Kosova në zi, i jep lamtumirën policit hero Afrim Bunjaku, u vra nga grupi kriminel serbe! Liderët e Kosovës: Sulmi i dirigjuar nga Beogradi

25 Shtator 2023, 07:29| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 07:10

  • Share

Prishtina i ka dhënë sot lamtumirën heroit të saj Afrim Bunjaku i vrarë nga grupe të armatosura serbe të cilat qëlluan policinë të dielën e 24 shtatorit 2023, gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 terroristësh serbë në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe. Atij iu dha lamtumira me ceremoni e nderime të larta shtetërore në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë me flamurin kombëtar shqiptar që i paraprinte kortezhit.

"Ai ra në mbrojtje të rendit ligjit integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës” tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke ndarë post mortem urdhrin më të lartë të Republikës “Hero i Kosovës” të cilin e morën dy djemtë e policit të vrarë. Gjatë homazheve të zhvilluar në ndërim të tij Osmani tha se Bunjaku sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë thonë se pas sulmit fshihet Beogradi.

“Afrim Bunjaku sikurse gjithë pjestarët tjerë të Policisë së Kosovës, dje u sfiduan  nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi, dhe bënë atë që duhet, rikthyen ligjin mbrojtën integritetin territorial dhe sovran dhe vunë në vend dinjitetin”, u shpreh presidentja Osmani në ceremoninë homazh për nder të Bunjakut.

“Afrim Bunjakuu vra nga një sulm ndaj policëve të Kosovës dhe ndaj vetë shtetit tonë, nga grup personazh të armatosur rëndë.  Ky grup ishte i trajnuar profesionalisht, me plan, të përkrahur politikisht të financuar materialisht dhe të mbështetur logjikisht nga Serbia.- tha Kurti po në këtë ceremoni.

Në një konferencë me median Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i kërkoi Serbisë që t’i dorëzojë Kosovës 6 personat që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilët po mjekohen në Novi Pazar. Sipas tij ato duhet të dorëzohen tek autoritete e drejtësisë në Kosovë, për aktet terrorist.

Po kështu Ministri dhe drejtori i Policisë dolën për të njoftuar sasinë e konsiderueshme të armatimeve që u gjetën sot në zonën e manastirit ortodoks të fshatit ku ishin strehuar sulmuesit. Ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se në bazë të hetimeve të deritashme disa nga pjesëtarët e grupit që sulmuan policinë ishin pjesëtarë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, organizata që Kosova i ka shpallur si terroriste më herët gjatë këtij viti.

Më tej tha se në materialet e sekuestruara janë gjetur dokumente që dëshmojnë siç tha përfshirjen në këtë sulm të Milan  Radoiçiçit, nënkryetarit të Listës serbe,subjektit politik më të madh të serbëve në Kosovë.

Policia e Kosovës ka publikuar listën e mjeteve dhe arsenalit të armëve. Ndër të tjera janë konfiskuar 150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov,107 çanta dhe 115 uniforma ushtarake, 10 mbuloja kamuflazhi, 32 radiolidhëse, 6 harta sateliti, 3 harta topografike, busull orientimi, 23 maska, 20 lopata dhe 20 sopata, 54 predhë minahedhësi 82 milimetërshm, 88 predhë minahedhës 62 milimetërsh, mina kundër këmbësorisë 8 copë, zolla të mbushura 29 copë, granatë dore 75 copë, mina antitanke 8 copë, detonarë elektrikë 23 copë.

Gjatë përleshjeve të djeshme u plagosën dhe 3 policë si dhe 3 sulmues, ndërsa 6 persona, që dyshohet se ishin në kontakt me grupin kriminal janë arrestuar.

dërkohë edhe një sulmues i vdekur u gjet sot në Banjskë,duke e çuar në 4 numrin e sulmuesve të vrarë.

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka quajtur sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ngjarjen e ndodhur të dielën në veri të vendit.

"Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm e dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë" tha Sarrasin pas takimit.

Dy ministra nga Shqipëria, ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla morën pjesë në ceremoninë e varrimit të policit të vrarë.

Tashmë Policia ka në kontroll gjithë perimetrin edhe të Manastirit në Banjskë të Zveçanit.
Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Afrim Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur  kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.  Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar fajëson serbët e Kosovës.

Ora 01:06
Vrasja e policit në veri, Milan Radoiçiç dyshohet të jetë plagosur dhe po trajtohet në Serbi! Në xhipin e tij u gjetën edhe targa false të KFOR-it

Xhipi i sekuestruar nga policia e Kosoves që dyshohet se i përket Milan Radoiçiç

Krimineli serb, Milan Radojiçiç, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, dyshohet të jetë plagosur.

Media boshnjake ‘Istraga" raporton në platformën X se ai ndodhet në Serbi duke u trajtuar. 

Në konferencën për median Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se gjatë sekuestrimit të arsenalit të armëve në këtë fshat kanë gjetur dokumente të "kriminelit që është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara Milan Radoiçiç. Dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtëpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve zyrtare të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radoiçiçit, ku janë edhe armët të cilat ai posedon”, tha ministri Sveçla.

Ndërkohë Ministri Sveçla i ka kërkuar Serbisë që t’i dorëzojë Kosovës 6 persona që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilët po mjekohen në Novi Pazar. 

Policia e Kosovës, në aksionin e saj antiterrorist në Banjskë, sekuestroi një automjet të tipit xhip mercedes, e që i njëjti mbante logo false të KFOR-it.

Sipas gjetjeve të policisë, xhipi i takon kriminelit serb, Milan Radojiçiç, nënkryetarit të Listës serbe, subjektit politik më të madh të serbëve në Kosovë, informon klankosova. 

Nga ana tjetër sipas  medias kosovare në xhipin e Radojiçiçit u gjetën edhe targa false të automjeteve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por ajo çfarë dihet është se dokumente të tij u gjetën në makinat e sekuestruara nga Policia e Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në bazë të hetimeve të deritashme disa nga pjesëtarët e grupit që sulmuan policinë ishin pjesëtarë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, organizata këto që Kosova i ka shpallur si terroriste më herët gjatë këtij viti.

