Lumi Vjosa është shndërruar në një “magnet” për udhëtarët nga Evropa perëndimore. Turistë nga Gjermania, Polonia, Izraeli dhe jo vetëm, zgjedhin fshatrat përgjatë Vjosës si një ndalesë të domosdoshme.
Një ndër zonat më të frekuentuara është Bylisi. Qyteti antik ndodhet në kodrat përballë lumit Vjosa, në jug të Mallakastrës, dhe ka pamje panoramike.
“Vij nga Gostivari. Këtu është shumë mirë. Momentalisht jemi duke shkuar për në Sarandë, do të shkojmë në Vlorë dhe më pas në Ksamil. Na pëlqen shumë, tepër lumi Vjosa. Është vend i bukur', tha një turistë.
“Unë po vij nga Polonia, është dita ime e parë në Shqipëri edhe po e shijoj. Ne po shkojmë në Gjirokastër, edhe ku po kalonin thamë sa vendi i bukur, pse nuk ndalojmë një herë këtu', tha një tjetër.
“Unë vij nga Kina. po kaloja edhe pash se sa i bukur ishte ky vend edhe ndalova ta shoh.”
Në vijmë nga Polonia, është hera e parë jonë këtu në Shqipëri por me siguri jo e fundit. Qenka një vend fantastik.”
“Dhe ne e kemi vendosur këtu biznesin, në rrugën nacionale mbi lumin Vjosë, jashtë zonës së mbrojtur. Kjo na ka favorizuar, pasi praktikisht destinacioni kryesor i turizmit është jugu. Këtu vijnë shumë njerëz; sapo shikojnë lumin, parkojnë mjetet, ndalojnë thjesht për të bërë një foto, për t’u relaksuar, për të pirë një kafe apo diçka më shumë', tha Joni Mehmeti, pronar i 'Mirë se erdhët në Lumin Vjosa.
Nuk mungojnë turistët që kanë zgjedhur të lahen ne ujerat e kaltërta dhe te pastra.
Bylisi ka qenë një stacion strategjik ndalimi në Antikitet, për shkak të pozicionit të tij si pikë lidhëse natyrore mes rrugëve që përshkonin luginën e Vjosës dhe atye drejt brigjeve të Adriatikut.
Komente
