Frikë nga përmbytjet në Vlorë, banorët e lagjes 'Pavarësia' zënë dyert me thasë rëre! Dimri i gjen kanalet pa pastruar

11 Nëntor, 14:46| Përditesimi: 11 Nëntor, 15:28

  • Share

VLORË- Pas përmbytjeve të 4 tetorit që paralizuan Vlorën dhe sollën dëme të mëdha, institucionet kanë nisur pastrimin e kanaleve, por po punojnë me hapa të ngadaltë. Aktualisht janë angazhuar punëtorët e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashki dhe Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizime Vlorë.

Report Tv kreu një vëzhgim në lagjen 'Pavarësia', aty ku kalon kanali i 'Siavit', i cili cilësohet ndër të rëndësishmit e grumbullimit të ujërave të bardha apo thënë ndryshe të shiut.  Siç shihet në pamje kanali është i tejmbushur me mbetje urbane dhe vegjetacion, ç’ka dyshohet se solli përmbytjen në këtë lagje.

Ndërsa Njasim Habibaj një ish-punonjës i ndermarrrjes së Bonfikimit shprehet se kanalet kulluese duhen pastruar gjatë verës, dhe jo tani që ka nisur stina e reshjeve. Sipas tij ëshë përgjegjësi e instucioneve lokale t’i paraprijnë rrezikut.

Vendi ynë pritet të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut nga e mërkura e kësaj jave ndaj banorët e lagjes “Pavarësia”, i druhen përmbytjeve. Ata kanë mbushur hyrjet e garazheve me thasë rëre.

Nga përmbytjet e 4 tetorit në Vlorë, u dëmtuan 352 banesa dhe 80 biznese, pronarët e të cilave ende nuk kanë marrë dëmshpërblim edhe pse janë kryer vlerësimet nga Bashkia e Vlorës.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sot: 11/11/2024 22:58

    Sa turp te shohesh Vloren tani.Rruget padtrohen pjese pjese ato me te dukshmet.Turistet shqyejne syte nga papastertia.Çudi si nuk i terheq njeri vemendjen ketij ktyetari qe nuk di te artikuloje dy fjale por me gjuhe rrugesh.A mund ti besohet Bashkia nje mesuesi te Italishtes?Skandal..

    Përgjigju
  • xXx: 11/11/2024 18:23

    Si në luftë,nëpër llogore...Ngrihuni kundra këtyre plehrave...

    Përgjigju
  • jani: 11/11/2024 15:56

    PASTRONI KANALET O DERRA,,,DETYRONI BASHKINE TE PASTROJE KANALET,,,OSE I PASTRONI VETE,,,NDRYSHE PRAPE DO PERMBYTENI...

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 11/11/2024 16:23

      Po te permbyten se è meritojne , ben ndertime vend e pa vend , plerat i hedhin ne kanale .E çfar duan keta , te punojne te tjeret dhe keta te kruajne sumen dhe duke bere rremuje .pika qe sju bie , ne europe u zhduke njerez nga permbytjet .nuk i gjen gje nuk e ha morta muti

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?