Ora 00:36
Vrasja e policit në Kosovë, grupeve terroriste iu gjetën 9 harta, 150 eksplozivë dinamit, 235 karikatorë për kallashnikov, 115 uniforma ushtarake.. Lista e armëve të sekuestruara në veri

Policia e Kosovës ka publikuar listën e mjeteve dhe arsenalit të armëve të konfiskuara në veri të vendit gjatë aksionit në fshatin Banjskë ku u vra dhe një efektiv i policisë së Kosovës.

Gjatë konferencës organizuar rreth orës 14:30 nga  Ministri i Punëve të brendshme z.Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha, janë ekspozuar sendet e konfiskuara,  automjetet e llojeve të ndryshme përfshirë të blinduara, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov, granata dore, dronë, municion të kalibrave të ndryshëm, radiolidhje, telefona dhe kartela, mjete pune, harta dhe uniforma ushtarake, targa, dokumentacione të ndryshme etj. etj.

Ndër të tjera janë konfiskuar 150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov,107 çanta dhe 115 uniforma ushtarake, 10 mbuloja kamuflazhi, 32 radiolidhëse, 6 harta sateliti, 3 harta topografike, busull orientimi, 23 maska, 20 lopata dhe 20 sopata, 54 predhë minahedhësi 82 milimetërshm, 88 predhë minahedhës 62 milimetërsh, mina kundër këmbësorisë 8 copë, zolla të mbushura 29 copë, granatë dore 75 copë, mina antitanke 8 copë, detonarë elektrikë 23 copë.

Në këtë konferencë morën pjesë Ministri Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha dhanë informacione lidhur me situatën e sigurisë dhe zhvillimet e djeshme në veri të vendit, ku grupi kriminal terrorist kanë sulmuar me armë zjarri dhe artileri ushtarake njësitet policore, si pasojë e të cilave u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, tani hero i Kosovës.

"Referuar situatë së tensionuar dhe rrethanave të krijuara nga sulmet e vazhdueshme terroriste, zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin armët e zjarrit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit tre sulmues janë vrarë, ndërsa janë arrestuar dy sulmues të tjerë. Po ashtu janë arrestuar edhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë" thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës. 

 

Ora 22:30
Momenti kur sulmuesit serbë ia mbathin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)

 

Publikohen pamjet që tregojnë momentin kur terroristët serbë, largohen nga Manastiri pasi sulmuan me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Bansjkë, duke lënë të vrarë rreshterin, Afrim Bunjaku dhe plagoosur 3 të tjerë të dielën e 24 shtatorit 2023.

Pamjet janë filmuar me dron. 

Në konferencë për median ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë. Sipas tij, në bazë të dokumenteve, nënkryetari i Listës Serbe–partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – Millan Radoiçiç, është i lidhur me sulmin.

Gjithashtu disa nga pjesëtarët e grupit që sulmuan policinë ishin pjesëtarë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, organizata këto që Kosova i ka shpallur si terroriste më herët gjatë këtij viti.

 

Ora 22:23
Kurti publikon arsenalin e armatimit që u kap në Veri: S’ka dyshim, Serbia sponosor i terrorizmit brenda Kosovës

1695673534_armatim4600x360.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi të armëve që i përkisnin grupit terrorist të cilat i konfiskoi Policia e Kosovës. Nisur nga kjo, Kurti thotë se kjo nuk lë vend për dyshime që Serbia e ka mbështetur këtë grup.

”Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara nga Policia e Kosovës. Operacioni antiterror i pas sulmit të djeshëm – nuk lini vend për dyshime: Autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizonim e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lista e armatimeve qe i jane sekuestruar nga policia e Kosoves 

1695673722_cccccc.JPG

Ora 21:42
Franca dënon sulmin në veri të Kosovës, kërkon që autorët të dalin para drejtësisë

1695671064_647331jZeYjsJQ2i.jpg

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës nëpërmjet reagimit të lëshuar në faqen zyrtare tyre ka dënuar sulmin e grupit serb ndaj policëve të Kosovës duke thënë se e vetmja formë për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve është dialogu.

“Rëndësia e këtyre ngjarjeve nënvizon nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t'u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e cila është e vetmja mënyrë për të pasur sukses në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe do t'i lejojë ata të bëjnë përparim drejt BE-së”, thuhet në reagim.

Ora 21:35
Milan Radojiçiq dyshohet të jetë plagosur dhe po trajtohet në Serbi

Krimineli serb, Milan Radojiçiq, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin e djeshëm terrorist ndaj autoriteteve kosovare në Banjskë, dyshohet të jetë plagosur.

Siç qarkullojnë disa raportime në platformën X nga media boshnjake ‘Istraga’, thuhet se ai ndodhet në Serbi duke u trajtuar, përcjell klankosova.tv.

Lidhur me këtë rast, ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por ajo çfarë dihet është se dokumente të tij u gjetën në makinat e sekuestruara nga Policia e Kosovës.

 

Ora 19:53
Lajçak diskuton me zyrtarët nga SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Italia për situatën në Kosovë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, por edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë diskutuar për situatën në Kosovë dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me këshilltarët kryesorë diplomatikë [i Francës, Emmanuel] Bonne, [i Gjermanisë, Jens] Plotner, [i Italisë, Francesco] Talo dhe të dërguarin e DASH-it, [Gabriel] Escobar. Diskutuam për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit dhe situatës në veri. Mirënjohës për mbështetjen e tyre”, shkroi Lajçak në X, që më herët njihej si Twitter.

Ora 19:50
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Osmani kërkon sanksionimin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator.

Osmani tha se “veprimet terroriste dhe akti i agresionit” janë të orkestruara dhe të mbështetura nga Beogradi.

“Veprimet e tilla përbëjnë cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime duhet sanksionuar Serbinë”, tha Osmani sipas një njoftimi për media.

Presidentja e Kosovës po ashtu tha se veprimet e Policisë në veri janë legjitime dhe janë në kuadër të “realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”.

Sarrazin është takuar sot edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, një ditë pas ngjarjeve në veri. Kurti e ka informuar atë për veprimet që po merr Kosova pas ngjarjeve të së dielës.

“Emisari Sarrazin shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit dhe popullin e Kosovës, e dënoi sulmin e djeshëm duke e cilësuar atë si kriminal dhe terrorist mbi Policinë e Kosovës, dhe dha mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës”, u tha në njoftimin e zyrës së Kurtit.

