Frika nga COVID, dyndje në farmaci për vitamina! Farmacistja: Janë trefishuar kërkesat për C, Zink, D3 dhe B Complex (VIDEO)

13 Nëntor 2020, 17:27| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 19:08

  • Share

TIRANË- Rritja e rasteve me COVID në vendin tonë si dhe afrimi i periudhës së dimrit, ka rritur kërkesat e qytetarëve për përdorimin e vitaminave si mundësi  për të forcuar imunitetin.

“Kërkesa është rritur në masë, por specifikisht janë vitaminat që lidhen me covidin sic janë vitamina C, Zink, D3 dhe B Complex”-u shpreh farmacistja Alba Rustemi.

Fluksi i qytetarëve në farmaci ka sjellë dhe mungesën në treg të llojeve të caktuara të vitaminave.

“Çmimet nuk është se kanë ndryshuar problemi është vetëm që bëhen mungesë domethënë është rritur llojshmëria dhe për produkte të caktuara që ka kërkesë shumë të madhe mbarojnë sasitë shumë shpejtë dhe jemi të detyruar të presim dy-tre javë, sugjerojmë dicka të ngjashme derisa  na vjen sasia tjetër”- tha farmacistja.

Por veç vitamina në këtë periudhë këshillohet  një ushqim i mirë dhe sa më pak stres.

“Të tilla doza që sugjerohen tani janë vetëm për rastin e covid,  në momente të caktuara ne këshillojmë vitaminën C 300-500 mg maksimumi kurse tani këshillohet deri në 3 gramë në ditë, domethënë është një mbingarkesë për trupin por gjithsesi sugjerojmë shplodhje, ushqim të mirë dhe jo detyrimisht vetëm vitamina, janë një sërë elementësh, edhe stres sa më pak, gjumë të mirë”-shpjegoi farmacistja Rustemi.

Edhe vetë qytetarët thonë se vitaminat mundohen t'i marrin përmes ushqimit dhe suplementeve.

“Unë përdor vitaminë C, D dhe Zink. Zakonisht i kam përdorur dhe ndihem shumë mirë.

-Po vitaminën C, multivitamina kam përdorur.

-I përdorim të gjitha.

-Po kam përdorur vitaminë C dhe D”-u shprehën disa qytetarë.

Nga ana tjetër është rritur dhe numri i personave që shkojnë pranë farmacive me receta për ilaçe COVID dhe kosto për familjet shqiptare është shumë e lartë  ndërsa vitaminat nuk bëjnë pjesë në listën e ilaçeve të rimbursueshme nga FSDKSH.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kristo Z: 13/11/2020 19:33

    Farmacit jan bosh ktej nga un,aman mor gazetar sot per sot nuk eshte me per te then qe rren si djalli por rren si gazetari,lum si ju per punen qe keni

    Përgjigju
    • Kastro: 13/11/2020 20:17

      Ku jeton ti qe qeka farmacia bosh pa vitamina?? Jo per gje, por te vijme tjua shesim se kemi per te tere

  • djana: 13/11/2020 18:55

    Kjo situate eshte per tu pasuruar mafia e farmacive.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?