Pasi ishte heroi i ekipit spanjoll të Grandës, të cilin këtë sezon nga Segunda Division, e ngjiti në Primera Division, ku do të konkurrojë vitin e ardhshëm krah gjigandeve të futbollit spanjoll, si Reali i Madridit dhe Barcelona, ylli I kombëtares shqiptare Myrto Uzuni, ka vendosur t’i bëjë një tjetër dhuratë vetes, pas propozimit për martesë që i bëri partneres së tij.
Në fakt, duke konfirmuar dashurinë për atdheun dhe lidhjen e forte me vendin ku ka rrënjët, Shqipërinë, Uzuni ka blerë një vilë në një nga resortet më elitare më vend, atë Green Coast.
Lajmin e ka bërë të ditur Samir Mane, investirori i këtij resorti, i cili gjatë një publikimi në rrjetin social Instagram ku kishte pozuar në foto së bashku me Uzunin, shkruante: “Myrto Uzuni, ylli i kombëtares shqiptare të futbollit, firmosi kontratën e re me familjen Green Coast Resort. Tashmë, rezidenti më i ri në Resort”.
Duket se Uzuni nuk është i vetmi nga lojtarët e kombëtares që kanë preferuar Green Coast, pasi të paktën edhe pesë lojtarë apo ish-lojtarë të kombëtares kanë rezidenca në këtë kompleks të mrekullueshëm që shtrihet mbi detin Jon, nën kurorën e Llogorasë.
Myrto Uzuni dhe Samir Mane
Foto-lajm/ Uzuni me vilë super luksoze në resortin më elitar në Shqipëri
Pasi ishte heroi i ekipit spanjoll të Grandës, të cilin këtë sezon nga Segunda Division, e ngjiti në Primera Division, ku do të konkurrojë vitin e ardhshëm krah gjigandeve të futbollit spanjoll, ylli i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni, ka vendosur t’i bëjë një tjetër dhuratë vetes, pas propozimit për martesë që i bëri partneres së tij.
Redaksia