Fruta perimet në Tiranë, tregtarët: Ndërhyri shteti, shumica uli çmimet! Qytetarët: Janë të larta

16 Mars 2020, 16:55| Përditesimi: 16 Mars 2020, 17:13

  • Share

Pas paralajmërimeve të qeverisë se do të ndëshkojë të gjithë ata tregtarë apo biznese që abuzojnë me çmimet e produkteve ushqimore por edhe të ilaçeve. Sot në Tregun e Fruta perimeve pranë Uzina Dinamos në kryeqytet, çmimet kanë pësuar një ulje të lehtë. Sot një kilogramë portokalle aty shitej kryesisht 100 lekë. Shkak për këtë ulje sipas tregtarëve është bërë ndërhyrja e shtetit tek pikat e shumicës.

Cilat fruta janë shtrenjtuar?
Frutat që kanë vitaminë c kanë pësuar një rritje të ndjeshme, për arsye se portokalli na vjen nga greku portokalli sot është 1 mijë lekë me kile, ca dit ka shkuar deri në 1600 lekë. Sot është më lirë sepse ka ndërhyrë edhe shteti. Ndërsa limoni është me 2500 deri 3000 lekë pasi e ka shumica shumë shtrenjtë. Dje u bë kërkesa  çmimet ranë përtokë, shumica ngriti çmimet me 200 lekë para disa ditësh”
, thonë tregtarët.

Pavarësisht kësaj situate qytetarët pohojnë se çmimet janë rritur ndjeshëm krahasuar me 1 javë më parë.

Janë shtrenjtuar shumë çmimet këtë periudhë?

Shumë shumë shumë. Domethënë të marrësh qepën me 100 lekë kilen, 400 ose 500 ka qenë qepa sot është 1 mijë lekë, portokalli me 130 lekë, më parë e merrnim 700 lekë.

Janë shtrenjtuar, ka lëvizur çdo gjë me 200 ose 300 lekë.

Po portokallet?

Nga 800 ishin sot i gjen 1200, ka edhe 1100 edhe 1000 por ndryshon shumë cilësia.

Nëpër dyqanet tona janë shtrenjtuar shumë çmimet. Portokalli 1000 lekë ndërsa spinaq dhe lule lakër 1200 lekë. Janë rritur me 30 ose 40 lekë të reja, më shumë është shtrenjtuar portokalli”, përgjigjen qytetarët. 

Ndërkohë gjatë kohës që qytetarët po blejnë produkte të ndryshme nuk respektojnë distancën e sigurisë, të kërkuar nga institucionet si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi rrit çmimet e fruta-perimeve, por jo ndërgjegjësimin! Shkodranët grumbull! Tregtarët në Tiranë: Ndërhyri shteti, shumica uli çmimet!


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?