Ora 19:11
Vrasja e policit në veri, Moska: Dhuna në Kosovë është përgjegjësi e Kurtit, po luan me zjarrin

1695551106_albinkurti.jpg

Shpërthimi i dhunës në Kosovë është “pasojë e drejtpërdrejtë dhe e menjëhershme” e dëshirës së kryeministrit Albin Kurti për të “provokuar një konflikt dhe eliminimin e serbëve nga territori”. Kështu ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Kurti, shton zëdhënësja, po përpiqet të ushtrojë presion ndaj Serbisë për ta detyruar atë të njohë pavarësinë e Kosovës në një “lojë të vazhdueshme me zjarrin, e cila, siç e shohim, e çon të gjithë rajonin e Ballkanit në një humnerë të rrezikshme”.

Ora 18:16
Përcillet për në banesën e fundit efektivi Afrim Bunajku, Osmani: Hero i çdo shqiptari

Me ceremoni e nderime të larta shtetërore është varrosur sot në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë, heroi Afrim Bunjaku. Presidentja Vjosa Osmani tha se Afrim Binjaku është hero i çdo shqiptari.

“Teksa po i japim lamtumirën heroit Afrim Bunjaku, duhet ta sjellim në vëmendje guximin dhe vetëmohimin e tij, të cilin ai e tregoi gjatë gjithë karrierës së tij. Afrimi është personifikim i patriotit dhe profesionistit, i cili nga viti 2001 e veshi uniformën e Policisë së Kosovës, e deri në rënien heroike në krye të detyrës u dëshmua për devotshmërinë ndaj Republikës. Përballja e tij me terroristët e dirigjuar nga Serbia ishte beteja e fundit për të, por jo fundi i tij. Prej sot Afrimi është hero i secilit shqiptar, i secilit qytetar që e do Republikën e Kosovës. Sepse ai dje e mbrojti integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë, ai mbrojti dinjitetin e shtetit tonë”, deklaroi Osmani.

Ora 17:49
I jepet lamtumira e fundit policit të vrarë në Kosovë, Kurti: Me terrorin dhe krimin, nuk ka kompromis

Qindra qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit të vrarë dje në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjaku. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në ceremoninë e lamtumirës së policit të vrarë në Banjskë, u shpreh se para se ai të varroset si hero në tokën e tij, portreti dhe profili i tij të skalitet në mbamendjen kolektive.

”Rënia në detyrë e rreshter, Afrim Bunjakut, i veshur në uniformën e Policisë së Kosovës, është një sakrificë në betejën e Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri, drejtësi e të drejta për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim." 

"Afër Afrimi, larg krimi. Me terrorin dhe krimin, nuk ka kompromis".

"E heroizmin e Afrimit e vazhduan sërish me profesionalizëm dhe vetëmohim, kolegët e tij, policët e Kosovës që i përballën grupet e armatosura kriminale dhe terroriste të Serbisë në veri të Kosovës. Përballë këtyre strukturave armiqësore, do të ngadhënjejë Kosova me përpjekjen e saj legjitime për rend dhe ligj dhe sovranitet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e saj", tha ai.

Ora 17:27
Vrasja e policit në Kosovë, Lista Serbe: Kërkojmë që KFOR’i dhe EULEX’i të vendosen në veri që të frenohet Albin Kurti

1695655702_1669116172goranrakicsrpskalistan1900x5061696x3912600x360.png

Një ditë pasi një grup terrorist serb ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë, ka reaguar “Lista Serbe” që për nënkryetar ka Milan Radojicicin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lista Serbe ka thënë se kërkon hetim për të paktën vrasjen e dy serbëve meqë sipas partisë së Goran Rakiqit dy terroristët “u vranë me gjakftohtësi edhe pse ishin dorëzuar”.

“Po ashtu, themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet në reagim.

Kjo parti ka thënë se “kanë nevojë urgjente për KFOR-in dhe EULEX-in që të vendosën në veri dhe parandalojën përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës”.

Në fund, në këtë reagim, Lista Serbe kanë thënë se “kanë kërkuar me herë të panumërta që KFOR-i të ngrejë forcat e veta për të parandaluar dhe për ta frenuar Kurtin”, por sipas tyre pa rezultat.

“Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti”, përfundon reagimi i tyre.

Ora 13:41
Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet hero i Kosovës, nderimin e pranuan dy djemtë e tij nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur rreshterin Afrim Bunjakun hero të Kosovës, nderimin e pranuan dy djemtë e tij.

Osmani, në mbledhje përkujtimore theksoi se Bunjaku sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

“Jemi mbledhur në këtë ceremoni mortore, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit tonë rreshterit Afrim Bunjakut, i cili deri dje ishte gardian i sigurisë sonë. Ndërsa nga sot është hero i Kosovës, ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, do t’i ndajë urdhrin më të lartë të Republikës,. ‘Urdhrin hero i Kosovës. Shteti ynë nga sot ka edhe një herë një kujtim më shumë, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së republikës, për të cilën ra në krye të detyrës, sot po nderojmë një hero të vërtetë, një rreshter trim dhe vetmohoues, i cili sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë”, u shpreh Osmani.

Ora 13:30
Vrasja e policit në veri të Kosovës, gjendet i vdekur agresori i katërt në Banjskë

Edhe një sulmues i vdekur është gjetur në Banjskë, pas sulmeve të së dielës kundër Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Naim Abazi, i cili tha se gjatë kontrollit të pjesës se ku ka ndodhur rasti, është gjetur edhe një trup i vdekur i një sulmuesi.

Abazi ka deklaruar se gjithashtu është gjetur edhe një veturë e cila po ekzaminohet nga ekipet përkatëse.

Numri i sulmuesve të vrarë ka shkuar në katër.

 

Ora 13:27
Vrasja e policit të Kosovës dhe e 3 agresorëve serbë, Rusia: Gjendje e rrezikshme, po vëzhgojmë situatën! Nuk e dënoi sulmin

1695641300_dsdssd.JPG

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në veri të Ksoovës, ka reguar Kremlini zyrtar i cili u shpre se po vëzhgon nga afër gjendjen.

Rusia nuk e dënoi sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan një ditë më parë.

“Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve... gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference të rregullt për media të hënën.

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi është përkrahëse tradicionale e Serbisë, me të cilën ka lidhje të ngushta kulturore dhe fetare.

Afrim Bunjaku u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, më 24 shtator.

