Me brohoritjet “i denjë”, dhe me urimin “për shumë vjet Kryezot”, qindra besimtarë ortodoksë i dhanë bekimin kryepeshkopit të ri, Joanit duke duartrokitur fronëzimin e tij. Ceremonia u ndoq nga afër nga përfaqësues të kishave ortodokse të botës, si dhe me praninë e përhershme të komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri.
Personalitet më të larta të shtetit morën pjesë, nga Presidenti Bajram begaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e ministra, teksa mungoi Kryeministri. Sali Berisha ishte ulur krah dy ish-presidentëve, Bamir Topi e Alfred Mojsiu.
Greqia dërgoi Ministren e Edukimit dhe Feve, dhe ministrin e mbrojtjes Dendias. Ky i fundit ra në sy për qëndrimin e tij në këmbë gjatë gjithë ceremonisë fetare, në respekt të kryepeshkopit.
Selia qendrore botërore e ortodoksëve, i dërgoi një stoli simbolike. Sinodi i Shenjtë e bekoi me Spektrin Baritor.
I vetmi politikan që foli, ishte Kreu i Shtetit.
“Dita e sotme është një ditë historike për Autoqefalinë e Kishës Orthodhokse. Fronëzimi shënon një kapitull të ri të jetës shpirtëorëe të vendit tonë që nis me shpresë me përgjegjësi. Shpreh mirënjohejn time të thellë për kryepiskopin Anastas i cili për dekada me radhë shërbeu me urtësi dhe përkushtim duke i dhënë kishës forcë, dritë dhe një trashëgimi shumë të vlefshëm. Kisha nuk është vetëm një institucion fetar por një udhërrerfyese mbrojtëse e vlerave shpirtërore dhe kulturore të vendit. Në këtë mision nuk do të jeni vetëm kisha dhe besimtarët do jenë me ju, shteti do të jetë gjithmonë me ju”, tha Begaj.
"Fronëzimi i Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit Joan, shënon një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit tonë, me shpresë dhe përgjegjësi, është një moment solemn që përmbledh në vetvete vazhdimësinë. Nuk mund të mos ndalem për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për kryepeshkpin Anasatas, i cili për dekada me radhë shërbeu me urtësi dhe përkushtim duke i dhënë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, forcë dhe dritë",- shtoi më tej ai.
Vetë Fortlumturia e tij, Joani foli në fund, duke mos harruar as të shkuarën, e as të ardhmen.Kryepeshkopi Joan nënvizoi sakrificat vetmohuese të kryepeshkopit të ndjerë Anastas për ndërtimin e Kishës Ortdokse në Shqpëri, ndërsa theksoi nevojën për vazhdimin e forcimit të unitetit brenda saj. Ai ju dha një mesazh të rinjve dhe shoqërisë që mos të braktisin vendin.
"Në fund të shek XX ku kisha ortodokse u gjet e rrënuar, Perëndia dërgoi një tjetër person të ndritur kryepiskopin Anastas që bëri të mundur rindërtimin e saj. Predikimi i tij ka qenë dashuria dhe respekti për çdo qenie njerëzore, frymë që duhet të ruajmë. T’u themi faleminderit e t’u jemi mirënjohës. Sa më shumë mirënjohje të kemi aq më afër do jetë Perëndia te ne.
Çdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja, paraqet sfida të reja dhe nga këto nuk përjashtohet as kisha jonë. Na duhet të përballemi jo vetëm për tu mbrojtur por edhe të gjejmë zgjidhje. Përpjekja dhe përqendrimi ynë, ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj”, tha Fortlumturia e tij Joani.
Po ashtu të pranishëm ishin edhe krerët fetarë në Shqipëri si Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, dhe Kryetari i Këshillit Ndërfetar, Dom Gjergj Meta, si dhe të ftuar nga 13 Kishat Ortodokse të botës.
Pas dy orësh Ceremoni fronëzimi, Kryepeshkopi Joan qëndroi gjatë i rrethuar nga qindra besimtarë, të cilëve ju dhuroi personalisht një ikonë me Shën Joan Teologun, duke zgjedhur një shprehje të vyer të tij: “Nuk ka gëzim më të madh, se sa të dëgjoj bijtë e mi që jetojnë në të vërtetën!”
