Ivanka Trump

Vajza e Donald Trump vazhdon pushimet në Shqipëri, me jahtin luksoz vizitojnë bukuritë e Jalës dhe Karaburunit

26 Korrik 2023, 12:53| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 17:17

  • Share

Ivanka Trump, vajza e ish presidentit te SHBA Donald Trump këtë vit ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shijuar disa ditë pushimi. Pak ditë më 0parë ajo u pa në Sarandë, ndërsa sot ka ndarë foto nga bregdeti i Jalës.

Shumë pushues dhe turisë nga e gjithë bota e kanë kthyer Shqipërinë një alternativë kryesore për pushimet e tyre dhe njëherazi një destinacion të ri që po tërheq çdo ditë e më shumë turistë të rinj.

Po aq sa vetë bukuria dhe magjia e destinacioneve turistike në Shqipëri është edhe reklamimi i tyre, e kush më mirë ë se vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e cila ka mijëra ndjekës mund ta bëjë këtë.

Ivanka Trump ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e saj, ndërsa biznesmenia e njohur amerikane ka vizituar Sarandën së fundmi ka ndarë edhe foto nga Jala.

Me jahtin e tyre Ivanka bashkë me bashkëshortin e saj, Jared Kushner kanë mbërritur në bregdetin e Jalës për të kaluar këto ditë të nxehta vere, që kanë pushtuar pjesën më të madhe të globit.

Gjithashtu janë publikuar dhe video të jahtit të saj në Karaburun.

Ora 23:32
Jo vetëm në jug! Vajza e Donald Trump vizitoi dhe Tiranën! Shikoni ku e shoqëroi Kryeministri Rama

Jo vetëm në jug! Vajza e ish presidentit Donald Trump ka vizituar edhe Tiranën. Përmes një postimi në facebook, Muzeu Kombëtar  i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka treguar për vizitoren speciale.

Në foto duket që zonja Trump është takuar dhe me kryeministrin Edi Rama ndërsa shoqërohej dhe me Richard Grenell I cili në 2019 u emërua nga ish presidenti I SHBA-së si i dërguar i posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi ndërsa shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Berlin.

Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:

“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot.

Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.

Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:

“Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”.

 

Ora 17:04
VIDEO/ Pushimet e Ivanka Trump në Shqipëri me jahtin luksoz në Karaburun

Ivanka Trump, vajza e ish presidentit te SHBA Donald Trump këtë vit ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shijuar disa ditë pushimi. Pak ditë më parë ajo u pa në Sarandë, ndërsa sot ka ndarë foto nga bregdeti i Jalës.

E shoqëruar nga bashkëshorti, vajza e ish-presidentit ka mbërritur në bregdetin shqiptar në Karaburun me jahtin e tyre luksoz, sikurse duket në pamje.

Ivanka Trump nuk ka nguruar edhe të postojë pamje nga bregdeti shqiptar, duke e promovuar vendin te 7.5 milion ndjekësit e saj në Instagram.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/07/2023 01:54

    Eshte gje e mire kur turistet rikthehen,tregon qe u ka pelqyer.Ndoshta ne te ardhmen nje /golf club/,shume i preferuar nga Trump e pasanike te tjere mund te ndertohet ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Albania? Where is it?: 26/07/2023 14:26

    Ivanka ka ardhur per ti hedhur dhe nje “sy” Shqiperise, pasi ka bredhur cep me cep te gjitha vendet e tjera te Ballkanit! Hajt po vem dhe njehere ne Shqiperi me kete rast qe te mos na ngelet peng! Ne Facebook-un e saj ama nxjerr fotot qe ka bere ne Akropoli!

    Përgjigju
  • Krushqia: 26/07/2023 13:52

    Hajd do zoti njeh ndonje djale Shqiptar dhe te kete keshtu nje krushqi Shqipëri dhe Trumpat ! Hajde per hajer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?