Ora 13:16
Kurti: Sot përkulemi me nderime, respekt dhe zotohemi për të vënë drejtësi për heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun

1695640247_Capture353.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet për rënien në krye të detyrës së dëshmorit, Afrim Bunjaku. Prej 22 vitesh, ai ka shërbyer si pjesë e uniformave të policisë së Kosovës, duke merituar edhe titullin hero i Republikës së Kosovës.

“Ky reagim profesional dhe i matur i Kosovës dje, ishte në përputhje me vetë natyrën e shtetit tonë demokratik dhe perëndimor. Bunjaku ishte i martuar dhe ishin prindër të 3 fëmijëve.

 22 vite të kaluara në policinë e Kosovës, vite shërbimi dhe sakrifice që e bëjnë hero të Kosovës Afrim Bunjakun. Sot përkulemi me nderime me respekt si dhe zotohemi për të vënë drejtësi.

Lavdi rreshter Afrim Bunjakut, hero i Republikës së Kosovës.”- tha Kurti.

Ora 13:09
Kurti në homazhet për dëshmorin Afrim Bunjaku: Nga dje asgjë më nuk mund të jetë njësoj në Kosovë

1695640247_Capture353.jpg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen përkujtimore për policin e vrarë në veri, Afrim Bunjakun.

Bunjaku u vra gjatë një sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Nga dje asgjë më nuk mund të jetë njësoj. Faktet dolën sheshazi para syve tanë, para bashkësisë ndërkombëtare, para secilit që ka kurajë dhe vullnet për ta parë të vërtetën e rajonit në të cilin jetojmë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se Kosova veproi me maturi dhe në përputhje me natyrën e saj perëndimore.

“Sot përballë e pranë portretit të Afrim Bunjakut dhe përballë veprës së tij heroike përkulemi me nderime dhe respekt, si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujdes”.

Ora 13:09
'Heroi im! Flijove jetën për liri!' Me lot në sy e bija i jep lamtumirën policit të vrarë në Kosovë

 

Vajza e Policit të ndjerë, Arbenita Bunjaku, ditën e sotme ka folur në mbledhjen përkujtimore për babain e saj. Me zërin që i dridhej dhe me lot në sy ajo i ka kushtuar disa fjalë heroit të saj. Ajo tha se ikja e tij i kishte lënë një plagë në zemër, dhe se vendin e tij nuk e zëvendëson askush.

Arbenita tha "e flijove jetën për liri, për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenar për ty, për heroizmin tënd, për mundin që ke bërë çdoherë për këtë vend".

“Heroi im!
Babai im sa të vështirë e kam të shkruaj për ty babi.
Parakohe unë mbeta jetim, kurrë se kam besuar!
Ikja jote babi na la një plagë të madhe në zemrat tona.
Nuk e di si të jetoj pa ty, pa heroin tim.
Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pash, është shumë e rëndë për mua të vazhdoj të jetoj pa ty, vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush.
Të gjitha na i mësove, por si të jetojmë pa ty asnjëherë.
Babi ishte një njeri i dashur për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën.
E flijove jetën për liri, për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenar për ty, për heroizmin tënd, për mundin që ke bërë çdoherë për këtë vend.
Babi të premtoj se do të jem gjithmonë krenare për ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde.
Me mall dhe me dhimbje do të të përkujtojmë gjithmonë heroi im, babai im”

Ora 12:52
Rashiç për sulmin në Banjskë: Ka vepruar një formacion paraushtarak, Vuçiç po manipulon

1695638959_nenad.jpg

Pas ngjarjes së djeshme në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic kosovar nga grupet terroriste serbe, Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, tha se mbrëmja e djeshme ka qenë e qetë, por ai nënvizoi se askush nuk ishtë në dijeni se çfarë mund të ndodhte më pas.

“Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë më pas. Dje ka qenë në veprim një lloj formacioni paraushtarak që veproi në një mënyrë që, së pari, për mendimin tim është absolutisht jonormale dhe se ndodh një vrasje e një polici dhe më pas që manastiri dhe rrethinat e tij përdoren për veprime të mëtejshme, dhe besoj se kjo nuk na ndodh kurrë ne besimtarëve serbë”, tha Rashiq, raporton agjencia e lajmeve ruse Nova.rs.

Ai tha se hetimet për autorët ishin në vazhdim e sipër dhe se e gjithë kjo e bën edhe më absurde këtë ngjarje. Rashiq tha se qytetarët janë nën presion nga ngjarjet që po ndodhin.

“Është e sigurtë që hetimet për autorët do të vazhdojnë, ju e dini që ishin rreth tridhjetë të tillë, gjë që më tej çon në faktin se do të ketë tension dhe se ka një kapacitet që qytetarët tanë të jenë nën presion dhe të theksojnë se ndodh çdo ditë dhe jo vetëm në Banjskë por edhe në të gjitha vendet tjera ku jetojnë serbët”, tha Rashiç.

Rashiç theksoi më tej se e ka ndjekur konferencën e djeshme për media të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ai gjithashtu tha se Presidenti serb Vuçiç nuk ka thënë asgjë dhe se “e shihni vetë se çfarë do të thotë, fajëson serbët e Kosovës, distancohet prej tyre, nuk është asnjë lloj akti edhe pse ka shprehur ngushëllimet për policin e vrarë”.

“Nuk e besoja se do të ndodhte, duke e ditur se si mund të manipulojë, por e pashë për herë të parë dhe u konfirmua edhe një herë që presidenti Vuçiç nuk mund të shqiptojë asnjë fjali të zgjatur pa qenë gënjeshtër, insinuatë serioze dhe manipulim. Ai nuk tha asgjë, e shihni vetë se çfarë do të thotë, fajëson serbët e Kosovës, distancohet prej tyre, nuk është asnjë lloj akti edhe pse ka shprehur ngushëllimet për policin e vrarë. Në anën tjetër, ai thotë se janë vetë serbët e Kosovës që u organizuan, u rebeluan dhe çfarë do të thotë kjo, nëse do të thotë se ai e përkrah në atë mënyrë që disa grupe të qytetarëve duhet të organizohen me pajisjet e tyre që kishin për të tentuar të bëjnë diçka kundër rendit”, tha Rashiç.

Ora 12:33
I dërguari gjerman dënon fuqishëm sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës: Jemi në anën tuaj

1695638105_fffdfd.JPG

Gjermania “dënon fuqishëm sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit të tij me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas sulmeve vrastare dhe terroriste të djeshme nga një grup i armatosur rëndë prej 30 personash. Ai u shpreh se Gjermania është në anën e Kosovës. 

“Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm e dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”, tha Sarrazin.

“Mendoj se është shumë e qartë dhe e rëndësishme që në këtë situatë e rëndësishme është siguria dhe se reagimi duhet të jetë i qartë në këtë rast. Por gjithashtu duhet të jetë e qartë se nëse dëshironi ta zgjidhni çështjen e sigurisë në kohë afatgjate ne duhet të kemi një dialog të suksesshëm dhe përfshirja në dialog dhe normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një ndër gurët e themelit të zhvillimit në të ardhmen. Nuk duhet ta ndalojmë këtë tani, ne duhet ta vazhdojmë më tutje, të mundohemi të gjejmë një zgjidhje që të kemi një dialog të suksesshëm”, ka thënë Sarrazi.

Ora 12:21
Kthehen 7 shtetasit maqedonas që ndodheshin afër Manastirit në Banjskë

1695637265_pol.jpg

Shtatë shtetasit maqedonas që gjendeshin në një hotel afër Manastirit në Banjskë, ku ndodhi sulmi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të hënën nën shoqërimin e policisë janë kthyer në Maqedoninë e Veriut nën shoqërimin e Policisë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë se shtetasit maqedonas janë liruar pas intervistimit dhe procedurave të tjera të zakonshme të Policisë.

“Pas intervistimit dhe analizave të zakonshme nga Policia e Republikës së Kosovës, sot [e hënë] në mëngjes qytetarët tanë janë nisur të sigurt për në shtëpi, të shoqëruar nga Policia e Kosovës. Rrethanat, në të cilat u gjendën, ishin komplekse, duke qenë se ata ishin të akomoduar në një hotel, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj policisë”, shkroi Osmani në Facebook.

Osmani ka thënë se lidhur me këtë rast ishte në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës, të cilat “garantuan sigurinë e qytetarëve tanë”. Ai gjithashtu shtoi se ka qenë në kontakt personalisht me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

“Gjatë gjithë procesit, shërbimet e Kosovës garantuan sigurinë e qytetarëve tanë dhe ambasada jonë në Prishtinë ishte në kontakt të vazhdueshëm me ta”, shkroi Osmani.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera mbi qëndrimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në afërsi të Manastirit në Banjskë.

Afrim Bunjaku u vra të dielën e 24 shtatorit 2023 gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur serbë në veri të Kosovës, ku u plagosën 3 policë dhe 3 sulmues, ndërsa 6 persona të tjerë, që dyshohen se ishin në kontakt me grupin kriminal janë arrestuar.

Ora 12:15
Vrasja e policit në veri të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike viziton familjen e policit të vrarë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar në Samadrexhë të Vushtrrisë familjen e policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku.

Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Bunjaku, duke shtuar se jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës.

Ora 12:14
U operua dje në Spitalin e Mitrovicës, mjeku për sulmuesin e arrestuar serb: Ka dy plagë, gjendja e tij është e mirë

Njëri nga sulmuesit serb që u arrestua dje është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi iu dha ndihma e parë në Spitalin e Mitrovicës.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica ka thënë se i njëjti është operuar dje dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e tij është stabile, është operuar dje. Ka dy plagë. Në përgjithësi gjendja e tij është e mirë”, është shprehur Jashanica.

Ora 11:56
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Sarrazin pas takimit me Kurtin: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj Policisë, jemi në anën tuaj

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka quajtur situatë të tmerrshme sulmin terrorist në veri të Kosovës. 

Pas takimit me kreun e Qeverisë, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit Afrim Bujaku, i cili mbetet i vrarë në këtë aksion dhe ka dënuar sulmin ndaj Policës së Kosovës.

Sarrazin tha se qëllimi i vizitës së tij është solidarizimi dhe mbështetja e Kosovës në këtë sitautë të vështirë.

“Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm e dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”, ka thënë emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Ora 11:48
Del nga spitali një nga efektivët e plagosur dje në veri të Kosovës, mjeku: Gjendja e tij është e qëndrueshme


Alban Rashiti, një nga policët që u plagos dje nga grupet kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit, ka dalë nga Qendra Klinike Universitare, ku po merrte ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, i cili theksoi se ai është liruar për shkak se gjendja e tij është e qëndrueshme.

Ora 11:37
Në nder të policit të vrarë, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ul flamurin në gjysmështizë

1695634653_ba.jpg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka ulur sot në gjysmë shtizë flamurin e tyre, duke u solidarizuar me zinë e Kosovës dhe popullit të saj, për vrasjen e policit në detyrë Afrim Bunjaku nga sulmi terrorist i grupeve kriminele serbe në Zveçan.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim ditën e djeshme bazuar në Kushtetutën e Kosovës, që data 25 shtator do të shpallet si ditë zie shtetërore, në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të së enjtes në veri dhe Ambasada ka shkruar në faqen zyrtare se ata u bashkohen institucioneve në këtë ditë zie.

“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur sot, 25 shtator, Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. I bashkohemi institucioneve të Kosovës në këtë ditë zie për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, shkruhej në postimin në Facebook.

Ora 11:14
Vrasja e policit në veri, Vuçiç takon ambasadorin rus: Në Kosovë po bëhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti

1695633244_vuvu.jpg

Mes tensioneve në veri të Kosovës, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Vuçiç i ka bërë me dije ambasadorit rus, se në Kosovë dhe Metohi po kryhen spastrime etnike brutale të organizuara nga Albin Kurti.

“Një bisedë e rëndësishme me ambasadorin e Federatës Ruse, Alexander Bochan-Kharchenko. Mirënjohës që i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe. E informova Bocan-Harçenkon për faktin se në Kosovë po bëhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, shkroi Vuçiç në Instagram, raporton mediat ruse Ria Novosoti.

Takimi po mbahet në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Median i Presidentit të Republikës.

Afrim Bunjaku u vra të dielën e 24 shtatorit 2023 gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur serbë në veri të Kosovës, ku u plagosën 3 policë dhe 3 sulmues, ndërsa 6 persona të tjerë, që dyshohen se ishin në kontakt me grupin kriminal janë arrestuar.

Të dielën, Vuçiçi e fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada “duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”.

