Ministria e Punëve të Jashtme të Francës nëpërmjet reagimit të lëshuar në faqen zyrtare tyre ka dënuar sulmin e grupit serb ndaj policëve të Kosovës duke thënë se e vetmja formë për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve është dialogu.
“Rëndësia e këtyre ngjarjeve nënvizon nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t'u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e cila është e vetmja mënyrë për të pasur sukses në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe do t'i lejojë ata të bëjnë përparim drejt BE-së”, thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
Kosova në zi, i jep lamtumirën policit hero Afrim Bunjaku, u vra nga grupi kriminel serbe! Liderët e Kosovës: Sulmi i dirigjuar nga Beogradi
B.K/ReportTv.al