Paratë e sekuestruara

Fshehu 16 mijë euro të padeklaruara në mjet, nën hetim 37-vjeçari në Portin e Vlorës

3 Korrik 2023, 10:17| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 14:17

  • Share

VLORË- Një 37-vjeçar është vënë nën hetim pasi u kap me 16 mijë euro të padeklaruara të cilat i kishte fshehur në automjetin e tij teksa tentonte të kalonte në Portin e Vlorës. Bëhet fjalë për Indrit Prengën të cilit iu sekuestrua shuma e parave që iu gjet në mjet. Kujtojmë se paratë ishin fshehur në një furgon dhe vinin nga Brindisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 06/07/2023 13:30

    do jet ndonje qiraxhove hallexhov mendone se duke shpifur do blej makine e shpi .. di jap portali shpi lek makine????????️

    Përgjigju
  • Turi: 06/07/2023 12:33

    Keta qe shkruajne keshtu meren vet me keto pune e mbulojne te tyret.Lili dhe shoferat e Hermesit kane 22 vite qe punojne me pune te ndershme ne te kundert skishin pse punonin kaq shume kur kishin vene aq pasuri te madhe.Te shikojne linjat e reja qe jane hapur dhe kane blere autobuza pafund.Ata i bejne punet e pista jo ata qe punojne e nje autobuz kane.Turp per shpifjet qe bejne.

    Përgjigju
  • Lani: 03/07/2023 16:22

    O polici e portit dhe ju te pastrimit te parave po kapni autobuzat qe vine plote me leket e droges e te kriminelave apo si kontrolloni dote i keni kontrollu ndonje here ai lili me ate shoferin tjeter Arjani hermesi jane bere shume te pasur sa leke sjellin leket e krimit turp tu vi ploci me roje misri ku te vjedhin maskarenje

    Përgjigju
    • Saimir Ndroqi: 06/07/2023 12:32

      Nuk di as te shpifesh o lumemadh… si Iliri te ishin gjithe shoferat e Shqiperise, njeri i nderuar dhe i respektuar ne gjithe Shqiperine dhe kudo qe ka shqiptare nga Vlora ne Milano. Une udhetoj nga Vlora ne Bergamo prej 15 vjetesh me autobus me Ilirin dhe e njoh sa njeri me norma, edukate dhe sa shofer i zoti eshte. Pema me kokrra gjuhet gjithsesi…. Turp tju vije per keto shpifje te uleta.

    • Blerta: 06/07/2023 12:30

      Jam nje nene qe kam 20 vite udhtoj me Lilin dhe keto llafe te shkruar me kaq inat xhelozi dhe shpifje jane mese larg se vertetes. Tju vij turp ler shpifje

    • Berti: 06/07/2023 12:24

      Ti vini anes , puntor si lili te ishit te gjithe qe ka 20 vjet punon pune te palodhur dhe ka arrite ter pune. Nga xhelozia dhe ca snxjerr na goja pisa

    • Albert: 06/07/2023 11:58

      O zoteri ti dukesh qe sja paske iden fare.Turp qe arrin te shpifesh deri ne kete pike!Jane shofer te nderuar e te respektuar jo vetem ne vlore po ne gjithe Shqiperine. Respekt per te gjithe shoferat qe bejne gjithe ate sakrific sidomos per Lilin dhe Arjanin e hermesit!

    • Arbert: 06/07/2023 11:50

      O zotri ti nuk e ke iden si nxirret ai lek.Eshte lek me gjak dhe ate pune nuk e ben dot njeri.Nate e dite duke udhetuar vin ti e shpif me kete koment.Turp turp Respekt per gjithe shoferet sidomos per Lilin dhe Arjanin e hermesit!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?