TIRANË- Kjo e martë nuk ishte aspak e zakontë për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Në bankat e klasës do t’i mungonte shoku i tyre, Martini. Me foton bardhezi të 14-vjeçarit si për të treguar dhimbjen që i la pas, miqtë e tij, ndezën qirinj pranë shkollës, në rrugicën ku një goditje me thikë në shpinë, i mori jetën Martin Canit.
"E kishim shok, ka qenë çun i urtë”, tregon një ish-nxënës i kësaj shkolle, sot në gjimnaz, i cili ka ardhur të vendosë lule në kujtim të Martinit
Të hënën e 18 nëntorit, Martini ishte nisur i qetë si çdo ditë në shkollë. Por atje u përball me bashkëmoshatarin e tij të shkollës, 14-vjeçarin e arrestuar për vrasjen e tij, i cili nisi të debatojë me të pasi kishte dëgjuar fjalë nga shokë të shkollës se Martini e kishte sharë. Ky episod verbal ka rënë në sytë e oficeres së sigurisë në shkollë, por siç burimet tregojnë, djemtë janë shprehur se e zgjidhën pasi e gjitha ishte një keqkuptim. Gjithçka është mbyllur aty për aty pa u bërë e madhe dhe pa thërritur në shkollë prindërit e të miturve të përfshirë në debat.
Megjithatë, sherri ka qenë ende i ndezur pasi siç burimet tregojnë Martin Cani i ndjerë i frikësuar se situata do degradonte pasi të mbaronte mësimi, thërriti pas shkolle mikun e tij të ekipit U-15 të Dinamos, ku luajnë të dy sëbashku, ai nxënës i shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” në Sauk. Fatkeqësisht frika e tij u bë realitet.
Pas mësimit, në një rrugicë qorre vetëm 200 metra larg shkollës, u ndeshën me autorin dhe një mikun e tij, gjithashtu nxënës i “Fan Nolit”, i cili deri më tani nuk del i implikuar në ngjarje pasi roli i tij ka qenë vetëm për të ndarë palët. Siç dëshmitarët tregojnë të rinjtë nisën të përleshen me grushte e shkelma me njëri-tjetrin, dhe në një moment që ka qenë i shtrirë në tokë, autori 14-vjeçar ka nxjerrë një thikë që mbante me vete e goditi me një plagë në brinjë pas shpine Martinin, dhe la të plagosur me disa goditje sipërfaqësore mikun futbollist të të miturit.
Kalimtarë të rastësishëm e morën Martin Canin me makinë private për ta çuar drejt spitalit derisa u shkëmbyen rrugës me ambulancën e telefonuar prej tyre. Martini i vogël ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa miku i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori bashkëmoshatar, mori gjithashtu një plagë aksidentale në parakrah gjatë përleshjes. U largua me vrap drejt pazarit të ri, derisa të njohur të tij e çuan një makinë në një spital privat për mjekim.
Rrugës, 14-vjeçari që kishte lëshuar të paktën 6 goditje me thikë ndaj 2 bashkëmoshatarëve të tij, gjeti kohën të postojë në rrjetet sociale një foto të tijën në sediljen e pasme të makinës me dorën e fashuar provizorisht, dhe dorën grusht në anën tjetër si për të treguar triumfin e fitores së një beteje, që ndoshta deri në ato momente nuk e dinte se kishte lënë pas një viktimë.
I mituri u arrestua në ambientet e spitalit privat për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në rrjetet sociale reklamonte me trimëri edhe thikën me të cilën i mori jetën bashkëmoshatarit dhe ajo që mbetet të zbulohet nga hetimet, është nëse këtë armë të ftohtë, e kishte me vete edhe teksa ulej në bankën e shkollës për të marrë dije.
