Fshehu plagosjen e 41-vjeçarit në Tiranë? Policia: S’e kemi bërë publike për shkak të hetimeve

24 Janar 2023, 12:04| Përditesimi: 24 Janar 2023, 12:06

  • Share

1674554259_Screenshot1.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për plagosjen e Eder Dorzit në një lokal në ish-Bllok në Tiranë ditën e shtunë. Sipas policia ngjarja nuk është bërë publike për arsye hetimi me qëllim identifikimin e autorëve. Maren Hoxha 27vjeç dhe Heridon Hasa, po 27 vjeç, janë dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim nga policia dhe deri tani nuk janë lokalizuar.

‘Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.’ - njofton policia.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Plagoset me thikë 40-vjeçari në një lokal në ish-Bllok, i arrestuar më parë për organizatë kriminale e prostitucion! Policia: Ngjarja s'u bë publike për shkak të hetimeve


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?