I mituri që i mori jetën bashkëmoshatarit të tij Martin Cani u arrestua ditën e sotme. Sherri mes tyre kishte nisur brenda ambienteve të shkollës, ndërsa përplasja me thikë u regjistrua të hënën e 18 nëntorit pranë shkollës ‘Fan Noli’.
Edhe autori mbeti i plagosur në pjesën e parakrahut gjatë sherrit kur goditi me thikë 14-vjeçarin Cani. E pikërisht këtë foto me plagën me gjak e ka postuar në SnapChat. Dyshohet se foton me plagë ia ka dërguar me mesazh edhe shokut të viktimës.
Ndërkohë, të premten, pra 3 ditë para ngjarjes, autori 14-vjeçar kishte publikuar në SnapChat një video ku mbante në dorë një thikë, me të cilën dyshohet se ka goditur edhe Canin.
Report Tv përmes gazetarit Sokol Dema ka arritur që të sigurojë këto foto dhe video që kanë qarkulluar nga autori në rrjetin Snapchat. Ndërkohë, pas vrasjes së 14-vjeçarit një tjetër foto ka qarkulluar në Snapchat, ky dyshohet se shoku i viktimës ia ka dërguar autorit.
Në foto dallohet autori me plagën në dorë dhe sipër saj ka një shkrim që sipas mediave dyshohet se e ka shkruar shoku i viktimës L.M. Në mesazh, përpos disa fjalëve ofenduese, shoku i viktimës shkruan se ‘gjaku lahet me gjak’.
Lajmi kryesor:
Arrestohet i mituri që vrau 14-vjeçarin me thikë! Sherri nisi brenda shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, ndërhyri oficeri i sigurisë! Shokët në dhimbje, homazhe me qirinj (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al