Vrasja e dy ushtarëve në 1994/ Për një javë kreu i OMONIA-s tre herë dëshmi tek Krimet e Rënda

31 Maj 2019, 11:31| Përditesimi: 31 Maj 2019, 17:15

  • Share

Një ditë pasi deklaroi se do të paraqitej në prokurori sa herë të thirrjes si dhe procesi ndaj tij ishte një farsë e spekulim i politikës, kreu i OMONIA-s Fredi Beleri është thirrur edhe këtë të premte tek Prokuroria për Krime të Rënda.

Report Tv ka mësuar se ai ka vazhduar seancën e pyetjeve të ndërprerë një ditë më parë pasi i duhej të shkonte në kolegj zgjedhor aty ku dhe u rrëzua kërkesa e tij për tu regjistruar si kandidat për zjgehdjet lokale.

Beleri në përfundim të seancës së deklarimeve ku po pyetet si person ndaj të cilit kryhen hetime ka shmangur mediet duke dalë nga dera e pasme e prokurorisë.

Në formularin e dekriminalizimit i dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Beleri ka dy dënime, një nga autoritetet greke për armëmbajtje dhe një nga drejtësia shqiptare për nxitje të urrejtjes.

Ndërsa pritet që javën e ardhshme prokuroria e krimeve të rënda të dalë me një vendim nëse do e marrë apo jo të pandehur Belerin për masakrën e Peshkëpisë ku nga akti terrorist në 1994 u vranë dy ushtarë shqiptarë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?