Solidaritetit me Kosovën iu bashkua edhe Kurbini. Një grup aktivistësh dhe qytetarësh u mblodhën në qendër të qytetit të Laçit dhe bënë homazhe e ndezen qirinj për policin e rënë në krye të detyrës Afrim Bunjaku, i cili u vra një ditë më parë në Veri të Kosovës, nga sulmet e forcave serbe. Fotoja e policit hero u vendos në hyrje të bashkisë së Kurbinit në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në mbështetje të Kosovës.
Lajmi kryesor:
Homazhe në Tiranë në nder të 'Heroit të Kosovës' Afrim Bunjaku! Qytetarët ndezin qirinj në sheshin “Nënë Tereza”
B.K/ReportTv.al