Të dielën, kryepeshkopi do të mbajë në Katedralen Ngjallja e Krishtit shërbesën e parë si kryepeshkop tashmë i fronëzuar, ndërkohë që duhet të zgjedhë pasuesin e tij në Mitropolinë e Korçës, aty ku shërbeu pa ndërprerje që nga viti 1998. Ai pritet të jetë Anastasi i Krujës.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka ndarë një fotogaleri nga momentet e ceremonisë së fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi. Në albumin e ceremonisë në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ bie në sy edhe fotoja e Kryepeshkopit me familjarët e tij, motrën, nipërit, mbesat dhe lidhjet fisnore.
Nga ana tjetër, në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë personalitete të larta, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, klerikë, drejtues të komuniteteve fetare, politikanë, akademikë dhe ambasadorë.
Gjithashtu, në ceremoni morën pjesë edhe qindra besimtarë shqiptarë brenda dhe nga jashtë vendit.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Kryepeshkopin e ri të Shqipërisë, Joanin, duke thënë se një personalitet i rëndësishëm si ai do të udhëheqë me dashuri punët dhe veprat e mira në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë.
Ai e cilëson fronëzimin e Kryepeshkopit si një ngjarje të madhe për historinë shpirtërore të kombit.
“Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Joanit, si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë është një ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit tonë dhe moment historik për vet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
U bashkohem urimeve të përzemërta, që me bekimin e Zotit, Fortlumturia e Tij Joani, një personalitet i jashtëzakonshëm, të udhëheqë me shumë dashuri punët dhe veprat e mira në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, në përçimin e vlerave shpirtërore dhe mësimeve të shenjta, të paqes dhe të forcimit të harmonisë tonë ndërfetare, shembull frymëzues për mbarë botën.”, shprehet Meta.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në ceremoninë e Fronëzimit të Fortlumturisë Tij, Joanit, si Kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë.
“Vazhdoftë denjësisht udhën e Fan Nolit, Anastasit dhe gjithë paraardhësve të Tij!
Përmbushtë me ndriçim, hir e urtësi misionin e Tij hyjnor si bari i grigjës së besimtarëve ortodoksë, në shërbim të njerëzve, jetës shpirtërore, lumturisë dhe harmonisë”, shkruan në urimin e saj Spiropali.
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, u fronëzua sot në Katedralen Ngjallja e Krishtit. Në fjalën e tij ai u shpreh se forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj. Fortlumturia e tij nënvizoi se diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por jo zemrat e besimit.
“Falenderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit. Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit.
Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara. Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjgjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë.
Në fund të shek XX ku kisha ortodokse u gjet e rrënuar, Perëndia dërgoi një tjetër person të ndritur kryepiskopin Anastas që bëri të mundur rindërtimin e saj. Predikimi i tij ka qenë dashuria dhe respekti për çdo qenie njerëzore, frymë që duhet të ruajmë.
T’u themi faleminderit e t’u jemi mirënjohës. Sa më shumë mirënjohje të kemi aq më afër do jetë Perëndia te ne.
Çdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja, paraqet sfida të reja dhe nga këto nuk përjashtohet as kisha jonë. Na duhet të përballemi jo vetëm për tu mbrojtur por edhe të gjejmë zgjidhje. Përpjekja dhe përqendrimi ynë, ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj”, tha Fortlumturia e tij Joani.
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, është fronëzuar në Katedralen Ngjallja e Krishtit. I pranishëm në ceremoni dhe si i vetmi përfaqësues shtetëror që mbajti fjalim, presidenti Bajram Begaj u shpreh se Kisha ortodokse në "trojet tona nuk është vetëm një institucion fetar, por ajo ka qenë dhe mbetet gjithmonë një udhërrëfyese dhe mbrojtëse e vlerave shpirtërore, kulturore dhe kombëtare".
Fjala E PLOTË e presidentit Bajram Begaj:
I nderuar Sinod i Shenjtë,
Fortlumturi Kryepeshkop Joan, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,
Të nderuar besimtarë ortodoksë dhe të pranishëm,
Është kënaqësi e veçantë për mua të jem sot mes jush në këtë ditë të shënuar dhe historike për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Dita e sotme është një ditë historike për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.
