Vladimir Kurti në para gjykatës

Kronikë
Top 24

Frikë nga hakmarrja, merret në mbrojtje familja e vrasësit në Kamëz

30 Prill 2018, 20:40| Përditesimi: 1 Maj 2018, 10:07

  • Share

Policia ka marrë në mbrojtje familjen e Vladimir Kurtit, autorit të vrasjes së pronarit të minimarketit në Kamëz, Agim Bucit, gjatë tentativës së grabitjes. Nën mbrojtjen e policisë është marrë babai i Vladimir Kurtit, Petrit Kurti, dhe 3 vëllezërit e autorit të krimit.

Policia i trembet një hakmarrjeje të mundshme dhe për këtë arsye ka marrë masa, duke mbajtur njëkohësisht nën përgjim dhe numrin e telefonit të familjes Buci, për të zbuluar nëse po planifikohet një hakmarrje për vrasjen.

Gjithashtu, policia ka shtruar patrullimet në zonën ku ndodhi vrasja Agim Bucit. Policia njofton se Petrit Kurti do të dalë nga banesa i shoqëruar nga uniformat blu, derisa të qetësohet situata. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?