Akuzohet se fshehu 60.000 euro, policia kallëzon Myslim Murrizin në Prokurori! Ish-deputeti për Report Tv: Gjithçka e stisur! Paratë e Lulit apo të Ramës kam pastruar? Ata i kanë lavatriçet e tyre

5 Janar 2022, 14:56| Përditesimi: 5 Janar 2022, 19:33

  • Share

Policia e Shtetit kallëzon në Prokurori të Tiranës ish-deputetin demokrat Myslim Murrizi pasi nuk deklaroi 60 mijë euro transaksione me të tretë nëpërmjet kompanisë së tij “Murrizi 2009”. ReportTv mëson se Myslim Murrizi është kallëzuar për pastrim parash dhe fsheje të pasurisë, ndërsa Prokuroria e Tiranës tashmë ka nisur hetimet.

Sipas veprimeve paraprake të kryera nga Krimi Ekonomik, transaksionet janë bërë në vitin 2019 kur Murrizi ka qenë deputet dhe nuk janë deklaruar pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive. Në filtrin e Prokurorisë së Tiranës, mësohet se do të kalojë e gjithë pasuria e ish deputetit. Burime pranë organit të akuzës thanë për Report se vlera e transaksioneve që policia ka referuar në Prokurori, nga viti 2014 deri më 2019 është 575 mijë euro, por Murrizi është vënë nën hetimet vetëm për 60 mijë euro të padeklaruar në ILDKPKI , vlerë që i përket vitit 2019, kur Murrizi ishte deputet, dhe ka detyrimin ligjor t’i deklarojë pranë Inspektoratit. Ndërsa 515 mijë euro transaksione të bëra kur nuk ka qenë deputet nuk janë nën sitën e prokurorisë.

Kompania “Murrizi 2009” rezulton e krijuar në vitin 2002 dhe ka objekt ndërtimet dhe përpunimin e mermerit. Në këtë kompani ish-deputeti është aksioner me 50 % të aksioneve ndërsa 50 % i përkasin, Besnik Murrizin. Fill pas lajmit të publikuar në ReportTv, në një lidhje telefonike, Murrizi e cilësoi hetimin e nisur ndaj tij sajesë të ish sigurimsave.

"Të gjitha dokrrat që shkruajnë në atë raport ish sigurimsat si Tonin Voci.  Nuk është e vërtetë që jam dënuar, kam marrë pafajësinë nga Gjykata e Lartë. Është vendimi nr. 423 i Gjykatës i së Lartë. Ky është maskarallëk i një grupi fundërrinash që kryesojnë Policinë e Shtetit. Unë kam deklaruar çdo qindarkë. Fundërrinat e këtij lloji i kam përdorur shpesh si letra higjienike. Habia më e madhe është akuza për 'pastrim parash'. Paratë e kujt pastroj unë? Të ministrave të Ramës? Të Lulit? Ata i kanë lavatriçet e tyre", ka thënë Murrizi për Report Tv.

Në ditët në vijim pritet që Prokuroria e Tiranës të thërrasë ish-deputetin për të dhënë deklarime në lidhje me transaksionet që konsiderohen fshehje dhes pastrim parash nga krimi ekonomik. 

Ora 15:13
Akuzohet për pastrim parash, Myslim Murrizi në Report Tv: E stisur nga fundërrinat që drejtojnë policinë e Shtetit! Tonin Vocaj, ish-sigurims

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka mohuar totalisht akuzat që i ka bërë policia në prokurorinë e Tiranës për hetim parash. Ai ka thënë se i ka deklaruar çdo qindarkë dhe ka ftuar prokurorinë të hetojë.

Duhet të kisha unë njohuri për këtë hetim ndërkohë që unë kam asnjë informacion.  Unë kam qenë person i ekspozuar politikisht dhe kam deklaruar pasurinë 4 vite rresht. Të gjitha dokrrat që shkruajnë në atë raport ish sigurimsat si Tonin Vocaj.  Nuk është e vërtetë që jam dënuar, kam marrë pafajësinë nga Gjykata e Lartë. Është vendimi nr. 423 i Gjykatës i së Lartë. Ky është maskarallëk i një grupi fundërrinash që kryesojnë Policinë e Shtetit. Unë kam deklaruar çdo qindarkë. Fundërrinat e këtij lloji i kam përdorur shpesh si letra higjienike. Habia më e madhe është akuza për 'pastrim parash'. Paratë e kujt pastroj unë? Të ministrave të Ramës? Të Lulit? Ata i kanë lavatriçet e tyre", ka thënë Murrizi për Report Tv.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Murrizi: 06/01/2022 10:09

    Acarohet se i duken pak parate qe i kane dale, po nga ferra e vogel del lepuri i madh, o murriz ferra. Pse perpelitesh, shko rrefeu te SPAK-ku, per parate dhe si fillove ti mbledhesh dhe suportet qe te pasuruan. Trego me qetesi e dashuri parate e tua pastron,apo je cironke ne cengel?

    Përgjigju
  • Ldkkd: 06/01/2022 07:04

    Mos e shaj toninin se e ke pas te partise dhe te qiftelise

    Përgjigju
  • Noli: 05/01/2022 23:26

    mos shit pordhe neper studio por shko ne prokurori e jep spjegime per akuzat.

    Përgjigju
  • Gripi: 05/01/2022 18:38

    O Lym mos e prish gojen per 60 mije euro hahahahs Ata qe denoncove ti per 25 milion euro te shperdorura u denuan me 1 vit burg, ti per 60 mije sa i bije te denohesh?? 7 minuta burg hahahaha

    Përgjigju
  • Jari: 05/01/2022 16:27

    Gjeten murrizin ,,kurse per tenderat 20 milion/ km,,apo vjedhjet e tjera miliardeshe nuk heton policia dhe prokuroria,,duan ti mbyllin gojen muslimit se thote te vertetat. ..R.K.T.KENI....

    Përgjigju
  • One: 05/01/2022 15:25

    Uauuuuu presion i hapur shteteror. S'dua t'ja di fare per kete Murrizin se me duket banal dhe i prapambetur ne mendime. Por, kjo eshte hakmarrje per denoncimin qe u be per uniformat e policise. Kjo sjelle e policise eshte shume e rrezikshme. Ne vend qe denoncuesit te mbrohen, ata perndiqen nga strukturat e shtetit. Ky akt eshte ne kundershtim si me normat morale ashtu dhe me praktikat perendimore per luten ndaj korrupsionit. Eshte padyshim skandal shume i madh qe do rendoje shume ne perceptimin e luftes ndaj korrupsionit.

    Përgjigju
  • Mesime: 05/01/2022 15:18

    Ky na cau veshet ne parlament dhe ne studio televizive duke bere morale. Cfare prisni nga nje person qe i ka sherbyer Sali Berishes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?