Kryeministri i Kosovës Kurti, ndërkohë, tha se sulmi është mbështetur nga Serbia.

“Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot dhe që nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

Ora 11:08
Daçiç: Me çfarë të drejte Policia e Kosovës sulmon serbët në manastir? Kurti po provokon luftë

1695632948_434.jpg

Ministri i Jashtëm serb, Ivicia Daçiç është prononcuar këtë të hënë lidhur me situatëqn e përashkallëzuar në veri të Ksoovës.

Daçiç ka thënë në televizionin e regjimit serb “TV Përva” se “të gjitha veprimet e Policisë së Kosovës duhet të “paralajmërohen”, dhe se sipas marrëveshjeve nga Brukseli, “aty ku jetojnë serbët, policia e Kosovës duhet të përbëhet nga serbët”, transmeton Paparaci.

“Pse nuk e lanë KFOR-in të merret me këtë situatë”?- pyeti Daçiç

Ai ka pretenduar se KFOR-i “absolutisht ka mundur ta parandalojë konfliktin e armatosur të djeshëm”.

“Ku ka ndonjë dëshmi se Beogradi është i përfshirë – nuk ka. Ne dënojmë vrasjen e policit shqiptar, kjo nuk është në interes të serbëve”, ka pretenduar Daçiç.

Ai ka fajësuar kryeministrin Kurti për incidentin, duke thënë se ai “dëshiron të provokojë luftë”.

“Përshkallëzimi i tillë mund të çojë në konflikte që nuk mund të ndalen më”, i përsërit Daçiç

Ai ka pretenduar se Serbia “është për vazhdimin e dialogut” me Prishtinën, por “për respektimin e parimeve për të cilat janë pajtuar dhjetë vjet më parë”.

Ora 11:03
Gjendet edhe një makinë me armatime në veri të Kosovës

1695632638_Screenshot1415780x4391.webp

Prokurori special i rastit të veriut të Kosovës, Naim Abazi, ka njoftuar se është gjetur edhe një makinë me armatim në Zveçan. Ai i tha medias së Kosovës Kohanet se aksioni për lokalizimin e shtëpive dhe të automjeteve po vazhdon, derisa shtoi se po merren edhe me identifikimin e personave të dyshuar.

“Po, mund të ju konfirmoj që tashmë është gjetur edhe një veturë me armatim”, ka thënë Abazi.

Ora 10:48
Tensionet në veri të Kosovës, vazhdojnë të mbeten të mbyllura pikat kufitare të Bërnjakut dhe Jarinjës

Pikat kufitare, Bërnjaku dhe Jarinja, vazhdojnë të mbeten të mbyllura që nga dita e djeshme.

Ato u mbyllën pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe një polic tjetër u plagos e dy të tjerë u lënduan.

Ora 10:42
Shkëlzen Maliqi: Sulmi në veri, inskenim i shërbimeve serbo-ruse

1695624069_popo.jpg

Filozofi, publicisti dhe analisti kosovar, Shkëlzen Maliqi, vlerësoi se sulmi i grupit të “terroristëve të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse” në hyrje të fshatit Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – duke shuar jetën e një zyrtari policor, ka pasur për qëllim “inskenimn e masakrës” në Manastirin e Banjskës, për të akuzuar pastaj Policinë e Kosovës.

Maliqi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, tha se ky skenar nuk është i panjohur, siç kujtoi ai, njëjtë u organizua edhe masakra në Kazermën e Paraqinit në Serbinë qendrore, ku u akuzua e pastaj u vra Aziz Kelmendi dhe rasti i vrasjes së pesë të rinjëve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë ku u akuzua Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

“Banjska mundet të jetë rast që të ndriçohen edhe strategjia e inskenimit të krimeve makabre për të arritur kthesa historike jo vetëm si atë në Paraqin dhe Pejë por edhe në disa raste të ngjashme në lufën e Bosnje-Hercegovinës p.sh. vrasjen me snajper të qiftit të dasmorëve serb në Sarajevë pas të cilit akt filloi lufta dhe rrethimi gati katërvjeçar i Sarajevës”.

“Nëse kjo vërtetohet në hetimet, e informatat dhe gjurmet çojmë në atë drejtim, policia dhe inteligjenca kosovare, me gjasa në bashkëpunim me atë perendimore, do të arrijë një fitore të madhe në demaskimin e kësaj ligësie makabre me  rrezik për paqën dhe sigurinë në rajon dhe më gjërë”, shtoi ai.

Ora 10:28
Vrasja e policit në veri, Tirana i bashkohet Kosovës në zi! Në mbrëmje homazhe tek sheshi ‘Nënë Tereza’

1695630554_afrimbunjaku.jpg

Sonte nga ora 19:00, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të bëhen homazh për Afrim Bunjakun, policin që u vra nga terroristët serbë në Kosovë.

Thirrja për t’ju bashkuar dhimbjes së familjarëve dhe kolegëve të efektivit të rënë në detyrë është bërë publike për të gjithë shqiptarët.

Ora 10:18
Deputeti gjerman i përgjigjet Vuçiç-it: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm

1695572031_roth.jpg

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke i thënë se vrasja e e njerëzve është krim i tmerrshëm.

Ai i bëri thirrje Vuçiç që të bashkohet me Kosovën dhe dy vendet të kenë mes tyre paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt.

“I dashur president Vuçiç! Të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm. S’ka rëndësi për mua se prej nga vijnë viktimat dhe kryerësit e veprës. S’më interesojnë nacionalitetet dhe etnitë fare. Së bashku kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt”, ka shkruar Roth në përgjigjen e tij ndaj presidentit serb.

Vuçiç, në konferencën për media komentoi deklaratën e deputetit gjerman, i cili tha se bandat serbe me mbështetje direkte nga Beogradi ka shumë gjasë që të jenë përgjegjëse përsëri për vrasjen e policit kosovar.

“Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka erdhi nga Beogradi, se Serbia e bëri gjithë këtë dhe kjo flet mjaft çfarë qëllime kanë nga Roth deri te Fhelinger që bëri thirrje për bombardim të Beogradit”, tha Vuçiç.

Ora 09:34
Vrasja e policit në Kosovë, Polonia: Autorët e këtyre akteve të tmerrshme të vihen para drejtësisë

1695627675_rrr.JPG

Ministria e Jashtme e Polonisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë e përplasjes me armë zjarri mes Policisë së Kosovës dhe një grupi terrorist serb, mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Përmes një postmi në rrjetin social ”X", MPJ thekson se autorët e kësaj ngjarje duhet të vihen para drejtësisë.

