Super Jahti i Jeff Bezos dhe ministrit të jashtëm arab në Durrës, Rama: Këtë vit porti ka pritur 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera

2 Shtator 2023, 17:58| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 18:03

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për jahtet luksoze që janë ankoruar në Durrës, një ditë më parë ai i Jeff Bezos, ndërsa sot superjahti i i ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe. Teksa ka ndarë disa foto të jahteve, Rama thotë se këtë sezon turistik në Portin e Durrësit janë ankoruar 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera.

“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t'u ndalur në këto ditë të para të shtatorit. Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

FOTO+VIDEO/ Superjahti i ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe ankorohet në Durrës


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?