka ngritur sot si shqetësim kushtet e vështira në të cilat punojnë minatorët. 

Çupi ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për mbrojtjen e minatorëve, pasi sipas saj vetëm muajin e fundit kanë humbur jetën 2 minatorë.

“Ka shumë minatorë punojnë pa kushte, pa minimumin e garancisë, janë rreth 7000 minatorë ku drama e  tyre përsëritet çdo ditë: që luten çdo ditë të kthehen te fëmijët e tyre, nuk ka siguri në punë, nuk ka kontroll të sigurisë, as ndonjë raport, as kur ndodhin këto tragjedi, nuk kemi një raport të inspektoriateve të punës, cilat qenë arsyet që humbën jetën këta minatorë. Nuk ka transparencë, cilat janë kompanitë që i kanë licensat.  Nuk ka asnjë informacion sa licensa janë dhënë, kush i ka marrë si shfrytëzohen, asnjë ministër nuk përgjigjet për këto çështje. Çfarë duhet të bëhet? Në mënyrë të menjëhershme duhet të forcojmë ligjin, investime urgjente në këto miniera, minimalisht të respektojnë kushtet e kontratës. Vetëm muajin e fundit u aksidentuan 6 minatorë, nga të cilët 2 prej tyre humbën jetën. ”, tha ajo.

Çupi theksoi se edhe për familjet e viktimave të minatorëve nuk ka asnjë mbështetje.

“Asnjë mbështetje për familjet e viktimave, duhen masa për këto familje që mbesin pa bukën e gojës, duhet rishikim i pagave, i kushteve të punës, e kemi detyrim njerëzor të miratojmë statusin e minatorit. Duhet të marrim masa seriozisht sepse përsëritet çdo muaj”, tha ajo.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?