Kroçerja ‘Monet’ në Portin e Vlorës

FOTOT/ Kroçerja ‘Monet’ me 46 turistë anglezë mbërrin në Portin e Vlorës, në mbrëmje niset drejt Sarandës

13 Tetor, 13:19| Përditesimi: 13 Tetor, 13:30

  • Share

VLORË- Kroçerja ‘Monet’ ka mbërritur në Portin e Vlorës. Rreth 46 turistë anglezë kanë mbërritur me këtë kroçere në vendin tonë, ndërsa rreth orës 22:00 do të niset drejt Sarandës.

Shqiptarja.com sjell edhe fotot e kroçeres në Portin e Vlorës, ndërsa turistët anglezë po vizitojnë me të dy ndër destinaconet më të preferuara të turistëve gjatë verës, Vlora e Saranda.

Korçerja ‘Monet’ mban emrin e piktorit impresionist francez Oscar-Claude Monet dhe është 68 metra e gjatë. Ka 30 kabina në bord me hapësirë ​​për 60 pasagjerë, si edhe 27 pjesëtarë të ekuipazhit.

Në kroçere gjenden edhe vepra të piktorit francez, ndërsa ka edhe një bibliotekë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • veri: 13/10/2024 14:08

    Sa e "modhe"qeka,një skaf mer më shumë se kjo.

    Përgjigju
    • Moni: 13/10/2024 17:07

      Ca krociere thone aman, kjo qenka si varke shpetimi. Turiste me cilesi kane ardhur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?