 “Polonia dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës. Ne i shprehim ngushëllimë familjes dhe kolegëve të policit të vrarë në krye të detyrës dhe i urojmë shërim të shpejtë dy policëve që u lënduan. Autorët e këtyre akteve të tmerrshme duhet të sillen para drejtësisë”-thuhet në deklaratë.

Ora 09:28
Në nder të policit të vrarë, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara ul flamurin në gjysëmshtizë

1695626897_koso.jpg

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ulur sot në gjysmë shtizë flamurin e tyre, duke u solidarizuar me zinë e Kosovës dhe popullit të saj, për vrasjen e policit në detyrë Afrim Bunjaku nga sulmi terrorist i grupeve kriminele serbe në Zveçan.

Xhabir Hamiti, i cili atje është ambasador i Kosovës, ka publikuar foto nga ambasada, ku shihet se flamuri i Kosovës është i ulur në gjysmështizë.

“Kosova sot mban zi për vrasjen e një polici, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një sulmi terrorist të kryer nga grupet kriminale të Serbisë në komunën e Zveçanit të Kosovës. Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka vendosur flamurin e Kosovës në gjysmështizë”, ka shkruar ai në platformën X (ish-Twitter).

Ora 09:09
'Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri', Time Square në New York publikon mesazhe falenderuese për Policinë e Kosovës

1695625720_bill.jpg

Pas ngjarjes së djeshme në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic kosovar nga grupet terroriste serbe, në Time Square, New York, janë publikuar mesazhe falenderuese për Policinë e Kosovës.

Ata i kanë bërë homazhe edhe viktimës, Afrim Bunjaku, përmes disa fotove të tij së bashku me disa shkrime.

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri -Afrim Bunjaku”, “Faleminderit heronjve tanë Policisë të Kosovës”, këto janë disa nga mesazhet e shfaqura në Times Square.

Ora 09:06
Kosova në zi për policin e vrarë në veri, ish-ministri i jashtëm: Përulje dhe nderim përgjithmonë për Afrim Bunjakun

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka nisur mëngjesin e sotëm duke shpërndarë një fotografi të emblemës së Policisë së Kosovës, në nderim të policit Afrim Bunjaku.

Përmes një statusi në Facebook, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ka nderuar policin që u vra të dielën në veri.

“Përulje dhe nderim përgjithmonë për Afrim Bunjakun!”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka publikuar edhe një fotografi të emblemës së Policisë së Kosovës.

Ora 09:02
Varroset sot polici që u vra në veri, Basha: Jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi

1695625442_afrimbunjaku.jpg

Kryetari i PD,  Lulzim Basha, nderon ditën e zisë për policin e vrarë në Kosovë.

Basha në një reagim në rrjetet sociale thotë se jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen e Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane.

“Jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen në krye të detyrës së rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Nderim për jetë Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane në të cilën askush nuk mundet më të luajë me jetën, dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj”, ka shkruar Basha.

Ora 08:57
Pas vrasjes së policit, situata në veri të Kosovës gjatë natës ishte e qetë

1695625136_veton.jpg

Pas ngjarjes së djeshme në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic kosovar nga grupet terroriste serbe, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se mbrëmja e djeshme ka qenë e qetë.

Operacionet e Policisë në kërkim të terroristëve u ndërprenë mbrëmjen e djeshme, tha Veton Elshani për Kosova Press.

Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit 2023 gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur serbë në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe.

Ora 08:48
Ish-kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi: Ky sulm është nxitur nga Serbia! Policia e Kosovës na krenoi, mposhti terroristët!

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me ngjarjen tronditëse në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku për shkak të përplasjes së një grupi terrorist serb me forcat e policisë, mbeti i vdekur efektivi Afrim Boshnjaku.

"E tronditur nga vrasja e rreshterit të policisë tonë Afrim Bunjaku dhe plagosja e lëndimi i dy policëve tjerë, që ndodhi nga sulmi i nxitur nga dora e armikut në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ky sulm është nxitur nga Serbia e cila synon që veriu i Kosovës të vehet nën protektoratin ndërkombëtarë që për pasojë mund të ketë ndarjen e veriut; skenarë ky djallëzor dhe hegjemon i Serbisë të cilën përpiqet ta realizoj që nga humbja e luftës në Kosovë. Përgjigjen ndaj këtij sulmi hegjemon duhet ta japin institucionet e Kosovës në koordinim të plot me Amerikën, KFOR-in dhe BE-në.
Ngushëllime familjes Bunjaku që humbi njeriun e dashur në krye të detyrës për të mbrojtur atdheun, Kosovën tonë!"-shkruan Tahiri.

Tahiri ka lavdëruar aksionet e mëpasshme të policisë në Kosovë për të neutralizuar dhe kapur anëtarët e grupit të armatosur serb.

"Policia e Kosoves na krenoi mposhti terroristet ne veri Ju lumte!"-ka deklaruar ajo.
 

Ora 08:41
Manastiri i Banjskës nën kontrollin e policisë, shihen edhe makinat e EULEX-it

1695624069_popo.jpg

Klan Kosova ka raportuar se policia ka në kontroll jo vetëm Manastirin në Banjskë të Zveçanit por edhe të gjithë fshatrat e tjera.

Një grup me makina të blinduara të EULEX-it ka mbërritur në vendngjarje, teksa trupat e forcave të armatosura janë duke zhvilluar misionin e tyre.

Një grup i armatosur ka ndenjtur gjith kohës në manastir, të cilët po ashtu edhe gjatë kësaj dite ndodhen aty.

Ora 08:31
Varroset sot me nderime shtetërore polici që u vra nga grupet e armatosura serbe në veri të Kosovës

1695620407_1313.jpg

Afrim Bunjaku, polici i Kosovës që ra dje në krye të detyrës gjatë një përleshje me armë zjarri me një grup të armatosur serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, do të varroset ditën e sotme.

Varrimi i tij do të bëhet në varrezat e fshatit Samadrexhë në orën 16:00.

Varrimi i tij do të bëhet me nderime dhe ceremoni shtetërore, ku pritet të jenë prezent edhe figurat më të larta të shtetit në Kosovë.