Me fronëzimin tuaj sot si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Ju, Fortlumturi, radhiteni krahas Prelatëve, paraardhësve tuaj: Visarion Xhuvani, Kristofor Krisi, Pais Vodica, Damian Kokoneshi dhe Anastas Janullatosi.
Secili prej tyre, me veçantinë dhe dhuntinë e tij ka luajtur një rol të çmuar në shpalljen dhe njohjen e Autoqefalisë së Kishës sonë Ortodokse.
Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkop Joan, shënon një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit tonë, një kapitull që nis me shpresë, me besim dhe me përgjegjësi.
Ky është një moment solemn, i cili përmbledh në vetvete vazhdimësinë dhe përkushtimin.
Në këtë udhëtim të ri nuk mund të mos ndalem për të shprehur mirënjohjen time të thellë për Kryepeshkopin e mëparshëm Anastas, i cili për dekada me radhë shërbeu me urtësi dhe përkushtim, duke i dhënë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë forcë, dritë dhe një trashëgimi shumë të vlefshme.
Kisha ortodokse në trojet tona nuk është vetëm një institucion fetar. Ajo ka qenë dhe mbetet gjithmonë një udhërrëfyese dhe mbrojtëse e vlerave shpirtërore, kulturore dhe kombëtare.
Në kohë paqeje apo trazirash ka qenë pranë besimtarëve si një zë që i mbron dhe i jep shpresë dhe i ngushëllon dhe si shembull që frymëzon. Ajo ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në formësimin e një shoqërie të drejtë, të dashur e të ndershme.
Shtetet e reja që kishin në përbërje edhe besimtarë ortodoksë, pasi shpallnin pavarësinë politike, gjeja e parë që bënin ishte shpallja e autoqefalisë kishtare, sipas parimit: “një kishë e lirë në një shtet të lirë”, e cila pasohej me njohjen zyrtare nga Patriarkana Ekumenike.
Të njëjtën rrugë ndoqi dhe bëri të mundur nga besimtarët ortodoksë shqiptarë me mbajtjen e kongresit historik të Beratit gati 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, (10-12 shtator 1922).
Nga ky kongres mori udhën themelimi i autoqefalisë shqiptare, me kontribut të çmuar të Theofan Noli, Visarjon Xhuvani, Jerotheo Jaho, Kristofor Kisi e shumë të tjerë.
Pas shumë përpjekjeve, negociatave e kongreseve të tjera, vetëm në vitin 1937 u dha Tomosi Patriarkal dhe Sinodial, që njohu zyrtarisht Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë.
Faktkeqësisht, në vijim, atë që nuk mund ta bënin dot as pushtuesit e huaj, e bëri regjimi diktatorial me anë të persekutimit të brendshëm komunist. Shqipëria u shpall shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë, duke rrafshuar çdo objekt fetar në vend e zhveshur çdo klerik.
Regjimi zhbëri edhe Autoqefalinë.
Pas 23 vitesh ateizëm shtetëror dhe pas 33 vitesh veprimtari misionare historike të Kryepeshkopit Anastas, më në fund ne po përjetojmë me gëzim fronëzimin e Fortlumturisë suaj, Kryepeshkop Joan, të zgjedhur me vota unanime, nga një Sinod, me shumicë peshkopësh shqiptarë.
I dashur Fortlumturi,
Fronëzimi juaj përkon me një vit të veçantë, ku i gjithë krishterimi kujton 1700-vjetorin e Koncilit të Parë Ekumenik të Nikeas.
Aty, ndër të tjera, u formuluan nenet e para të kredos kristiane, u vendos parimi i sinodalitetit të Kishës Universale si një parim demokratik dhe mënyra e saktë e përllogaritjes së datës paskale, si dhe u sanksionua festimi i Pashkëve nga të gjithë krishterët e të gjithë botës në të njëjtën ditë.
Zoti e bëri të mundur që në këtë vit përkujtimor të gjithë të krishterët e botës do ta festojnë bashkërisht Pashkën, duke na rikujtuar rëndësinë e përafrimit, të bashkimit dhe kungimit të plotë, ashtu siç ishte për një mijë vitet e para të historisë së krishterimit.
Nga kjo katedrale e shenjtë le të përcjellim sot një mesazh që tejkalon kufijtë e besimit dhe fton të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të përulur, më të bashkuar, më të vëllazëruar.
