Shokët e ekipit të përlotur, duke përcjellë sot Martinin për në banesën e fundit

Nga festa e dy golave të shënuar, te ceremonia mortore! Shokët e ekipit përcjellin mes lotësh me kurora në duar Martinin, drejt banesës së fundit

19 Nëntor, 19:16| Përditesimi: 19 Nëntor, 19:20

  • Share

Shokët e ekipit të përlotur, duke përcjellë sot Martinin për në banesën e fundit

Sot duhet të ishte një ditë normale stërvitjeje me profesorin e tyre, por u desh të mbanin në duar kurorat me lule për t’i bërë nderimet e fundit shokut të skuadrës, Martinit, që u vra në mënyrë barbare ditën e djeshme, pas një sherri banal.

Të tronditur dhe me lotë në sy, lojtarët e vegjël të Dinamos U-15, kanë përcjellë shokun e tyre për në banesën e fundit, Martinin 14-vjeçar.

Para ceremonisë ata qëndronin të ulur, për të respektuar për herë të fundit shokun e tyre, Canin, siç i thërrisnin edhe me përkëdheli.

Bashkë me ta ishte edhe trajneri i skuadrës, Egert Bakalli, i cili kishte festuar bashkë me 14-vjeçarin edhe dy golat e fundit të shënuar prej tij. Dhe me tre kurora të presidentit të klubit Dinamo City, klasës dhe ekipit, 14-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit sot (19 Nëntor).

Në ceremoninë mortore të organizuar në “Farkë të Vogël”, merrnin pjesë përveç familjarëve dhe shokëve të shkollës, edhe qytetarë të shumtë.


Lajmi kryesor:

Arrestohet i mituri që vrau 14-vjeçarin me thikë! Sherri nisi brenda shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, ndërhyri oficeri i sigurisë! Shokët në dhimbje, homazhe me qirinj (VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?