Primaret në Diber, 1 mars

Politikë

FOTOT/ Hije trukimi në primaret e PD-së/ Në Dibër manipulohet pjesëmarrja, votat e pavlefshme më shumë se ato të vlefshmet! Në Vlorë numri i anëtarësisë nuk ekziston

3 Mars, 08:05| Përditesimi: 3 Mars, 11:34

  • Share

TIRANE- Hije trukimi mbi primaret që u mbajtën më 1 mars në PD dhe rezultatet për të gjitha qaret nga PD u publikuan mbrëmjen e vonë të 2 marsit.  Në dy procesverbale të dy qarqeve të ndryshme, duket qartë se kemi të bëjmë me trukime apo më e pakta me një akt shkeleshko nga mbarimi në fund. Ndërkohë në Tiranë nëse i referohemi të dhënave në procesverbal rezulton që numri i votave të pavlefshme të jetë të 710 vota.

Në Dibër thuhet në shkresë se kanë marrë pjesë, 4580 anëtarë, por sipas shumës së llogarisë së votave që janë vendosur tek kandidatët i bie që janë vetëm 2180.

Në një shënim poshtë rezultatit evidentohet se tabela nuk përfshin numrin e votave të pavlefshme. Edhe nëse rezulton kështu, nga një përllogaritje e thjeshtë i bie që votat e pavlefshme të jetë 2400, pra më shumë sesa ato të vlefshmet që janë 2180.

 Në procesverbalin e Vlorës që u shpërnda mbrëmë vonë nuk është evidentuar numri i anëtarësisë. Në procesverbalin e fundit deputetja Ina Zhupa, e cila rezulton të jetë më e votuara në këtë qark ka 641 vota ndryshe nga rezultati i paradites ku u tha se kishte marrë 765 vota. Pra në mbrëmje asaj iu hoqën 124 vota.

Në procesverbalin e mbrëmjes thuhet se në këtë rezultat nuk janë evidentuar votat e QV Konispol pasi ka rezultuar e parregullt. Totali votave në rang qarku rezultojnë 2,388. Ndërsa numri i anëtarësisë i njoftuar më parë në këtë qark ka qenë 2584. Pra një diferencë prej 196 votash, ndryshe nga të dhënat e paradites që u raportua se ishin 55 vota të pavlefshme.

PD e Vlorës, votat janë shpërndarë paraditen e 2 marsit 2025
1-Ina Zhupa 765 vota
2- Atird Hoxha 488
3- Manjola Nikollo 402
4- Alta Haluci 188
5- Dashamir Tahiri 133
6- Nada Daullja 130
7- Afroviti Dhimojani 110
8- Nikola Kedhi 103
9- Mario Runa 70
10- Skerdjan Dhuli 47
11- Piro Ahmetaj 46
12- Liljana Emazi 39
13- Vladimir Rizvani 8
55 vota të pavlefshme në rang qarku
Në total 2537 + 55 vota të pavlefshme 
PD e Vlorës, votat sipas procesverbalit të shpërndarë në mbrëmje 2 mars 2025
1-Ina Zhupa 641 vota
2- Atird Hoxha 482
3- Manjola Nikollo 412
4- Alta Haluci 188
5- Dashamir Tahiri 121
6- Nada Daullja 129
7- Afroviti Dhimojani 110
8- Nikola Kedhi 103
9- Mario Runa 70
10- Skerdjan Dhuli 49
11- Piro Ahmetaj 43
12- Liljana Emazi 32
13- Vladimir Rizvani 8
Në total rezultojnë 2,388 vota

Në Tiranë nga 13 052 anëtarë të PD-së, sipas shumës së llogarisë së votave që janë vendosur tek kandidatët rezulton të jenë 12342, pra 710 vota më pak. Në proceverbal thuhet se në rezultat është përfshirë rezultati i 19 QV nga 21 pasi kutitë e QV Paskuqan e Vorë janë konsideruar të parregullta dhe nuk bëhen pjesë e rezultatit përfundimtar.

Ndërkohë në qarkun e Elbasanit me një anëtarësi prej 3927 vetësh rezulton që në total janë 3903 vota. Në procecverbal thuhet që nuk përfshihet numri i votave të pavlefshme, që në këtë rast rezulton të jenë 24,një numër që bën sens në krahasim me ato të Dibrës ku rezulton sipas procesveralit të jenë 2400 vota të pavlefshme.

Hijet e dyshimit u hodhën edhe nga vetë anëtarësia. Arjana Kalaja një nga militantet më ekstreme të Berishës dhe që i kishte paraqitur hapur kryetarit të PD-së  ‘faturën’ për një vend të sigurt në listë, përmes një postimi në Facebook le të kuptohet se ka dalë e zhgënjyer nga ky proces. Ajo pranoi qefmbetjen dhe se procesi i Primareve në Partinë Demokratike ka pasur problematika.

Kliko këtu për të parë rezultatin e plotë

Kliko këtu për të parë rezultatin e plotë

Kliko këtu për të parë rezultatin e plotë

 

Ora 09:35
Primaret e PD-së në qarkun Vlorë/ Në kutinë e Konispolit u gjetën 20 vota më shumë se votues

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në 12 qarqet e vendit.

Deputetja Ina Zhupa është më e votuara nga primaret e Qarkut të Vlorës. Në përfundim të procesit të numërimit rezultoi se Zhupa ka marrë 641 vota. I dyti renditet Atird Hoxha me 482 vota dhe pas tij Manjola Nikollo me 412.

Ndërkaq, kutia e Konispolit është shpallur përfundimisht e parregullt dhe votat e saj nuk janë llogaritur. Kujtojmë që në atë kuti u gjetën 20 fletë më shumë se procesverbali, informon gazetari i Report Tv Limos Didani. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?