Pamje nga aksidenti

FOTOT /Aksident në rrugën Kardhiq – Delvinë, kamioni i mbetjeve përplaset me një ‘Range Rover’

22 Korrik 2023, 14:12| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 00:11

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë në Shijan, ku një kamion dhe një ‘range Rover’ janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Kardhiq – Delvinë, teksa makina është përplasur me kamionin e mbetjeve.

Fatmirësisht asnjëri nga drejtuesit e mjeteve nuk janë plagosur.

Ambulanca ka transportuar një grua drejt spitalit të Sarandës, e cila ka pësuar tronditje dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detajet mbi aksidentin.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?