Homazhe në Tiranë në nder të 'Heroit të Kosovës' Afrim Bunjaku! Qytetarët ndezin qirinj në sheshin “Nënë Tereza”

25 Shtator 2023, 19:22| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 20:03

  • Share

Në nder të policit Afrim Bunjaku që u vra në veri të Kosovës, janë zhvilluar homazhe në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme (25 shtator) . Qytetarë të shumtë, aktivistë të shoqërisë civile të mbuluar me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së janë bërë bashkë në sheshin “Nënë Tereza”, ku kanë ndezur qirinj e kanë vendosur lule, në kujtim të polici të rënë në detyrë. 

Teksa në Kosovë kjo e hënë është ditë zie, Presidentja Vjosa Osmani ka shapllur “Hero i Kosovës” rreshterin e vrarë nga sulmuesit serbë. Nderimi i është dorëzuar fëmijve të rreshterit, ndërsa reagimet nuk kanë munguar nga ndërkombëtarët, përfshirë edhe politikanët Shqiptar.

Bunjaku u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetëtore. Familjarë, qytetarë, liderë të shtetit, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë e ambasadorë të huaj kanë marrë pjesë në funeralin e të ndjerit, i cili u vra dje në krye të detyrës në fshatin Banjskë të Zveçanit nga një grup kriminal serb në veri të Kosovës.

Homazhe në nder të policit janë zhvilluar edhe në Kurbin. Fotoja e policit u vendos në hyrje të bashkisë së Kurbinit në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në mbështetje të Kosovës.

Më 24 shtator, Bunjaku mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30, sulmuan policinë në fshatin Banjskë - zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit. Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta.

Ora 19:34
Homazhe edhe në Kurbin në nder të policit Afrim Bunjaku që u vra në Veri të Kosovës

 

Solidaritetit me Kosovën iu bashkua edhe Kurbini. Një grup aktivistësh dhe qytetarësh u mblodhën në qendër të qytetit të Laçit dhe bënë homazhe e ndezen qirinj për policin e rënë në krye të detyrës Afrim Bunjaku, i cili u vra një ditë më parë në Veri të Kosovës, nga sulmet e forcave serbe. Fotoja e policit hero u vendos në hyrje të bashkisë së Kurbinit në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në mbështetje të Kosovës.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?