FOTO+VIDEO/ Superjahti i ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe ankorohet në Durrës

2 Shtator 2023, 17:41| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 18:04

  • Share

DURRËS- Një tjetër superjaht luksoz ka mbërritur në Portin e Durrësit. Ai quhet ‘Opera’ dhe i përket sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Opera Yacht” është një nga superjahtet më të mëdha në botë, me një vlerë prej 450 milion dollarësh, i prodhimit të vitit 2022. Jahtet turistike vijojnë të përshkruajnë bregdetin tonë, ndërsa kalojnë për tu furnizuar edhe me karburant. 

Lidhur me mbërritjen e superjahteve lukzose, Rama shkruajti në rrjetet sociale se ky sezon ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, ku kanë ardhur 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera.  Ai paralajmëron flukse të shtuara, falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi.

“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t'u ndalur në këto ditë të para të shtatorit. Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi”, shkruan Rama.

Një ditë më parë në Portin e Durrësit mbërriti jahti “Koru” i themeluesit të Amazon Jeff Bezos. Superjahti ndaloi në portin më të madh shqiptar për t’u furnizuar me 170 mijë litra karburant, para se të riniste lundrimin drejt Italisë.

Ora 17:58
Super Jahti i Jeff Bezos dhe ministrit të jashtëm arab në Durrës, Rama: Këtë vit porti ka pritur 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për jahtet luksoze që janë ankoruar në Durrës, një ditë më parë ai i Jeff Bezos, ndërsa sot superjahti i i ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe. Teksa ka ndarë disa foto të jahteve, Rama thotë se këtë sezon turistik në Portin e Durrësit janë ankoruar 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera.

“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t'u ndalur në këto ditë të para të shtatorit. Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi”, shkruan Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mediallapkot: 02/09/2023 20:47

    Nrm marrin naften pa aksize shkarkojn ujrat e zeza pa lek ne det dhe ikin. A ka ndonje statistik tjeter, sa prej tyre kan ber ndonje qendrim ne shqiperi??? Se ndalimi i tyre vetem Cetit i hyn ne pun dhe ktij hajdarit te gjat qe rren njerezit me statistika qe si hyn njeriut ne pun

    Përgjigju
  • Edi: 02/09/2023 19:04

    Merr naften pa taksa me 50 leke ndersa Shqiptaret me 200 leke. Hedh dhe mbeturinat edhe iken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?