Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen tha në samitin e Komunitetit Politik që po mbahen në Kopenhagen se Evropa nuk duhet të tregohet më naive sepse që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, ishte mëse e qartë se synimet e Moskës ishin që të shkonte më larg territorit ukrainas.
Ajo tha se duhet të ndërmarrin veprime që të detyrojnë Rusinë të ndalet.
"Gjatë muajve të fundit, është folur shumë për paqen në Ukrainë, me takime paraprake dhe informime rreth takimeve, dhe ndërkohë, Rusia vazhdon sulmet e saj brutale. Duhet t’u jetë e qartë të gjithëve tani: Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet ta bëjë këtë. Kemi një detyrë të madhe përpara nesh: duhet ta bëjmë Evropën tonë të përbashkët aq të fortë sa lufta kundër nesh të bëhet e paimagjinueshme, dhe ne duhet ta bëjmë këtë tani. ”, tha Frederiksen.
Lajmi kryesor:
Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, Frederiksen: Jo më naivë, lufta s’ka qenë vetëm për Ukrainën! Tusk: Humbja do ishte disfatë për Evropën
Xh.D/ReportTv.al