Pamje nga morgu i Tiranes

Fotot e rënda brenda morgut, Mjekësia Ligjore e pranon: Ndodh t'i lëmë kufomat në tokë, jo në atë rrëmujë të stisur, por me respekt! Autori i porositur për këtë inskenim

20 Nëntor 2020, 22:43| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 01:18

  • Share

Drejtoria e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka reaguar pasi ditën e sotme kanë qarkulluar në disa media prane opozita pamje të rënda nga morgu i Tiranës, ku shiheshin disa trupa të mbështjellë dhe të vendosur në tokë.

Në reagim shprehin indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë, por kanë theksuar se në këtë situatë të mbingarkuar morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t'i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Duke e quajtur një inskenim panoramën e paraqitur në foto, instituti thotë se autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ata i kanë bërë thirrje që Ministrisë së Drejtësisë që ka në varësi këtë institucion, që të bëjë verifikime për autorin në mënyrë që të ndëshkohet.

Njoftimi i plotë:

Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shpreh indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut!

Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t'i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t'u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët.

Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 21/11/2020 17:46

    Shumica nga ju që merreni me kufoma të njerëzve në këtë kohë , jeni asgjë tjetër përveq maskarenjë të pa moral dhe pa ndjenja njerzore. Të mësoheni ndoshta një ditë edhe ju kur të bëheni edhe vet kufomë, sepse në këtë BOT nuk do ”shëroheni” kurr nga injoranca juaj...!!!

    Përgjigju
  • Lani: 21/11/2020 12:11

    Maskaralleku e korfupsioni me i madh ndodh ke mjeksis ligjore sidomos me ekspertet we marrin lek ecte nxjrrin nga burgu pastaj si budalla

    Përgjigju
  • Alb: 21/11/2020 01:42

    Po pse eshte keqdashes o zotri trupat e te ndjereve benin pasarel te qsut i patakset njerzit kur i nxirrnit apo e postoj basha dhe eshte e rend.

    Përgjigju
  • Lui: 20/11/2020 23:34

    Mos doni te thoni qe ai qe ka fotografuar i ka "sistemuar" ashtu per foto?! Ju lutem mos beni kot apel prokurorise se nese ju e paskeni pranuar qe ato foto kane dale nga morgu yne, atehere do ishte me mire te kerkonit ndjese per menyren e punes sepse ka ngarkese te madhe, dhe kaq..

    Përgjigju
    • Ilir: 21/11/2020 15:25

      Bravo ! Këta e kanë pranuar vetë që situata është e tille me fjalët e tyre pse thonë që është e stisur apo duhet kështu është për ta rregulluar me disa fjalë për çështje politike. Nuk është turp të pranosh të vërtetën, turp është të shtrëmberosh...

  • Real: 20/11/2020 23:29

    Po qe marrin 30mij deri ne 50 mij qe ti mbajne ne frigorifer. Apo dhe kete se dini. Se pagova 30mij lek per familjarin tim qe vdiq nga virusi me e fut ne frigorifer se i hidhnit ne toke...

    Përgjigju
    • Andi: 22/11/2020 22:16

      Pse genjen o plehre. Per te vdekurin me virus ska nevoje frigoriferi se varton me shpejtesi. Apo i dhe drejtorit te LSI te murgut leke se ajo partia e zhvatesve hajdute eshte.

  • jurgen: 20/11/2020 23:19

    Te sondazhi qe keni vendosur "A i besoni akuzat e Bashës se po fshihen viktimat e COVID-19?" Ndodh nje vote cdo sekond, ka hyre call center i shqupit ne loje per te manipuluar rezultatin.

    Përgjigju
  • Fuat: 20/11/2020 22:57

    Po pse fjala RENDA me te madhe? Apo se jeni po njesj moterqira klikimesh si Cim Peka?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?