Shokët e ekipit të përlotur, duke përcjellë sot Martinin për në banesën e fundit
Sot duhet të ishte një ditë normale stërvitjeje me profesorin e tyre, por u desh të mbanin në duar kurorat me lule për t’i bërë nderimet e fundit shokut të skuadrës, Martinit, që u vra në mënyrë barbare ditën e djeshme, pas një sherri banal.
Të tronditur dhe me lotë në sy, lojtarët e vegjël të Dinamos U-15, kanë përcjellë shokun e tyre për në banesën e fundit, Martinin 14-vjeçar.
Para ceremonisë ata qëndronin të ulur, për të respektuar për herë të fundit shokun e tyre, Canin, siç i thërrisnin edhe me përkëdheli.
Bashkë me ta ishte edhe trajneri i skuadrës, Egert Bakalli, i cili kishte festuar bashkë me 14-vjeçarin edhe dy golat e fundit të shënuar prej tij. Dhe me tre kurora të presidentit të klubit Dinamo City, klasës dhe ekipit, 14-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit sot (19 Nëntor).
Në ceremoninë mortore të organizuar në “Farkë të Vogël”, merrnin pjesë përveç familjarëve dhe shokëve të shkollës, edhe qytetarë të shumtë.
Një marshim protestë është thirrur për tu organizuar të enjten për të sensibilizuar institucionet dhe shoqëinë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martinit Canit 14 vjeçar të mos ndodhin më. Marshimi do të nisë nga Shkolla ‘Fan Noli’ ku mësonte Martini drejt Ministrisë së Arsimit, nën moton ‘prindërit në protest për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve’.
Ky marshim ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe të shoqërisë në përgjithësi, me qëllim që ngjarje të tilla të parandalohen në kohë.
14 vjeçari vdiq psai u godit me thikë pak metra larg shkollës pas një sherri mes bashkëmoshatarësh. Policia ka arrestuar autorin edhe ai 14 vjeç.
Ngjarja ka tronditur mbarë shoqërinë.
Për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar kisha katolike, duke theksuar se situata që po kalon shoqëria është e rëndë.
“Vrasjet dhe dhuna e kohëve të fundit, në qytetet e rëndësishme të Shqipërisë si Tirana dhe Shkodra – duke veçuar vrasjen e një nxënësi 14-vjeçar ditën e djeshme në Tiranë nga bashkëmoshatarët e tij –, na shqetësojnë në lidhje me shëndetin e shoqërisë sonë.
Në sytë dhe perceptimin tonë situata është e rëndë. Sot, në fillimin e mbledhjes plenare të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, i jemi lutur Hyjit për paqe dhe drejtësi në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, ne si Kishë katolike, ngremë zërin për të punuar së bashku për një shoqëri më të paqtë, ku të mbizotërojë dialogu dhe ligjshmëria. Ndërsa kërkojmë angazhimin e strukturave që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët dhe rendin, si Kishë katolike angazhohemi për të qenë ndihmë dhe bashkëpunues me të gjithë faktorët për një shoqëri më të mirë e më të sigurt.
U bëjmë apel të gjithëve për çarmatosjen e duarve, të zemrave dhe të mendjeve nga armët dhe nga armiqësia. Të gjithë, pa dallim, duhet të angazhohemi për të ndërtuar një shoqëri të paqtë e të drejtë”, thuhet në reagim.
I mituri që i mori jetën bashkëmoshatarit të tij Martin Cani u arrestua ditën e sotme. Sherri mes tyre kishte nisur brenda ambienteve të shkollës, ndërsa përplasja me thikë u regjistrua të hënën e 18 nëntorit pranë shkollës ‘Fan Noli’.
Edhe autori mbeti i plagosur në pjesën e parakrahut gjatë sherrit kur goditi me thikë 14-vjeçarin Cani. E pikërisht këtë foto me plagën me gjak e ka postuar në SnapChat. Dyshohet se foton me plagë ia ka dërguar me mesazh edhe shokut të viktimës.