I dashur Fortlumturi,
Në këtë ditë të bekuar ju uroj që shërbesa juaj të jetë e qetë, e gjatë, e ndritur dhe frymëzuese!
Lutem që Zoti t’ju japë forcë, mençuri dhe përulësi në këtë rrugëtim fisnik! Qofshi gjithmonë shembull i përkushtimit dhe i dashurisë për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë tonë.
Qofshi një udhëheqës që ndërton ura, që nxit bashkëjetesën, që forcon besimin, që përhapni dashuri, paqje, shpresë dhe drejtësi mes njerëzve.
Në këtë mision të madh ju nuk do të jeni vetëm. Kisha besimtarët dhe shqiptarët do të jenë gjithmonë me ju dhe shteti do të mbështesë gjithçka që shërben për të mirën e njerëzve, që forcon harmoninë dhe bashkëjetesën mes besimeve, që forcon mirëkuptimin dhe vlerat që na bashkojnë.
Në fund, më lejoni të bashkohem edhe unë me lutjet dhe urimet e besimtarëve të Shqipërisë e më gjerë, që vitet tuaja në drejtimin e grigjës ortodokse shqiptare të jenë të shumta, të bekuara e të frytshme, në mbrojtje të të drejtave dhe interesit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe të kombit shqiptar.
Zoti qoftë me ju në çdo hap të këtij udhëtimi fisnik!
Urime Fortlumturi Kryepeshkop Joan!
Foto nga ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas
Gjatë ceremonisë së fronëzimit të Fortlumturisë së tij Joani, u bë me dije se Anastasi i Krujës pritet të jetë Mitropoliti i Korçës në vend të Joanit.
I vetmi anëtar i Sinodit që ende nuk është Mitropolit, por vetëm Episkop.
Foto: Nikos Dendias
Në Katedralen Ngjallja e Krishtit ka nisur ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan.
Por ajo që ra në sy është se Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, ndryshe nga të pranishmit e tjerë ka preferuar që ta ndjek ceremoninë në këmbë dhe jo ulur.
Në Katedralen Ngjallja e Krishtit, sot po mbahet ceremonia të fronëzimit të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Joan Pelushi.
Në këtë ngjarje të rëndësishme po marrin personalitete të larta shtetërore si presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, zv.kryeministrja Belinda Balluku, ish presidenti Bamir Topi, ish- presidenti Alfred Moisiu, deputeti Pandeli Majko, si dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Po ashtu, të pranishëm janë edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, dhe Kryetari i Këshillit Ndërfetar, Dom Gjergj Meta.
Greqia po përfaqësohet nga Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias dhe Ministrja Greke e Edukimit dhe Fesë për ceremoninë e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan.
Ky është momenti kur mbërrin në Katedralen Ngjallja e Krishtit, Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias dhe Ministrja Greke e Edukimit dhe Fesë për ceremoninë e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan.
Ndërkohë kryeministri grek Mitsotakis nuk do të jetë i pranishëm.
Komente

Ku e lash, e ku ju mbeti (kisha) kali Trojës (greku) shef nga deti, Anës detit (grekë) të palarë, dojn me u la në Xarrë. Të pa ngopur ziliqarë, vrer e helm der në Himarë. Rrin më këmb si mal me barrë Pjellin minj me i bo pronarë.
PërgjigjuPërse ministri i mbrojtjes së greqisë? Ç'punë ka feja me armët?
Përgjigjuja u ka lene amanet Janullatosi, dhe ja e kane ne patronazh. Plus qe kishte qene dhe ministri i mbrojtjes Shqiptar dhe ai eshte grek gjithashtu dhe ja u be nje familje e madhe e lumtur. Futin ne mes dhe ministren e feve, e mbase hapet dhe tek ne ministria e fese se jane bere si kepusha gjithandej lloj lloj llumaxhinj qe vec duan te mbushin xhepat, se per gje tjeter nuk jane.
Zoti ja ndricofte rrugetimin per fuqizimin e kishes e besimit , se njeriu pa fe eshte si kali pa fre
PërgjigjuSuksese dhe ta fuqizoje e mbroje Kishen e Imzot Nolit!
PërgjigjuIrime Joanit ta coje perpara vepren qe la Anastasi.
Përgjigju