Ora 08:16
Tensione në veri të Kosovës/ Sulmuesit ishin të strukturuar dhe të përgatitur

1695622694_ll.jpg

Sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, thanë se grupi i personave të armatosur të cilët vranë policin kosovar, Afrim Bunjaku, nuk ishin strukturë spontane, por të organizuar dhe të parapërgatitur mirë.

Avni Islami, profesor i shkencave të sigurisë në Prishtinë, tha se “formacioni imiton grupin mercenar rus, Wagner”, ndërsa Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se ai nuk ka mundur të veprojë “pa dijen e autoriteteve të Serbisë”.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ditën e djeshme tha se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan.

Sipas Sveçlës, autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi.

Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi bënë përgjegjës serbët e Kosovës.

Ora 08:06
Sot ditë Zie Kombëtare, Rama: Përulemi me nderim për efektivin e policisë së Kosovës që dha jetën në krye të detyrës

Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale thotë se përulemi me nderim për efektivin e policisë së Kosoës Afrim Bunjaku, i cili u vra dje nga sulmuesit serbë në veri të Kosovës.

‘Mirëmengjes me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës.’- shkruan Rama.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 25/09/2023 23:37

    Po pse ju hapen shtegun te iknin ata qener qe vrsn polivin. Ku i ka dronet ushtria qe bleu ne Turqi ti bente shkrume e hi. Pse i late te ikni spo meret vesh ca luhet ketu

    Përgjigju
    • Rapo: 26/09/2023 10:06

      Sdo mend shume 3 me 1 vrasjet nese do ishte 30 me 1 do quhej sulm ndaj nje etnie tjeter dhe pse ishin te armatosur ato kjo sepse Europa nuk i do shqiptaret per nje arsye te vetme fenr islame ose kancerin e shekullit ku po jetojme.Sikurse cdo fe tjeter mbi toke qe perçan njerezit kuptohet.Por arsyeja e vetme eshte kjo sepse ne Evrope vendos Franca,Gjermania te tjeret jane satelite qe rotullohen ne komande. Qeveria e Kosoves po hecen shume mire me planin Amerikan....Ata te 30 ishte kollaj shume me i egzekutu por numri 30 me 1 do alarmonte gjithe bitches ne Evrope Borrell,Lajçak etj etj duke thirur genocid shqiptar ndaj popullit paqesor dhe te krishtere serb.Bravo policia kosovare dhe RIP ai i shkreti qe la femijet pas jetime.

  • Ish oficer i Usht.Pop.Shqiptare.: 25/09/2023 19:48

    Lavdi djalit të Kosovës Martire!Të mos presim nga të tjerët që të rruajmë shtëpin tonë.Nuk arrij të kuptoj që 1 n/rep arrin të penetrojë 40÷50 KM në territorin tonë dhe struktura si rojet kufitare,apo dhe shërbimi inteligjent i Kosovës ku jan????Përse drejtues si MPB,M.MBR,SHEFI iINTELIGJENCËS çfarë kanë bërë,përse paguhen?Nqs dhe është mëse eqartë që jan të paaftë për detyrën para popullit eKosovës.Nqs nuk ekuptojnë këtë le të çojnë djemtë,vëllezërit ee gjakut të tyre mish për shkiaun.

    Përgjigju
  • Lavdi heronjve te kombit: 25/09/2023 18:35

    Duhet te ishte mbulu me flamurin kuq e zi.Ai asht flamuri i shqiptarve dhe jo ky tjetri qe imponon bota.Kush jeton ne troje shqiptare dhe asht patriot njeh vetem nji flamur,flamurin kuq e zi

    Përgjigju
    • Raku: 25/09/2023 18:54

      Ai flamuri kuç e zi eshte flamuri qelbesirave bolshevike qe vrane me shume shqiptare se serbia dhe greqia se bashku.Beji nji refresh historise ti vellai rakut se paske çalim. Asnjehere ska qene flamuri shqiptar kuq e zi.I tille u be nga komunistet gjaku heronjve qe benin herozima duke vrare e perdhunuar shqiptare te cileve ju therisnin kulake,bejlere,agallare,revizioniste,Ksvare se as kosovar se thonin dot prej urrejtjes qe kishin ndaj shokeve kosovare se ashtu i mesonte vellai madh ruso-serb. Po shyqyr i kane hapur syte ne kosove ska me budallenj dhe shume gjera i ndajne si duhet ne lidhje me vellezerit pak me ngjyre dhe trupa te vegjel nga jugu. Slava Ukraina

  • CaNone: 25/09/2023 17:58

    Ktu na keni gati per zjarr an e mban botes. Dhe jo llafe, se me llafe djegin shim por me vepra. Respekte per Shqiptaret ku do ndodhen.

    Përgjigju
  • Fshati: 25/09/2023 12:14

    Zotni Daçiç na u shqetesojke se policia e Kosoves ka sulmuar Serbet ne Manastir. Nuk eshte aspak e vertete zotni, policia e Kosoves eshte e shqetesuar se ashtu sikur disa kriminele vrane nje polic te pafajshem mund te vrasin edhe personelin e manastirit.Policia eshte ne aksion qe serbet ne manastir dhe kudo qe te jene , te jene te sigurt.

    Përgjigju
  • Open Balkan: 25/09/2023 10:15

    Serbia nuk është Europë. Ata janë Rusë e Putinë to vegjël sot e gjithë ditën. Vetëm forca funksionon me ta. Rriteni forcën ndaj tyre gradualisht.

    Përgjigju
  • e drejta: 25/09/2023 08:58

    VRASJEN E KETIJ POLICI E KA NE NDERGJEGJEN E VET AMERIKA SE BE DIHET QE SKA QENE ASNJEHERE PRO SHQIPTAREVE...KUJTON AMERIKA SE DO TA KTHEJE serbine NE KRAHUN E VET, POR HARRON QE serbet JANE ruse

    Përgjigju
    • Ndergjegja: 25/09/2023 14:05

      Po "e drejta" me ty jemi,tre lobistet e Putin-Vuçiq,Borrell,Laiçak dhe Eskobar duhet te japin dorheqien ose sa me pare te shkarkohen se kjo ngjarje e rende eshte produkt i korrupsionit te Tyre NGA MOSKA.

  • epo kjo pune: 25/09/2023 08:54

    Edo te deklaroje dite zie edhe tek ne, ne e beme per grekun!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?