Ndërkohë, të premten, pra 3 ditë para ngjarjes, autori 14-vjeçar kishte publikuar në SnapChat një video ku mbante në dorë një thikë, me të cilën dyshohet se ka goditur edhe Canin.
Report Tv përmes gazetarit Sokol Dema ka arritur që të sigurojë këto foto dhe video që kanë qarkulluar nga autori në rrjetin Snapchat. Ndërkohë, pas vrasjes së 14-vjeçarit një tjetër foto ka qarkulluar në Snapchat, ky dyshohet se shoku i viktimës ia ka dërguar autorit.
Në foto dallohet autori me plagën në dorë dhe sipër saj ka një shkrim që sipas mediave dyshohet se e ka shkruar shoku i viktimës L.M. Në mesazh, përpos disa fjalëve ofenduese, shoku i viktimës shkruan se ‘gjaku lahet me gjak’.
Dita e sotme nuk është e dhimbshme vetëm për familjarët që humbën birin e tyre, vetëm 14 vjeç, por edhe për shokët e viktimës.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shokët e Martinit që sot janë në vit të parë në gjimnaz, me një tufë lule në dorë kanë shkuar në shkollën ku deri dje studionte miku i tyre.
Shokët e shkollës kanë ndezur ditën e sotme qirinj në vendin ku u vra me thikë 14 vjeçari Martin Cani.
Përveç qirinjve ata kanë vendosur edhe disa poster bardhë e zi me simbolin e zisë.
I mituri ndërroi jetë pas një sherri me thika mes adoleshentës pranë shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ ditën e djeshme (18 nëntor, 2024).
Foto: Armand Duka
Martin Cani ndërroi jetë të hënën e 18 tetorit pas një sherri masiv mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli’ në Tiranë. Pas kësaj ngjarje që i tronditi të gjithë të shumta kanë qenë reagimet nga personazhe të njohur. Ditën e sotme me anë të një postimi në Facebook, Armand Duka, presidenti i federatës shqiptare të futbollit ka shprehur ngushëllime për familjen e 14 vjeçarit.
"Miqtë e mi! Nuk do doja e nuk do dëshiroja kurrë më që të ndaja me ju mesazhe të tilla! Aq më teper sot, për humbjen e tmerrshme të Martinit 14-vjeçar, i cili prej vitesh kishte zgjedhur si shumë shokë të tij të ndiqte pasionin për futbollin. Fatkeqësisht kjo ëndërr iu ndërpre padrejtesisht në mes. Sinqerisht dhe tejet i tronditur, nuk gjej fjalë në këto momente për të ngushëlluar familjen dhe prindërit e djaloshit të vogël, futbollistit të ekipit U-15 të Dinamo City, Martin Cani!
Në emrin tim personal, të familjes time, si dhe në emër të komunitetit tonë të madh të futbollit, thellësisht i trishtuar nga ç'ka ndodhi e ç'ka mësuam, do të doja t'i qëndronim sadopak afër dhimbjes së madhe të prindërve, duke u përcjellë ngushëllimet tona! Zoti i dhëntë sa më shumë forcë për ta përballuar këtë këputje shpirti! Një kampion i vogël tashmë do ta ndjekë nga lart pasionin e tij, ekipin e tij dhe shokët e tij! Ndërkohë ne si komunitet futbolli, si shoqëri, e si prindër na shtyn akoma më shumë obligimi dhe angazhimi maksimal për të qëndruar e punuar sa më shumë me fëmijët e dashur në pasionet dhe ëndrrat e tyre. Pusho i qetë Martin! Shokët dhe futbolli nuk do të të harrojnë kurrë", shkruan Duka.
