Franca dhuron 3 mijë maska për punonjësit e policisë: Nëse doni të tjera na thoni! (VIDEO)

17 Prill 2020, 19:51| Përditesimi: 17 Prill 2020, 19:55

  • Share

Pas bashkisë së Durrësit dhe të Shkodrës, ambasada franceze në Tiranë i ka dhuruar 3 mijë maska policisë së shtetit për punonjësit. Oficeri Ndërlidhës i Ambasadës franceze Thomas Erhardy i ka dorëzuar maskat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në prezencën e Drejtorit të Logjistikës Theodhori Gravani.

"Jam shumë i kënaqur që kam mundësinë t’ju dhuroj këto 3000 maska mbrojtëse. Dhurimi i këtyre 3000 maskave është dhurimi i parë dhe sigurisht do të ketë edhe 3000 maska të tjera. Nëse ju dëshironi ne sigurisht mund të kërkojmë edhe një sasi tjetër të caktuar, për një dhurim të tretë. Dhurimi i këtyre maskave është një simbolikë nga ana jonë për të falënderuar punën e Policisë shqiptare në këto momente të vështira” tha Thomas Erhardy.

Drejtori i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse Theodhori Gravani u shpreh “Faleminderit shumë Oficerit Ndërlidhës të Ambasadës franceze. Në vijim të bashkëpunimit që kemi me Ambasadën dhe me Oficerin Ndërlidhës të Ambasadës, donacioni në këto momente të vështira, veç simbolikës është edhe shumë i rëndësishëm, pasi forcat policore i kanë të domosdoshme këto maska dhe masat mbrojtëse në terren. Në këtë rast shprehim dhe solidaritetin me popullin francez dhe shpresojmë ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë” tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 17/04/2020 23:37

    MOs i pranoni nimat e frances se nuk I dun shiptart ata rracista ,MOs jau kan pru Te infektume .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?