Zbardhet dëshmia e 56-vjeçarit Shefqet Lika, i arrestuar në Kamëz, pas fshehjes së vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Shahe Lika në banesën e tyre. Para hetuesve Lika ka deklaruar se ka pasur frikë të raportoj për vetëvrasjen e bashkëshortes, pasi sipas tij nuk do ta besonin familjarët e saj.
Lika tha se prej kohësh ata e kanë akuzuar për dhunën që ushtronte nga gruas dhe se familjarët e saj herë pas here e kishin paralajmëruar se do ta denonconin. Burime nga policia bëjnë me dije se çifti ka pasur konflikte të shumta prej shumë vitesh, ndërsa bashkëshorti ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj. Në javët e fundit mësohet se ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte jetuar tek e motra. Në banesën e burrit ishte kthyer një ditë para se të merrte vendimin për t'u vetëflijuar.
Për shkak të dhunës dhe konflikteve dyshohet se gruaja shkoi drejt vetëvarjes. Shefqet Lika ka qenë i alkoolizuar prej vitesh. Fëmijët e tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa raportohet se pas mbërritjes të hënën kanë pasur debat me familjarët e babait. Trupi i pajetë i gruas 55-vjeçare është përcjell për në banesën e fundit vetëm nga familjarët e saj, ndërsa nga banesa e të atit janë larguar edhe fëmijët.
Lajmi kryesor:
Vetëvaret 55-vjeçarja në Tiranë, burri fsheh ngjarjen: Kisha frikë të njoftoja policinë! Burime: Çifti kishte konflikte, 56-vjeçari e dhunonte
M.Q./ReportTv.al