Ja baj me dijet tan instancavet mi ba kai skaner tan çapaçulave, tan spinelave ka 2-13 vjec e tan hajvanave me push n façe
PërgjigjuMaloket shife ca bejne....po keto duhen cuar ne maj te malit me dhite....derra e kaluar derri........ju shofte zoti o llesha e perllesha....afre e keqe.......mos harroni qe ka zot lart...te gjitah gjynahet ne kete jete do ti lani......mos mendoni se jeni te pampushtur......thjesht jeni llesha dhe skeni piken e lidhjes ne qytet....ju jo burg po doni kampe perqndrimi qe tju zbusi ju nga luane dilni lepra..........KENI PAS HENGER BAR GJITHE JETEN U BETE JU ME TELEFONA E MAKINA LLUKSI......MALOK LOPCAR
PërgjigjuPerse Policia nuk arrestoi te atin qe e con te birin ne spital privat nderkohe qe ziente tere Shqiperia perngjarjen? I ati eshte fajtor perfshehje te krimit ndoshta dhe me shume se i biri! E ka mekuar me "gjaku lahet me gjak"! Perse nuk u perndoq nga ligji mjeku qe e mjekoi? Vertet parate jane te embla,por jo kur kalojne mbi gjakun e dikujt tjeter. E mjeku s'eshte aq naiv sa te mos kuptoje se nga cfare mund te jete shkaktuar plaga. Dhe kjo eshte shoqeria shqiptare e dites se sotme. Ai qe vret, vjedh, thyen ligjin eshte zotni, dhe ata qe punojne dhe jane te ndershem jane fakira.
PërgjigjuVrasesi duket qe ishte i vendosur ne veprimet e tij edhe sikur t'ja kishin sekuestruar thiken ne shkolle e te kishin thirrur prinderit,krimin mund t'a kishte bere prape,jashte e shume larg shkolles me nje thike tjeter po t'a gjente,por une shoh me shume shqetesim mesazhin qe ka derguar shoku i viktimes /gjaku lahet me gjak/.
Përgjigjute denohen perjete maloket e qelbur qe e vrane....
PërgjigjuKu janë ato qindra apo mijëra OJF?!! Si nuk reagon shoqëria civile?!! Kjo është ulëritëse! Dalin e protestojnë për drogaxhinj dhe nuk dalin për jetën e fëmijëve të shkuar pa nisur mirë!!
PërgjigjuPerballe nje humbjeje te pariparueshme si kjo, me e pakta qe duhet te ndodhe eshte pushimi nga puna i drejtoreshes/drejtorit te shkolles Fan Noli, i mesuesve te klasave te te dy femijeve te perfshire ne ngjarje, te "oficeres" e pas tyre, verifikimi i pergjegjesise mes atyre qe i kane punesuar keta te paafte.
PërgjigjuKeto jane pjellat e prinderve te dhunshem, qe diskutojne vetem per vrasje. Kjo eshte edukata e shpellareve qe e kane te veshtire te mesojne, te lexojne dhe te interesohen per shkencen. Keto jane brezat qe po rriten me tij-k tok e snapchat. Prinderit jane pergjegjes per kriminelin qe kane edukuar qe ne djep. Edhe ata jane pergjegjes ligjor dhe duhen vene ne pranga. Ligji mbi kriminelet si puna e ketij cubi i ardhur nga mali, duhet te jete i pameshirshem. T'i marri jeten nje te mituri 14 vjeç eshte e palejueshme. TE shpresojme qe drejtesi te zgjedhi nje gjyqtar jo te Plepave dhe me diplome Kristali, por nje person te pergatitur per nje ngjarje te tmerrshme.
PërgjigjuVRASES
PërgjigjuPaska nderhyre oficerja e sigurise.. dokrra me bisht. Marrin rrogat kot edhe mesuesit qe as nuk I mesojne as nuk I edukojne. Turp! Vrases te tere jeni. Tani e qani....
PërgjigjuOficerja e Policise, duhej te njoftonte direkt Drejtorin e shkolles apo dhe superiorin per kete kriminel dhe t'i kontrollonte çanten. Ai Prelleshaj shihet ne fytyre se çfare krimineli eshte. Kriminel dhe njorant, poston foto ne rrjete sociale.