Sociale

Fronëzohet kryepeshkopi Joan: Forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj

29 Mars, 13:00| Përditesimi: 29 Mars, 13:09

  • Share

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, u fronëzua sot në Katedralen Ngjallja e Krishtit. Në fjalën e tij ai u shpreh se forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj. Fortlumturia e tij nënvizoi se diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por jo zemrat e besimit.

“Falenderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit. Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit.

Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara. Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjgjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë.

Në fund të shek XX ku kisha ortodokse u gjet e rrënuar, Perëndia dërgoi një tjetër person të ndritur kryepiskopin Anastas që bëri të mundur rindërtimin e saj. Predikimi i tij ka qenë dashuria dhe respekti për çdo qenie njerëzore, frymë që duhet të ruajmë.

T’u themi faleminderit e t’u jemi mirënjohës. Sa më shumë mirënjohje të kemi aq më afër do jetë Perëndia te ne.

Çdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja, paraqet sfida të reja dhe nga këto nuk përjashtohet as kisha jonë. Na duhet të përballemi jo vetëm për tu mbrojtur por edhe të gjejmë zgjidhje. Përpjekja dhe përqendrimi ynë, ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj”, tha Fortlumturia e tij Joani.


Lajmi kryesor:

Fronëzohet Kryepeshkopi Joan: Do forcoj unitetin e Kishës, mos braktisini vendin! Të pranishëm qindra besimtarë e krerët e shtetit! Greqia sjell 2 ministra (VIDEO)


Xh.K/A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?