Franca dhe Italia janë afër finalizimit të detajeve teknike për furnizimin e një sistemi të mbrojtjes ajrore SAMP/T në Ukrainë , megjithëse është ende e paqartë se kur do të vijë vendimi përfundimtar.
Kievi u ka kërkuar aleatëve perëndimorë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe në nëntor kërkoi SAMP/T. Ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu do të udhëtojë në Itali të premten për të takuar homologun e tij italian Guido Crosetto.
"Po finalizojmë me italianët. Nuk është shumë larg", tha një burim diplomatik francez.
Sistemi është i aftë të gjurmojë dhjetëra objektiva dhe është i vetmi sistem evropian i aftë për të kapur raketa balistike.
Lajmi kryesor:
Rusia sulm me raketa hipersonike në Kinzhal, 11 viktima në Ukrainë! Tanket Leopard 2 në Kiev në fund të marsit! Moska: Perëndimi i përfshirë në luftë
F.D/ReportTv.al